Laçi mposht Vllazninë dhe rihap kampionatin

5 Shkurt 2021, 20:02Sport TEMA

Kambanat kishin nisur të binin për Vllazninë që pas dy barazimeve të marra së fundmi, ndërsa sot të vinte momenti kur kuqeblutë do të ngrinin flamurin e bardhë.

Shkodranët ishin duke fluturuar këtë sezon, por Shpëtim Duro i zbret sërish me këmbë në tokë. Vllaznia dhe Laçi kanëë dhuruar një sfidë të çmendur ditën e sotme, ku në fund 3 pikët i ka bërë të vetat skuadra kurbinase.

Bardhezinjtë këmbëngulën për golin gjatë 45 minutave të para, megjithëse për të tundur rrjetën duhet të prisnin minutën e 59. Kirian Nuabueze nis festën për Laçin, por që do të shuhej shpejt nga Imeri, i cili vetëm pak minuta më vonë vendos përkohësisht baraspeshën.

Më pas ishte Dave Harmon ai që mposht portierin Zogoviç vetëm pak kohë pasi hyri në fushën e lojës, duke shtangur ekipin e Brdariç. Vllaznia hidhet e gjitha përpara, ndërsa gjatë kundërsulmi të rrezikshëm Obanor mund t’i ndalë vetëm me karton të kuq.

Mbrojtësi nigerian lë skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 79, por epërsia numerike nuk shfrytëzohet nga kuqeblutë për të dalë me pikë nga “Loro Boriçi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje