Po shkëlqen në Turqi, Rroca: Pres një ftesë nga Reja

6 Shkurt 2021, 12:05Sport TEMA

Eduart Rroca është duke bërë një sezon të shkëlqyer në Ligën e Parë turke ku aktivizohet me Istanbulspor. Mesfushori, së fundmi ka treguar se synimi i tij dhe i klubit është të luajnë në elitë, ndërsa në intervistën e dhënë për Fax Sport, shpreson që trajneri i kombëtares, Edi Reja të jetë duke i parë performancat e tij.

“Dua të theksoj diçka. Dy lojtarët e tjerë që kanë ardhur te mua për të bërë shqiponjën janë kapiteni dhe mbrojtësi i majtë, ndërsa Valoni dhe Kristali kanë ardhur pak më vonë. Është diçka e bukur dhe e veçantë. Kjo e gjitha filloi nga festimi që bëri kapiteni para 4 ndeshjesh, ku pasi shënoi një gol bëri një dedikim pak a shumë si një shqiponjë. Ishte diçka personale e tij. I thashë që ndeshjen tjetër do ta tregoj si e bëjmë ne shqiptarët festimin.

Që kur kam ardhur në fillim në Turqi dhe në momentin e parë që kam dhënë intervistat e jam prezantuar në klub, synimi im personal ka qenë të arrij në Superligën turke. Objektivat e klubit në fillim ndoshta nuk kanë qenë kaq të larta sa janë momentalisht, sepse objektivi ka qenë që minimalja të ishim në play off. Por duke parë performancat e mira synimet janë rritur dhe tani kërkojmë pse jo të jemi kampion ose të kualifikohemi direkt nga 2 vendet e para.

Kukësi këtë sezon? Kam parë disa ndeshje të Superligës, jo vetëm të Kukësit. Me ta jam ndarë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke i lënë në të ardhmen një mundësi tjetër bashkëpunimi. Jam ndarë duke i falenderuar ata dhe ata duke më falenderuar mua për kontributin që kam dhënë.

Shpresoj që të jetë duke parë Reja. Por nuk kam asnjë njoftim deri tani qoftë nga stafi i tij apo Federata. Dëshira ime është që shpresoj të jetë duke më vëzhguar. Nuk do i thoja diçka drejtpërdrejtë, sepse ai dhe stafi i tij janë profesionistë i zgjedhin lojtarët në bazë të nevojave që kanë. Thjesht do i thoja se nëse jam i nevojshëm dhe ai e sheh të arsyeshme se unë mund të bëj punë në planet e tij, atëherë unë jam i gatshëm”, u shpreh Rroca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje