FOTOT: Arma e re turke mes më të mirave të ushtrive të NATO

8 Shkurt 2021, 12:17Bota TEMA

Pushka Kombëtare e Këmbësorisë MPT-76 është bërë më e lehtë për forcat e sigurisë.

Kanë përfunduar punimet për kualifikimin e MPT-76-MH, një pushkë kombëtare e këmbësorisë e lehtë e dizajnuar nga Instituti i Makinerisë dhe Industrisë Kimike (MKEK) nën koordinimin e Departamentit të Presidencës të Industrisë së Mbrojtjes (SSB).

Në sajë të punimeve të kryera, pesha e pushkës u zvogëlua me më shumë se 400 gram. Kështu, pesha e pushkës u bë rreth 3 kilogram e 750 gram.

MPT-76, e cila fillimisht u zhvillua me një peshë prej 4.2 kilogramë kapërceu me sukses 42 teste të përcaktuara me standarde të NATO-s në mjedise të përkeqësuar si të ftohtit, të nxehtit, rërës, shiut, baltës, ndërsa tregoi performancë të mirë edhe në temperatura të ulëta në minus 40 dhe 65 gradë, si dhe nën presion të lartë të ujit dhe në baltë.

Pushka MPT-76 e zhvilluar nga Instituti i Makinerisë dhe Industrisë Kimike në përputhje me nevojat e Forcave të Armatosura Turke, është e kalibrit 7.62×51 milimetra dhe është e mjaftueshme për të shkrepur municionet e NATO-s.
Në modalitetet gjysmë dhe plotësisht automatike, rrezja e efektivitetit të pushkës, e cili mundësohet nga një mekanizëm mbyllje me kokë rrotulluese që lëviz me piston gazi, arrin 600 metra.

Me një tytë prej 406 milimetra të gjatë, arma është e gjatë 1.000 milimetra me qytë të palosshme 12-fazësh plotësisht të hapur.TRT ne gjuhen shqipe

3 komente në “FOTOT: Arma e re turke mes më të mirave të ushtrive të NATO”

  1. mik says:

    Pushka eshte arma me ordinere e nje ushtrie o tunxh.
    Bota sot merret me sukseset e shpikjeve stratosferike, e ti akoma mendjen tek pushka !!

    1. Daku says:

      Nuk eshte aspak arme ordinere.se paku per tu prodhuar nje e tille.ke shtete te zhvilluara qe ose kane deshtuar totalisht te bejne nje te veten si rasti i spanjes,ose qe nuk u ka dale ndonje kushedi se cfare rezultati si rasti i frances.jane te pakte shtetet qe prodhojne pushke automatike te cilesise se larte

    2. Vangjel says:

      E ka perkthyer gabim eshte pushke automatike .Nuk ka ushtri sado e fuqishme qe ska arme konvencionale . Nuk hyn ke armet ordinere se ky automatik eshte prodhuar ne fillim ne usa e eshte me licence te NATO . Keto e kane bere me te lehte e normal me te manovrueshem . Pavaresisht e torkofobise te nje pjese te komentuesve ndoshta me te drejte duhet te jemi realiste qe ne fushen ushtarake Turqia eshte hapa para standartit te vet ekonomike shoqeror . Eshte nje fushe qe mund te jene ke 5 vendet e para ne bote fale kryesisht eksperiences te panderprere te veprimeve luftarake .Plus si ish ushtarak me nje fare pozite e tash ne pension i Ushtrise Shqiptare kam qene dy here per ejsperience relativisht te gjate ne Turqi e duhet theksuar se trajtimi ekonomiko shoqeror i ushtarakeve ishte ku e ku me i larte se mesatarja e popullsise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje