Rusia bashkon ushtrinë me Kinën dhe Iranin, stërvitje e përbashkët në Oqeanin Indian

9 Shkurt 2021, 11:52Bota TEMA
Rusia bashkon ushtrinë me Kinën dhe Iranin, stërvitje e

Rusia do të zhvillojë një stërvitje të përbashkët detare me Iranin dhe Kinën në Oqeanin Indian në mes të këtij muaji.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Moskës në Teheran, Levan Dzhagaryan. Këto shtete zhvilluan një stërvitje të ngjashme edhe në dhjetor të vitit 2019.

Në vitin 2019, Irani, Kina dhe Rusia e zhvilluan stërvitjen në Oqeanin Indian dhe Gjirin e Omanit, ndërsa Moska e vlerësoi si tejet të suksesshme këtë ngjarje.

“Mesazhi i kësaj stërvitje është paqja, miqësia dhe siguria e qëndrueshme”, tha në atë kohë admirali i flotiljes iraniane Gholamreza Tahani.

Gazeta zyrtare e Forcave të Armatosura të Rusisë njoftoi se Moska ka dërguar tri anije nga flota e saj në Baltik.

Stërvitja e fundit e këtyre 3 shteteve vjen në një moment kur Pentagoni njoftoi tërheqjen e aeroplanmbajtëses USS Nimitz, e cila vepronte pranë brigjeve të Somalisë dhe ishte e vetmja që ndodhej në atë zonë.

1 komente në “Rusia bashkon ushtrinë me Kinën dhe Iranin, stërvitje e përbashkët në Oqeanin Indian”

  1. Kim été says:

    Lajm pozitiv êshtë se ky lloj armatimi pas 50 viteve del nga moda. ( si avionët Rus që ja shitëm Sërbis para dy viteve.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje