Plazhet ikonike të Balit janë shndërruar në kazanë plehrash, me tonelata mbeturinash që janë bërë “mal” aty ku shumë turistë të huaj kalonin pushimet.
Kuta dhe Jimbaran, tani të braktisur nga pushuesit, janë mbushur me shishe dhe mbetje plastike të sjella nga deti. Çdo ditë, 30-60 ton plehra hiqen nga plazhet e Balit, me problemin që bëhet më i thellë nga dhjetori në mars, kur erërat sezonale dhe shirat e rrëmbyeshëm mbushin me mbetje bregdetin.
Autoritetet vendore thonë se problemi është rënduar nga pandemia e Covid-19, pasi resortet paguajnë privatisht shumë pastrues për plazhet. Por, duke qenë se nuk ka turistë, pastruesit janë hequr nga puna.
Nji nga gjerat qe me shqeteson e nervozon
aq shume ne ate qe ne e njohim me termin Ndotje e Ambjenit te Natyres ,
eshte Deti !!!
Deti per mua (nuk e di por ………) eshte i Shenjte .
Ndotja e bregdetit ,duhet te ruhet nga Policia ose me Gjoba te Larta
nji gjendje e tille eshte Skandaloze eshte cmenduri ,e papranushme
para e pas sezoni plazhi .
Nqs nuk ruajm /mbajme paster Ambjentin ku ne jetojme , atehere
kjo tregon se ne nuk jemi te afte akoma sot ,te pershtatemi & perballemi me Natyren
e Planetit ku jetojme prej Miljona vjetesh .