FOTOT: Morën pjesë në protestat kundër Putin, policia ruse tortura çnjerëzore ndaj dy motrave

5 Shkurt 2021, 09:21Lifestyle TEMA
FOTOT: Morën pjesë në protestat kundër Putin, policia ruse

Policia ruse është vënë nën akuzë ditët e fundit se ka torturuar në mënyrë çnjerëzore dy motra, të cilat u arrestuan në protestat në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

21-vjeçarja Alyona Kitayeva tregon për mediat e huaja se u dhunua nga 4 oficerë policie, të cilët tentuan ta mbysnin duke i vendosur një qese në kokë. Ajo akuzon se policët e kërcënuan me pistoletë nëse nuk do t’iu jepte fjalëkalimin e telefonit të saj në stacionin policor të Donskoye.

Motra e saj më e vogël, Alexandra, vetëm 19 vjeç shprehet se u la e mbyllur në një kafaz për dy orë dhe kërcënohej nga efektivët se do të vrisnin Alyona-n.

Dy vajzat janë një pikë e vogël uji në akuzat që kanë bërë ditët e fundit mijëra protestues të arrestuar gjatë manifestimet për lirimin e Navalnyt.

Një numër i madh vajzash shprehen se janë ngacmuar seksualisht dhe zhveshur në stacionet e policisë, madje shkojnë më tutje duke thënë se iu është kërkuar që të tregojnë pjesët intime dhe të performojnë lakuriq.

2 komente në “FOTOT: Morën pjesë në protestat kundër Putin, policia ruse tortura çnjerëzore ndaj dy motrave”

  1. Tironci says:

    Skan par PDn dhe saliun Ruset qe i vret fare , ka dhe me keq .

  2. koqe zi says:

    ashtu osh lale
    po nuk ka nderment njeri te ktheje kohen e jelcinit ne rusi
    as per qef te ketyre kurvicave qe marrin rrogen nga sorrosi
    e as per qef te atyre qe shtyjne urat e zjarrit
    se po te kthehet ajo kohe do e marri ndonje cecen ndonje 40 kilotoneshe edhe do u plase mu ne mes te evropes
    edhe ta shikojne pidhin e mizes se demokracise se navalnise ne rusi
    shemin: ky navalnia eshte helmuar 2 here me lende helmuse luftarake edhe ka shpetuar gjalle
    kot merret me politike me mire te bleje bilete llotarije kete fundjave me kete fat qe ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje