Apple i hap luftë Facebook e Google, do t’u bllokojë përgjimin e klientëve

7 Shkurt 2021, 11:30Hi-Tech TEMA

Gjurmimi i aktivitetit të përdoruesve është mekanizmi kryesor i përdorur nga Facebook dhe Google për të orientuar reklamimet e rrjedhimisht edhe të ardhurat.

Përmes algoritmeve të tyre pothuajse identike, dy gjigantet amerikane hi-tech mundësojnë lokalizimin e përhapjes së reklamave sipas tematikave, rajoneve dhe interesit vetjak të klientit.

Por, efekti anësor i këtyre algoritmeve është se bashkë me të mirat që ofron u jep zë edhe lajmeve të rreme dhe teorive konspirative.

Tashmë, një tjetër kompani amerikane synon ta mbyllë këtë rubinet të Facebook dhe Google, të paktën në pajisjet e veta.

Apple njoftoi se versioni i ri iOS, sistemi i operimit të telefonave dhe tabletave të saj do të mbërrijë me risinë e zgjedhjes nga vetë përdoruesit për të bllokuar, ose jo përgjimet dhe gjurmimet e aktivitetit nga Google dhe Facebook.

Ekspertët parashikojnë që pjesa dërrmuese e miliona përdoruesve të iPhone të zgjedhin bllokimin e Facebook dhe Google.

Pasojat financiare për dy kompanitë në fjalë nuk llogariten të papërfillshme. Shumë njohës të fushës e interpretojnë këtë si akt lufte të Apple ndaj dy kompanive të tjera, por në këtë mes i japin të drejtë, pasi mendojnë se si Facebook, ashtu edhe Google kanë shkuar shumë larg në ndërhyrjen e tyre tek privatësia e klientëve.

Kreu i Apple, Tim Cook e paralajmëroi këtë akt lufte në fund të janarit.

“Cilat janë pasojat kur u jepet përparësi teorive konspirative vetëm e vetëm se për to flitet shumë në rrjet?”, pyeti ai.

Cook thotë se kjo është mëdyshja e rrjeteve sociale sot, por që kompanitë dhe ofruesit e këtyre shërbimeve duhet ta kenë të qartë që këtë mëdyshje virtuale të mos e shtyjnë drejt katastrofës sociale reale.

1 komente në “Apple i hap luftë Facebook e Google, do t’u bllokojë përgjimin e klientëve”

  1. Lexuesi21 says:

    Me ne fund America po shkon ne shinat e saj te demokracise model, Bravo Apple. use technollogjine ne sherbim te shoqerise dhe jo tiranise dhe forcave te errta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje