Letra e Biden për Vuçiç, Albin Kurti: Koha të diskutojmë statusin e Serbisë, jo më të Kosovës! Njohje reciproke

7 Shkurt 2021, 23:08Rajoni TEMA

Albin Kurti beson se Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës “është një shans i shkëlqyer” për interesat e Kosovës dhe se tashmë ka ardhur koha të mos diskutohet statusi i saj, por kushtetuta problematike e Serbisë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një bisedimi-online me qytetarët, komentoi mbrëmjen e sotme letrën e Presidentit Joe Biden ku shprehte qëndrimin se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të kishte si bazë thelbësore njohjen reciproke.

Kurti e vlerësoi Biden-in si President që mund të ndryshojë shumë gjëra, pasi ndryshe nga Donald Trump, i cili, sipas tij “i shihte çështjet politike nga njësoj si çështjet e biznesit”, Biden e njeh historinë e Kosovës dhe rajonit. Sipas Kurtit ky aspekt mund të ndihmojë Kosovën të “ri-adresojë çështjet e saj historike me Serbinë”.

Ndërkohë për sa i përket letrës, ai vijoi duke thënë se ajo ishte “esenca”.

“[…] tregoi esencën, që marrëveshja me Kosovën për normalizim duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke.

Besoj se kemi ardhur në pikën ku s’kemi pse diskutojmë për statusin e Kosovës, tashmë nëse ka të diskutohet është statusi i Serbisë, problematizimi i kushtetutës së Serbisë, në pikën dy të së cilës thuhet se Kosova është pjesë e saj,” – tha Kurti.

2 komente në “Letra e Biden për Vuçiç, Albin Kurti: Koha të diskutojmë statusin e Serbisë, jo më të Kosovës! Njohje reciproke”

  1. Shqipetari-Skeptik says:

    Ja mos Fluturo me “Preshe ne By…” themi ne Mileti Shqipetare!!!!!!!!!!!!!!
    Politika Amerikane,nuk ndryshon nga sote neser sepse do Albin Kurti….dhe nuk Munde te Diskutoj Amerika “Statusin ” e Serbise…sepse Serbia eshte Shtet i KOnsoliduar,kur se Kosova,megjithe Simpatine qe “Munde” te kete Presidenti Biden eshte nje Protektorat, dhe “Gjysem-Shtet”..akoma nen KOrrnizen e OKB.-se 1244-ter…
    o Bike Kurti(Pa pasur asgje personale me ju)..Ja beni nje Here Shtet,dhe na Tregoni qe keni ju nje Pjekuri Politike, dhe keni Rrethe vetes POlitikane te devotshem….????????????
    O Bike KUrti:Ju vini ne Shqiperi dhe Takoni Dhendrrin Serbe Sali Berisha,dhe Hajdutin e THesarit Ilir meta….po eshte e Drejta Juaj..por ne se doni Perkrahje Mbareshqipetare..do te distancoheshit nga keta KRIMINEL….
    dhe se Fundi:Ja hajde nje here ne Pushtet, dhe do ju shohim se c´fare do beni….(Ha de Bra)…keto ne kllapa i Kupton Albin KUrti..lol

  2. Din says:

    Ky lideri al-bin-haleja do te diskutoj statusin e Serbise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje