Kreu i PD, Lulzim Basha, reagoi ndaj kryeministrit Rama pas deklaratave të këtij të fundit mbi reformimin e shëndetësisë, duke thënë se fytyra e vërtetë e Edi Ramës është Tirja, duke iu referuar sanitares që mori para nga familjarët e një pacienteje përmes mashtrimit.
“8 vite në krye të qeverisë ka pasur kohë të plotësonte premtimin e tij për shëndetësi falas.
Ku është shëndetësia falas? Pandemia e nxori zbuluar dështimin e Ramës me shëndetësinë pasi paratë e tyre u çuan për PPP.
Të gjithë e panë që Shqipëria ka një sistem shëndetësor në kolaps. Me numrin më të ulët të testimeve, numrin më të ulët të mjekëve.
Tirja është produkti i vetëm i Ramës në 8 vite. Kjo është qeverisja e Ramës në 8 vite dhe tani del 3 orë në televizion për të thënë se çfarë do të bëjë. Tregon shpikje të reja. Pse? Për t’iu kundërvënë programit tonë?
Në kohën e pandemisë i la qytetarët pa asnjë ndihmë ekonomike. Kemi paketën më të ulët se çdo vend të rajonit dhe kemi fshehje të të dhënave.
Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të infektimeve dhe të vdekjeve. Nuk janë numra janë nëna dhe baballarë që nuk janë më mes nesh.
Nuk ja vlen të merremi me të shkuarën. Rruga për të dalë nga kjo gropë kalon përmes planit tonë. Duhet stabilizim i situatës, shtim i mjekëve, rritje e rrogave të tyre që të mos largohen”, u shpreh Basha.
Ore,pse ndodh qe sa here ka ndonje skandal si rasti I “Tires” qe vertete tregon realitetin ne spitalet tona dhe eshte per te te uluritur, dalin keto legenat e PD-LSI dhe s’te lene te ulerasesh. Fatkeqesi e madhe kombetare kur nuk ke nje opozite te denje apo nje alternative tjeter por je I detyruar te zgjedhesh te keqen me te vogel !
Ik ore hajdut-vrases. Nuk e shef se cfare po perjetojne edhe vendet me shendetsi shum te mire dhe ti del per te genjyer? Sa vila ke ne program per vitet e ardhshme se vjedhjen dhe shtimin e numrit te vilave e ke persosur. Hap rruge se nuk ke shanc te votohesh. Je hajdut dhe vrases.
Gabimi PD dhe PS në këta 30 vite demokraci është se kanë shtruar rrugë të shumta duke favorizuar ndotjen e ajrit dhe rritur borxhin publik nga shpresa se autostradat na antarsojn në BE.
Te shpifesh e te trillosh per te tjeret ,se te vertetat jane jo te verteta, ndodh e kunderta per veten tende, jo te vertetat behen hymne e ngrihen ne qiell. Ju thoni e shpifni se shendetesia nuk eshte falas, se shendetesia keto 8 vite eshte shkaterruar,se Tirja qenkerka fytyra e qeverise ne shendetesi. Po Tirja eshte ajo qe ka ardhur edhe nga shendetesia juaj. Pse ethem kete :
E them sepse jam deshmitar okular per gjendjen e spitalit ” Nene Tereza “ne vitin 208 ,kur Ju ishit ne pushtet . Jam shtruar ne repartin e kardiologjise me probleme te zemres.
Urgjenca ne bodrumin e gjashtekatshit. Disa dhomeza te vogla te ndara me beze, Krevatet per faqen e zeze, batanie prej leshi me ngjyre te murrme ,tere njolla e vite pa lare. Carcaf s’behej fjale fare. Kjo gjendje ishte edhe ne dhomat e katit te pare ku une u shtrova. Me qelloi nje krevat,ku susta te thyente trupin me dysh. Dysheku po ta lepinte lopa , ngordhte pernjeher. Nje dhome ku flinin du gra ,faqa e murit ishte sterre nga lageshtira dhe kishte marre ngjyren e jeshile ,ku lulezonte myshku. Carcafet, kllefi jastekut dhe jasteku duheshin sjell nga shtepia, Ilace te jepnin vetem aspirine,per te tjerat ,si gjilpera per hollim gjaku dhe plaviksi duhej blere jashte me cmim te tille sa tmerroheshe… Ushqimi s’duhej zene ne goje. Asnje i semur nuk e fuste ne goje. Ne banja duhej shkuar me cizme dhe i veshur me mushama se uji shkote,athere kur vinte per qef te tij, Naten duhej te kishe qiri me vete se shkelje gjen elige sepse grykat ishin te bllokuara. Kam paguar 40,000 leke te vjetra si fature e detyrueshme, Kaq une qe isha i siguruar, Ai qe s’ishte i siguruar paguante 400000 te vjetra. Sa per Tire , s’diskutohet sepse te linin pa mjekim.
Rasti e solli qe te shtrohem perseri ne vitin 2018, Ndryshimi kolosal. Ndryshonte nga spitali i nje vendi prendimor ,vetem se atje ishte nje dhome ,nje pacient . Jo vetem une ,por edhe shume te tjere nuk paguan asnje leke. A nuk ishte falas ky sherbim shendetesor? Cilin quani ju sherbim falas ? Mire Tirja mban pergjegjesi,po ajo qe korruptoi Tiren ,s’ka pergjegjesi ? Pse e ema nuk i ankohej doktoreshes ? Pse fjalet qe thuhen kundra sistemit shendetesor i merni te verteta ,ndersa fjalet eatyre qe pershendesin ndryshinin e shensetesise keto 8 vjet nuk i merni parasyshe. Ja prshllembull krahasimin tim ju do ta quani jo real dhe une jam i shitur. Kjo eshte propaganda? PO cili u beson? PO une e familja ime ,te afermit emi nuk u besojne kurre ,sepse ju shpifni,ju genjeni ,ju nxini jeten tone ,venbdin tone. Para disa kohe nje reviste prestigjoze e lavderoi sistemin tone shendetesor,kurse ju e kycet gojen. Me falni kini te drejte se ju besoni ne zot e nuk u ze as kovidi.
Po Prtia Demokratike a ka fytyren tende te nje hajduti dhe vrasesi?
Po te tregoj une ty o Basha cfare ka bere Edi gjigandi gjate 8 viteve meqense te ka ngelur ora tek Tirja .
1. Mbaroi 7 urat e rruges se kombit qe ti i le me nje kalim duke jua bere ferr udhetimin shqiptareve nga 2 anet e kufirit
2. Mbaroi rrugen Elbasan Tirane qe minnistri hajdut i leshelis e la pergjysem megjithse fondet 45 milion euro i rruajti diten qe ra nga pushteti
3. Unazen e Tiranes
4. Hyrjen e re tek shqiponja dhe unazen ne pwrfundim
5. Bulevardin e ri
6. Bypasin e Fierit, Tepelenes, Shkodres
7.Rrugen e liqenit Pogradec
8. Qendrat e qyteteve Durres, Kavaje, Fier Vlore, Sarande etj.
9. Lumin gjanica Fier
10 ,.Spitale qendra shendetesore, dhjetra shkolla moderne
11. Sheshi i Tiranes
A do me mor hunderr,
Per rastin e Tires si fenomen mund te dije me shume ish Ministri i Shendetesise NARD NDOKA ( Ajri ashte i fresket ne mengjes sepse ka fjetur gjithe naten jashte…thenie Filozofike ).
I cili per te gjithe Shqiptaret e çij Shenfetesine drej majave te banalitetit.
Kam qene i shtruar ne spital per rreth 3 jave per probleme kardiake. Vleresimi im si pacient per cilesine e shebimit eshte maksimal, krahasuar me ate sherbim, po them te keq te para 2014. E bej kete krahasim pasi si i semure krinik kam shkuar disa here ne urgjence. Tirja dhe fenomeni tire eshte i sajuar dhe ushqyer kryesisht nga sistemi mjekesor i fillim viteve ’90, nga mjeke qe ishin kryesoret ne sistem dhe dolen ne udheheqje, si berisha, shehu, sereci, golemi e co. Krahasimi midis dy periudhave eshte si nata me diten. Ne vitet e pd sherbimi shendetesor ishte vetem me leke, ryshfeti ishte kudo e kurdo, ndersa keto vite ka ryshfet por niveli i tij eshte ne nivele mjaft te ulta. Ndersa persa i perket investimeve, organizimit dhe sherbimit, krahasimet jane te pakrahasueshme, jane ngritur pavione te rinj, cilesine e ushqimit eshte rritur shume, pasterta dhe steriliteti jane ne nivele te larta, po ngrihen pavione dhe bile spitale te rinj, po rikonstruktohen te gjitha qendrat shendetesore te vendit. Administrata e sistemit shendetesor dhe ne si qytretare e kemi per detyre ta luftojme korrupsionin, dhe jo vetem ne media, por kudo qe e shofim ate, qe nga tirja e deri tek ministrja, ne menyre qe tiret te mos gjejne vend ne kete sherbim.