Strakosha sheh nga Bundesliga: Borusia Dortmund? Do të gënjeja po të thosha që nuk më intereson

9 Shkurt 2021, 13:49Sport TEMA

Thomas Strakosha ka dhënë sot sinjalin më të qartë se po mendon lamtumirën nga Lacio. Portieri i pëfraqësueses shqiptare, në një intervistë të dhënë për “Sky Sports” në Gjermani, ka pranuar se po ndjek me interes Bundesligën dhe nuk e mohon mundësinë e transferimit aty.

“Unë jam i hapur ndaj sfidave të reja. Roma është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është një kampionat shumë interesant. Mund të jetë një hap shumë i mirë për karrierën time”, tha lojtari i cili duket se ka piketuar edhe një klub të mundshëm ku të aktivizohet.

“Borusia Dortmund? Është një kub i madh me ambicie të mëdha. Qartësisht është një klub interesant dhe ka edhe një stadium të pabesueshëm. Do të gënjeja po të thosha që nuk jam i interesuar”, ishin fjalët e Strakoshës që kanë bërë bujë në Gjermani, por edhe në Itali ku nuk pritej një deklaratë e tillë nga portieri.

Ky i fundit ka humbur vendin e titullarit te Lacio e me këto fjalë, duket qartësisht që po mendon largimin.

4 komente në “Strakosha sheh nga Bundesliga: Borusia Dortmund? Do të gënjeja po të thosha që nuk më intereson”

  1. Stra koshat e mbeturinave says:

    E kujt I plasi ??????

  2. DinPak says:

    Nje sygjerim dashamires, Strakosha: shiko edhe andej nga Premier League, sepse ne ndeshje shume te rendesishme, portieri i Liverpool-it eshte e pamundur te mos i dhuroj te pakten dy gola kundershtarit.

  3. Nuk kuptoj says:

    Strakoshes i hyri vetja ne qejf, sikurse edhe Hysajt.
    Te dy po kerkojne ekip.
    Hysaj do te perfundoje tek Vllaznia.
    Strakosha tek Panionis i Athines.
    Leri pordhet. Futbolli po e le stervitjen, te la.
    Urojme qe Kumbulla te mare mesim.

  4. anton says:

    Strakosha fatkeqsisht eshte bere nje portier rezerve, dhe kjo ndodh, ne nje skuader jo aq te madhe. Dihet se kur behesh portier i dyte ne skuader, mund edhe ta humbesh postin ne kombetare. E veshtire te gjesh vend si nje portier ne Bundesliga, perveç kat se dyte. Edhe ai si Hysaj, mungesen e lojes po e vuajne.
    Ndoshta Hysaj ka me shume kohe te merret me makinat lluksoze. Mund eshte te kthehet ne Shkoder, se nuk eshte se ka ndonje forme kushedi si mbrojtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje