Kryebashkiaku i Tiranws, Erion Veliaj, deklaroi sot se do ta apelojë gjobwn e vendosur nga KQZ për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve publike. Në një intervistë për “News 24”, ai u shpreh se puna me rindërtimin në Tiranë nuk do të ndërpritet vetëm sepse Partia Demokratike ka gjumin sportin e saj të preferuar.
“Do ta apeloj. Kryetari i Bashkisë nuk ka shkelur ligjin. Këta duan të na ndalin ritmin e punës, vetëm që Luli të fitojë disa vota dhe Monika të futet në Kuvend. E kuptoj pozicionin e Celibashit. Ne të gjithë duhet të bëhemi babysitter të Lulit dhe Monës, që të prekin top me dorë, por politika është për të rritur. Unë e kuptoj, duhet ta ndihmojmë opozitën të kthehet në fushë, por jo duke u bërë qesharakë,” u shpreh Veliaj.
Kryetari i Bashkisë ka deklaruar se edhe më ironik është fakti që nuk penalizohet Lulzim Basha që shton 5 vila në kohë pandemie apo Grida Duma që akuzohet se ka shitur 3 herë shtëpinë, por dikush që ka dorëzuar shtëpi për të pastrehët e mbetur nga tërmeti.
“Ka diçka të pandershme kur gjobitesh se punon dhe bën me shtëpi njerëz që jetojnë në çadër. Ndërkohë, nuk gjobitesh nëse bëhesh me 5 vila gjatë pandemisë dhe tërmetit, madje mund të kandidosh edhe për Kryeministër. Një kandidate tjetër ka shitur tre herë shtëpi, është dënuar dhe kandidon me PD në Rrogozhinë e Kavajë. Nëse bën detyrën si kryebashkiak, që të bësh njerëz me shtëpi, të futen në shtëpitë që janë prokuruar që vjet gjobitesh. Ka diçka thellësisht amorale,” u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.