Rama, ironi me premtimet e Bashës: Po ku do i gjesh lekët mo shpirt, apo makarona në darkë të gjithë me këpucë

9 Shkurt 2021, 19:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ka ironizuar premtimet e kreut demokrat Lulzim Basha, ndërsa kishte edhe një pyetje për mikun e tij, sikur e cilëson kryeministri.

“Do u gatuaj edhe makarona në darkë të gjithë me këpucë. Edhe ohoho, kush është si ne, po ku do i gjesh leket mo shpirt, ku do i gjesh?” tha ai.

Kryeministri u shpreh më tej se qyteti bregdetar sot është më mirë se në kohën e Enver Hoxhës.

“Durrësi sot është më mirë se në kohën e Enver Hoxhës, apo më keq, se nuk po krahasohem me Saliun?

Shëtitorja “Taulantia” është buzë detit, kur ka një furtunë të madhe, deti ngrihet, kanalizimet nuk derdhin dot të gjithë atë që derdhin, se deti është bllokuar.

Unë nuk kam parë ndonjëherë ndonjë shëtitore, kam qëlluar njëherë në Bari, jo shëtitore, por uji kishte shkuar deri te pallatet lart” tha ai

2 komente në “Rama, ironi me premtimet e Bashës: Po ku do i gjesh lekët mo shpirt, apo makarona në darkë të gjithë me këpucë”

  1. Ray says:

    Ku do i gjeje leket Basha per rogat e pensionet ?
    ..
    Po ti mor Rama , ku i gjen mor aman ato nga 30 milion dollare qe ua jep cdo dy muaj, Firmave te Inceneratoreve,
    Firmes Gjikuria qe nuk kishte koker leku ne Banke, Salillareve e Co,
    ..
    Ku i gjen ti mor aman keto miliona dollare.
    qe ua shperndan me bujari te patreguar ketyre Milionereve , si i majte me zemren ne krah te djathte qe je ?

  2. Iso says:

    Luli ka vendose qe ti shperndaje 230 miljonet e rruges si dhe te shesi gjysmen e vilave per pensionet.Gruan,moniken e griden do ti dergoje tek xhamat ne Amsterdam dhe premtimet u “mbajten”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje