4 kërkesat e Ligës së Futbollit, Armand Duka: Asnjë shpresë para zgjedhjeve

6 Shkurt 2021, 20:55Sport TEMA

Katër kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit u bënë legjendë, derisa pati një takim të presidentit të FSHF, Armand Duka, me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Futbolli një premtim, që nuk u mbajt dhe tani nuk ka as shpresa për ndonjë zgjidhje para zgjedhjeve parlamentare.

Duka, ditën e sotme e ka prekur edhe këtë temë pasi mori pjesë në ceremoninë e nisjes së kampionatit të futbollit për femra, për moshat deri në 15 vjeçe.

“Nuk është realizuar asnjë nga kërkesat. Tani janë në ethet e zgjedhjeve dhe nuk shpresoj të bëjnë gjë deri më 25 prill.

Uroj që pasi të mbarojnë garën e ethshme për një post apo për qeverinë, atëherë të mendojnë edhe për futbollin”, tha Duka mes të tjerash.

1 komente në “4 kërkesat e Ligës së Futbollit, Armand Duka: Asnjë shpresë para zgjedhjeve”

  1. XY says:

    Ja sa te behet Goni i Dukajve te krimit kryeminister dhe do bejme me parate si te doje Mand kokeveza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje