Ish ministri i LSI: Opozita e ka kot më 25 prill, pa rritur pjesëmarrjen në votime s'ka gjë në vijë

9 Shkurt 2021, 09:37Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është i mendimit se sistemi aktual zgjedhor është thelbi i korrupsionit të zgjedhjeve dhe pushteteve abuzive në Shqipëri dhe se kjo nuk ndryshon për sa kohë nuk do të ketë pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i plotë i Manjanit:

Hajduti më i madh i zgjedhjeve është sistemi zgjedhor. Blerja e votës është një devijim i rëndë i konceptit të demokracisë, por sistemi është hajduti më i madh.

– loja me numrat tek e çift të mandateve në qarqe,

– ndalimi arbitrar (në mes të garës dhe pa konsensus) i garimit me koalicion listash;

Këto elementë, në sisteme të ndryshme elektorale, njihen si bonuse për partinë e parë. Ndërsa në ligjin tonë këto janë shkruar për të legjitimuar VJEDHJEN e mandateve pa vota.

Pavarësisht se nuk të voton 50%+1e popullit, me këto elementë partia e parë sundon e vetme, sepse merr shumicën e vendeve në Parlament. Ja pra përse themi se sistemi në efekt është mazhoritar.

Kështu që partisë moniste që sundon i duhet vetëm të mbledhë vota sa për të qenë parti e parë dhe të mbajë kundërshtarët të përçarë.

Mjafton vetëm kaq dhe partia e parë i merr të gjitha e vetme!!! Madje mund të rrijë gjatë kështu…

Ne të tjerëve na rroftë demokracia dhe vota e lirë!!!

Prandaj duhet një sjellje popullore e fortë ndaj kësaj situate, sepse nuk është vetëm heqja e Ramës, por e MONIZMIT.

Vetëm me pjesmarrje masive ulen ndjeshëm efektet e vjedhjes ligjore që do të bëjë monizmi. Vetëm kështu vota merr vlerën reale dhe jep efektet e duhura.

Nuk ka rrugë tjetër, përveç PJESMARRJES.

3 komente në “Ish ministri i LSI: Opozita e ka kot më 25 prill, pa rritur pjesëmarrjen në votime s’ka gjë në vijë”

  1. Tr says:

    RAMA NUK ESHTE ABSOLUT ME I MIRI, POR NE KRAHASIM ME BASHEN , MONALIKEN DHE HALET E TJERA, ESHTE ABSOLUT ME I MIRI.
    PUSHTET I NE DOREN E OPOZITES ESHTE PROVUAR DISA HERE, I VUREN FLAKEN SHQIPERISE, BEREN RRUMPALLES ME TE MADHE, SOLLON KURRUPSIONIN GALOPANT, QE VESHTIRE TE SHKULET DERI SOT DHE SA E SA MASKARALLEQE TE TJERA KANE BERE ATA, DUHET NJE LIBER I MADH ME 10 MIJE FAQE TE SHKRUHET PER ATO VITE TE ERRTA, QE I SOLLEN SHQIPERISE.
    AKOMA DONI, QE ATA TE MARRIN PUSHTETIN NE DORE???? NUK JANE NGOPUR ME GJITHE TE ZEZAT QE KANE BERE,?? NUK U NGOPEN DUKE VJEDHUR DHE PRODHUAR HASHASH, QE RUHEJ ME POLICINE E SHTETIT.
    KUSH I JEP VOTA OPOZITES PERVEC INJORANTEVE NGA MALET, QE PRESIN TE MARRIN TOKA DHE TE NDERTOJNE SHTEPI PERSERI.

  2. Din says:

    Ky ashte gomare apo idiot e thote qe fitosh duhet te votojne me teper se 50perqind e popullsise se vendit po ne cilin vend te botes marrin pjese 100 perqind e popullesis more idiot klasi,ja cfare funderine ka qene minister

  3. qytetar says:

    Akoma se keni hequr MONIZM-in jate ketyre 30 viteve ?????????????????? !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje