Tom Doshi: Ça më duhet viza amerikane mua, unë jam shtetas australian

9 Shkurt 2021, 10:27Politika TEMA
Tom Doshi: Ça më duhet viza amerikane mua, unë jam shtetas

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka sjellë dje shembullin e Tom Doshit, për të kërkuar nga partitë politikë që të shmangin kandidatët “problematikë” në zgjedhjet e 25 prillit.

Doshi ka partinë e tij dhe me siguri që do kandidojë sërish në Shkodër, ku del deputet prej disa mandatesh.

Për momentin a s’ka reaguar për deklaratën e ambasadores amerikane, por një përgjigjie e ka dhënë më 2018, kur u shpall “non grata” në SHBA.

“Fëmijët e mi janë nënshtetas australianë s’kanë nevojë as për vizë amerikane, as kanë qenë asnjëherë në Amerikë, as gruaja ime as fëmijët e mi. E gjithë kjo punë është a e merr vizën apo se merr.

E dyta kam aplikuar në ambasadë në kohën që kam qenë në hetim, nuk më është thënë që të refuzohet. Merr një letër nga prokuroria më kanë thënë, dihej që isha në hetim. Nuk më është refuzuar me shkrim, apo me vulë.

Unë jam opozitar, s’kam firmosur ndonjëherë në shtet, 13 vjet që kam deputet s’kam qenë ndonjëherë në pushtet. Me bo korrupsion duhesh me qenë ministër e kryeministër, s’jam marrë asnjëherë me tendera, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që kam.

Kjo është puna e atyre që janë marrë me këtë çështje, unë shpirtërisht jam i pastër, kam pasur një shtet kundër, jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, as e kam ndërmend të merrem me këtë punë, por pasi të më bëhet zyrtare kam të drejtën time të kërkoj “pse”.

CNN akuzon Trumpin prej 2 vjetësh që ka blerë zgjedhjet e ai vazhdon të drejtojë. Pse e bëni kaq të madhe, jam njeriu më i votuar në Shqipëri. Unë s’kam bërë korrupsion, jam në rregull. Mos u shqetësoni për këtë punë”, shprehej Doshi atëhere, ndërkohë që në rrjet është kthyer sërish në personazhin e ditës.

(TemA)

16 komente në “Tom Doshi: Ça më duhet viza amerikane mua, unë jam shtetas australian”

  1. NAIMI says:

    korrupsioni nuk behet vetem…
    i thote ambasadorja bariut mos len ujkun te kandidoje se barinjte i ke ne rregull, fajin e kane delet…

  2. Atdheu says:

    Po clesh qe perzihesh ne shqiperi me politiken?

  3. leksi says:

    Mjafton te shohesh fytyren e Tomes per te kuptuar sa poshte kemi rene.

    Ja doli me dhune e shantazh të largonte koncesionin Gjerman te Bayer, te privatizonte profarmen, te ndertonte nje Pallat me pllaka banjo ne oborrin e profarmes, ti plaste nje kulle ne token e Rovena Dilos ne bllok, bleu me para ne dore partine e Gjino Shkencetarit etj
    Të gjitha keto me korrupsion, se si formim Toma eshte vetem nje injorant, analfabet funksional dhe mbi te gjitha brutal. Aq brutal sa nuk e sheh dot kush ne sy.

    Shpresojme qe koha e Tomes ka mbaruar.

    Shqiperia behet!

  4. Vk says:

    Nuk do te thot qe je me nenshtetsi australiane dhe te len te futesh ne USA po ishe i pa deshiruar o lum miku.

  5. #Thetruth says:

    …..pse jam me tomen (as e njoh as dua ta njoh)
    …. per sa vite kam qe ndjek politiken shqiptare nga larg shoh me keqardhje qe te drejtat e njeriut shkelen dhe dhunohen ne menyre konstante per disa njerez nga ambasada amerikane qe ta peshtirosin kur dalin e flasin per shkeljen e ketyre te drejtave nga China etc…deri dje degjoje Lu-ne qe si I cartosur dilte e permendte emra sa andej kendej….mjaft o te marrosur ambasador…. toma ka bere cka bere perderisa nuk ka denim ne baze te lighit eshte ne te drejten e tij te beje cte doje perderisa eshte I lire….duhet te lihet ne doren e zgjedhesve nese e zgedhin apo jo..

    …ambasada mbeshtet kryetarin e opozites qe eshte hetuar per te 100tat…vetem kaq do te mjaftonte ti kerkonte qe te terhiqej…nje njeri I pamoralshem dhe vrases mund te behet kryeminister ( kur nuk I eshte dhene as vize mesa kam lexuar muaj me pare ne kete gazete) kurse nje person tjeter masakrohet pa dhene asnje arsye dhe pa u denuar…
    …eshte ky double standart qe te peshtiros ..ta provonte e te denjonte ambasadorja shqiptare qe ta bente nje gje te tille per nje shtetas amerikan..apo edhe ajo vete per nje shtetas te saj….do shkonte ne gjyq pa prova..vetem duke folur ne hava…
    …..tjetri vrau njerez e betohet te vrase perseri ne ate post drejtues e as nuk I hyn gjemb ne kembe..perkundrazi kercenon..perhap panik e me e keqja fare parane e vjedhur e perdor per propagande e as nuk e zene ne goje…pse??
    …sepse jane agjente te tyre..qe u shebejne dhe u kane sherbyer…u interesin qe shqiperia te drejtohet nga banda…sepse dealing me mire mire keshtu per cfare pislliqesh ju duhen….
    ..mjaft me … politika Americane eahte e korruptuar ajo angleze po ashtu…kurse e Europes eshte nje amalgam e monster midis korrupsionit dhe incopetences….mjaft me…na plaset….nuk n.a. vjen te degjojme elexojme lajme se ta peshtirosin…

  6. rexha 10 says:

    EDHE DEPUTET ,EDHE BIZNESMENìììììììììììììììììììììììììììPO LIGJIN E KONFLIKTIT KUNDER INTERESIT PER KE E KE VOTUAR NE PARLAMENTIN SHQIPTAR??????
    PER ATA QE NUKE KANE BUKE ME NGRENE??????????? KESHTU KANE VEPRUAR EDHE MINISTRAT ,PORE TE KAMUFLUAR ME EMRAT E BIZNESMENEVE TE TJERE QE PO JU I QUANI VIPA.PRA KEMI DEPUTETE VIPA ,DHE MINISTRA VIPA.KU FJALA VIPE ,DO TE THOTE BIZNESMEN ,APO EVAZORE QE NUKE PAGUAN TAKSAT.PERGJIGJEJA QE TI JEPE I NGJANE NJE KRIMINELI ORDINERE ,DHE JO NJE DEPUTETI QE MBRONE DHE VOTONE LIGJET NE ATE SALLE TE RRUMPALLES KU MBRENDA QENDROJNE ,DHE KANE QENDRUAR VETEM KACAKET ,DHE HAJDUTET PER 30 VITET E FUNDIT.
    Po shteti Australian ,a e dine qe je nen hetime ?Nuke e besoje se shtetet e tjere kane nevoje per njerze me dosje te hapura per c’do lloi veprimtarie.Do ja degjoshe krismen edhe shtetit ku te ka pajisur me pashaporte.Edhe FLORIRIi dha pashaporten futbollistit nga AFRIKApore nuke besoje se kthehet me ne Shqiperi.

  7. Mirditori says:

    Nje kriminel, copa e idiotit, qe jo vetem duhet penguar te kandidoje, por duhet hetuar nga fillimi ne fund per leket e tij qe nga koha kur trafikonte karburant ne ish-Jugosllavine e atehershme dhe deri tani.

  8. luani says:

    Djali i Tomit, rrugac, i pire dhe i droguar, masakroi me makinen e tij ne mesnate ,perpara Drejtorise se Policise Tirane, disa automjete dhe bicikleta te parkuara aty. Qytetaret e mjere, kujtonin se djersen e tyre e kishin disi te siguruar para kamerave pafund te DP. Shteti shqiptar nuk e gjeti kurre fajtorin qe e dinin te gjithe se kush ishte dhe ky fajtor nuk cdemtoi asgje per ate dem makaber qe beri.

  9. Pjeter says:

    Rruga nga ku mori nismen pasuria jote ishte pistoleta ne brez.

  10. Lani says:

    KUR DO DALIN ATA BURRA QE TI HEDHIN PRANGAT KETIJ MONSTRE DHE ÇELSIN TJA FLAKIN NE DET. NDAJ BEN PORDH KY MOSTRA SE E DI QE KA LEPURI ME I EGER ESHTE ED RAMA.

  11. Lani says:

    KUR DO DALIN ATA BURRA QE TI HEDHIN PRANGAT KETIJ MONSTRE DHE ÇELSIN TJA FLAKIN NE DET. NDAJ BEN PORDH KY MOSTRA SE E DI QE KA LEPURI ME I EGER ESHTE ED RAMA…

  12. K says:

    Ai shtet është i perkulur nga mafjes, drogës dhe korrupsionit. PD, PS , LSI , baskë me gjithë zagarët ushujza të gjakut të kombit. Pa shërim.

  13. Delina says:

    Rama eshte frikacak!

  14. gac says:

    Zoterinj Komentues.Ju mund te diskutoni fjalen qe tha ambasadorja amerikane ,por nuk keni asnje te drejte te shpikni shkelje e korrupsion per Z.Doshi .Kjo pa patur asnje fakt.Une e njoh Shume mire Z.Doshi,por edhe gjithe familjen e tij,e cila ka qene nje familje me cilesi te larta ne zonen ku ka banuar e banon familja e tij.Familje shume bujare e mikpritese ashtu sic e ka edhe prejardhjen ajo familje.Ne cfar do menyre mund ta diskutoni nderhyrjen e Zj.Kim,por jo keshtu te denigroni nje njeri pa paraqitur asnje lloj fakti.Une thshe e njoh nga afer qe ne kohen e regjimit komunist dhe nuk di asnje lloj te keqe qe i ka ba ndokujt,por vetem ndere e miresi.Duhet ndaluar kjo semundje qe ka kapur shqiptaret perte qene te gatshem per te denigruar cfardo personi pa fakte.Apo qenka fakt se ka bere pasuri ,kjo fale aftesise se tije.Nuk mund te jete analize kjo.Eshte njesoj sikur une per njerin nga ju te bej sulme ne formen e Babales.

  15. gac says:

    Nxirreni komentin tim.

  16. Shenjestra says:

    Edhe Sali Berishes i eshte ndaluar viza per ne Amerike,pse lejohet te kandidohet? Sali Berisha ka bere krime monstruoze,te pallogaritshme,vrases,hajdut tradhetar e te gjitha te zezat i ka,kurse Tom Doshi nuk ka bere asnje krim ndalohet te kandidoj per deputet.Mua me duken te padrejta ato qe thote zonja Juri Kim,ambasadore e SHBA-s. Pra kush vjedh shume,kushe vret e kush tradheton atdheut,bene karjere.Padrejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje