SHBA “bllokoi” Tom Doshin, Bushati: Edhe Amerika s'është imune ndaj këtyre fenomeneve. Opozita të jetë më e qetë dhe të pranojë rezultatin e 25 prillit

9 Shkurt 2021, 11:41Politika TEMA

Pas apelit për partitë politike që të kandidojnë figura të pastra në zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka risjellë në kujtesë vendimin e DASH, që futi në listën e zezë deputetin Tom Doshi.

Deputeti socialist Ervin Bushati, u shpreh se në të gjitha vendet e botës ka një dëshirë që politika të pastrohet, të mos ketë problematika, ku solli edhe rastin e Amerikës.

“Raste ka edhe në Amerikë. Për herë të parë u sulmua Capitol Hill. Edhe demokracia më e vjetër në botë e pa që nuk ishte imune ndaj këtyre fenomeneve.

Më rezulton që në Shqipëri, si ky rast, nuk mendoj se ne nuk kemi pasur, me gjithë protestat e dhunshme të opozitës.

Shpresoj që opozita të jetë më e qetë dhe të pranojë rezultatin e 25 prillit”, u shpreh Bushati për A2.

1 komente në “SHBA “bllokoi” Tom Doshin, Bushati: Edhe Amerika s’është imune ndaj këtyre fenomeneve. Opozita të jetë më e qetë dhe të pranojë rezultatin e 25 prillit”

  1. SON says:

    Pa lidhje fare ….ky Bushati deputeti me i perdorur i maxhorances……..mbaj mend kur propozonte vendosjen e akcizes per pijet energjike….e vendosi dhe ne argumentet e kundert propozoi heqjen nje vit mbrapa….mos u kruaj me shba o trim….mos e hap ate dere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje