Nga Ylli Pata
Buja që ka sjellë intervista e Fatos Nanos në emisionin “Opinion” te Fevziu, më shumë se ka ardhur nga ato që ka thënë, pati efekt nga sulmi që iu bë. Që Nano nuk do të fliste mirë ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës kjo dihej, pasi ish-kreu historik i PS-së ka kohë që e bën kritikën ndaj opozitës dhe ka qepur raportet e dikurshme të vështira me Edi Ramën.
Fatos Nano, edhe pse një politik tashmë i tërhequr ai duket e konsideron veten gjithmonë “lojtar” të rëndësishëm, të paktën në opinionin publik, një zë që gjithmonë kur flet bën efekt.
Po të shikohet me kujdes intervista e Nanos, ai ka qenë mjaft luajal me atë pjesë të politikës shqiptare që sot të paktën në dukje është në krye. Nuk e sulmoi Lulzim Bashën, as Monika Kryemadhin, e nuk se bëri ndonjë hosana për Edi Ramën.
Ai thjesht ishte mjaft kritik ndaj Sali Berishës, si dhe e “trashi” me Ilir Metën. Berisha, nëse është larguar, nuk ka përse mos e priste, kurse Meta nga ana tjetër me Fatos Nanon kështu ka qenë gjithmonë herë grurë e herë breshër.
Atëherë përse është sulmuar aq shumë Nano nga qarqe pranë Presidentit dhe liderit historik të PD-së? Çfarë prisnin ata nga Nano sot? Në vitin 2006, 2007, 2009 dhe 2011, Fatos Nano ishte në pozicion kritik me Edi Ramën, pozicion që dukshëm i leverdiste si Sali Berishës ashtu edhe Ilir Metës.
I leverdisi në fushatën elektorale të vitit 2007 për bashkinë e Tiranës, i leverdiste në vitin 2009, për zgjedhjet parlamentare dhe në 2011-n për bashkinë e Tiranës, kur për herë të parë u bë një bashkim i madh forcash kundër Edi Ramës: 3 kundër një njeriu.
E në gjithë këto qëndrime, që realisht kanë pasur njëfarë sensi, pasi Nano nuk i la karrigen Ramës, ishte ky i fundit që ja mori “forcërisht”. Dhe për gjithë këto qëndrime, Berisha dhe Meta e shfrytëzuan për interesat e tyre Fatos Nanos, duke mos i dhënë postin e Presidentit të Republikës, kur realisht lideri historik i së majtës mund të ishte një kryetar shteti ekuilibrues e institucional, ndoshta më i mirë se Topi e Nishani.
E në këtë këndvështrim, secili korr atë që mbjell. Nano sot është një gjeneratë e njëjtë me Berishën dhe Metën, por politikisht është larguar, çka i jep mundësinë të jetë më i lirë në gjykimin e realitetit politik.
Dhe ka gjasa që të jetë më pranë së vërtetës reale, në analizën e zhvillimeve. Fakt është që intervista, pikërisht për këtë analizë ka ngjitur, edhe pse nga njëra palë mund të dukej e njëanshme.
Duhet thënë, se qëndrimet ndaj Berishës dhe Metës ishin shumë të forta, e ka gjasa që të jenë përfundimtare në gjykimin e Fatos Nanos për këto figura politike. E duke qenë kështu, më mirë të ketë qëndrime të prera sesa as “mish as peshk”, pasi njerëzit duhet të dinë e të marrin nga politike pikërisht mendime e opinione afër asaj që ata kanë në mendje.
E që Fatos Nano do të sulmonte Sali Berishën para zgjedhjeve parlamentare kjo është gjëja më normale në botë. Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste, e jo i Partisë Demokratike, edhe pse qarqet pranë Berishës dhe Metës vijojnë çdo minutë propagandën se Rama e ka marrë peng PS-në.
PS-në, edhe pse mund “ta ketë marrë peng Rama”, ajo nuk ka shkuar në PD, është në pjesën e vet politike dhe Nano thjesht i ka dërguar atyre mesazhin se është ende lideri historik i tyre. Kjo është dialektikë normale politike, e kundërta ishte kur Nano bënte thirrje për të mos votuar PS-në. Por edhe kjo fazë u dogj. Daci, njëherë bie në kos, thotë proverbi.
Tjeter gje prisnin , prandaj dhe lejuan Fevziun t’a merte ne program , pa tjeter te shante Ramen , me kete justifikohet dhe Fevziu , nje kohesisht regullon dhe mardhenjet ne porten tjeter !
Rrofte presidenti Nano!
Po me qenin e Igli Tares ca u be aman?Nuk kam fjetur dy nete.
Ne kete rast Fevziu ka bere nje pune te shkelqyer kundr Berishes dhe Metes ,me ftesen qe i ka bere Nanos ne emisionin e tij OPINOIN.Ai,ndoshta nuk e priste kete intervist te Nanos kundra Berishes dhe Metes, te cilet jane aq te tronditur sa po bejne ç’eshte mundur nepermjet portaleve e mediave te ndryshme te tyre,qe te flitet keq ose te heshtet kundtra intervistes se Nanos.Mundet qe edhe te jete penduar FEVZIU nga kjo se edhe Berisha me Meten i kane hequr veshin.Ka mundesi qe mardhenjet midis tyre te ftohen.Por,mbi te gjitha,intervista e Nanos ne keto momente ishte brilante se jemi ne prag te fushates se gjedhjeve te 25 Prillit.E verteta eshte se, Nano tha ato te verteta qe jane edhe sot aktuale.Akuzat e Nanos per Berishen dhe Meten jane reale dhe te pamohueshme.Ai e ka vendin ne burg,por perfiton qe SPAK-u deri sot eshte ne mbeshtetje te tji.Fatkeqesi.
Fatos Nano në 2007 nuk u bë president jo se nuk donte Berisha, përkundrazi, thërritni memories dhe kujtoni atë kohë, kur Saliu i plitfuqishmi i PD dhe kryeministër, nga aula e parlamantit, i drejtohej grupit parlamentar socialist: “Propozojeni dhe do t’ua votoj”. (Është e regjistruar ajo seancë). Pra ishte Rama dhe Meta që nuk e pranonin, edhe pse Berisha e donte. Siç dihet, nuk u realizua pakti Nano-Berisha, i zgjedhjes së presidentit, që si zanafillë kishte zbehjen e fushatës elektorale të 2005 për rotacion pra rikthimin e Berishës në pushtet, për të cilën ai shiste dhe Lirinë, edhe pse ka zëra që thonë se Nanos ia kanë kërkuar këtë dhe ky si kusht ky u ka vënë zgjedhjen e tij president në 2007, që me siguri Berisha e ka pranuar, edhe sipas marrëveshjes me njëri-tjetrin, në Triestes 1991për roracion pushteti midis tyre, si të dy të deleguarit e Ramiz Alisë një në PS dhe tjetri në PD. Kur Rama dhe Meta, e refuzuan atë, filluan pazaret nën rrogoz. Nano në shenjë hakmarrje u dha gjashtë vota socialiste kandidatit të PD, Bamir Topi, i cili u zgjodh president, ndoshta pa dëshirën e plotë të Berishës (pak a shumë këtë e ka deklaruar dhe Topi). Atëgere, në formë proteste Ben Blushi, (Rama nuk ish deputet se ishte kryetar bashkie), kryetari i grupit parlamentar socialist të asaj kohe dha dorëheqjen e parevokueshme.
Kjo është e vërteta. Por ambicja dhe marrëveshja e tij me Berishën mbetej. E mbani mend, në prag të zgjedhjes së presidentit në vitin 2012, Nano bëri daljen e famshme me Berishën para pallatit të Brigadave, në ndihmë të Berishës për zgjedhjet lokale të 2011, që la shije shumë të keqe. (Ç’bën ambicja, hodhi pas krahëve gjithë ato që i kishte punuar Berisha që nga burgu deri tek përzënia nga zyra e kryeministrit dhe posti në shtator 1998.
Epo sot, në raport ne atë ambicje, Nano nuk ka çfarë humbet më. Është kapitull i mbyllur. Do që të dalë përfundimisht nga politika, duke u bërë shërbimin e fundit socialistëve (jo Ramës) që në shumicë ende e mbajnë për “liderin” e tyre historik. Pra nga reputacioni i tij tepër i dëmtuar, të shpëtohet çfarë të shpëtohet. Pse jo? Si rregull, memoria e miletit është e shkurtër, mbahet mend vetëm ajo më e fundit. Nano i ka të shumta difektet, por vetëm dy avantazhe duhet t’ia njohim: kriminel nuk ka qenë, budalla jo e jo.
Ne atdheun e hajdutllikut,kush vjedh më shumë zgjidhet president i republikës.
Kush eshte mafjozi më i madh bëhet kryetar partie.
Kush tregton më shumë drogë zgjidhet ministër i brëndshëm.
Kush eshte bythlëpirës dhe dallkauk bëhet pedagog universiteti.
Kush eshte injorant fshatar themelon një gazetë.
Etj,Etj.