Humbja ndaj Laçit, sponsori i Vllaznisë: Kemi objektiv Kupat e Europës

5 Shkurt 2021, 20:48Sport TEMA

Vllaznia humbi sot 1-2 me Laçin për javën e 18 të Kategorisë Superiore. Pas ndeshjes, për mediet ka folur edhe sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Ai ka treguar se nuk është i kënaqur nga ndeshja e sotme, teksa ekipi duhet të jetë me këmbë në tokë.

“Nuk jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës sonëm u pa që në pjesën e dytë pati disa gabime. Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje, normalisht që do bëhet analiza  e grupit teknik për këtë ndeshje. Shpresojmë të jemi me këmbë në tokë që nga ndeshja e ardhshme. Kampionati është i gjatë. Unë nuk mund ta ndal euforinë e tifozëve, do bëjmë përpjekje për më të mirën sepse skuadrat janë më të forta dhe duan të mundin Vllazninë.

Objektivat? Objektivat janë bërë në momentin e ndërtimit të skuadrës. Duam Kupat e Europës por pse jo me paraqitjet dhe punën e skuadrës të shkojmë te titulli kampion.

Cfarë nuk shkoi sot? Pyetje e vështirë. Loja ishte e bukur por pati gabime dhe këtë pjesë teknike unë nuk e analizoj. Duhet të motivojmë skuadrën që të ecë mirë.

Gjoba? Kur fitojmë motivojmë skuadrën, nuk është momenti për të folur për ndëshkime “, tha Xhaferi pas ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje