Shteti që refuzon vaksinat antiCovid

6 Shkurt 2021, 20:49Bota TEMA

Për muaj të tërë qeveria e Tanzanisë ka insistuar se vendi është “çliruar” nga koronavirusi dhe për këtë arsye nuk ka asnjë plan për të vaksinuar popullsinë e saj kundër virusit që ka marrë më shumë se dy milionë jetë në mbarë globin.

Pavarësisht qëndrimit të autoriteteve zyrtare, dëshmi nga shteti afrikan tregojnë se virusi është ende aktiv dhe shumë persona të tjerë kanë humbur jetën, por të dhënat nuk janë paraqitur në raportimet zyrtare.

Shumë njerëz kanë frikë të ngrenë zërin për këtë problem pasi kanë frikë nga reagimi i autoriteteve.

Presidenti John Magufuli ka paralajmëruar, pa dhënë ndonjë provë, se vaksinat ndaj Covid-19 mund të jenë të dëmshme dhe në vend të tyre ka nxitur qytetarët që të përdorin avull dhe ilaçe bimore.

3 komente në “Shteti që refuzon vaksinat antiCovid”

  1. armand says:

    Pra 2 milion te vdekur ne mbi 7 miliard banore. I bie diku te 0,033% shkalla e vdekshmerise nga covid19. Mero na jep ndonje te dhene sa eshte ky numer ne % per ata qe vdesin nga duhani, nga aksidentet automobilistike , nga uria , nga malaria , nga gripi sezonal , nga hepatiti , nga aksidentet ne pune , nga konfliktet e armatosura etj etj. Une personalisht i di dhe te siguroj qe jane shume here me te larta por cuditerisht shteti lejon shitjen e duhanit. Shesin armet atje ku ka konflikte , prodhojne makina pa’ fund , flakin tepricat ushqimore kur uria vret me miliona njerez etj etj. Ke ndonje gazetar aty qe mund te me pergjigjet apo eshte nje format i botes se civilizuar qe ne duhet ta perqafojme verberisht dhe ta pranojme si model per te ardhmen tone ?

  2. armand says:

    Thjesht per kujtese :
    Cdo dite vetem nga uria vdesin 8000 FEMIJE . Pra 2.920.000 FEMIJE vdesin cdo vit nga uria.
    Nga ndotja e atmosferes prej industrise dhe helmeve te prodhuara prej saj vdesin 7.000.000 persona cdo vit.
    Dhe ketu shkaktari eshte homo sapiens. Cuditerisht s’kam pare ndonje mobilizim ne shkalle globale per te luftuar keto fenomene me te njejten force si po luftojne covid 19 .

  3. Loni pe Kolkondasi says:

    Edhe Murtaja ose Kolera sot nuk vret njeri.Por po te shperthejne dhe nuk merret asnje mase, atehere bejne kerdine. E njejta gje mund te thuhet per covid-19, jane masat e marra qe po ruajne kete kuote vrasese. Dhe per ta bere fare te pademshme, po shpiken vaksinat.
    Sa per vdekjet nga uria, ti ke te drejte, ato, ashtu sic ti le ne dukje te merret me mend, mund te zhduken vetem duke vene ne jete mesimet e marksizem-leninizmit. Por me mire do te qe nese do te viheshin ne jete mesimet shume te “ndritura” te shokut Enver, atehere urija do te zhdukej fare. Sepse ai nuk e kishte nxjerre kot parrullen me te famshme te asaj kohe kur lumturia lulezonte: “Lufta per buke eshte lufte per socializem.” Keshtu me nje gure vriteshin dy zogj, edhe urija do te zhdukej, edhe socializmi me realizimin e bukes ne vend ndertohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje