Një 16- vjeçar që luan me skuadrën U-19 të Shkumbinit, është duke bërë krenar një qytet të tërë për performancën e tij të jashtëzakonshme që po zhvillon me këtë skuadër.
Edhe pse vetëm 16- vjeç i talentuar Leo Ballhysa, ka arritur të tregojë cilësitë e tij të jashtëzakonshme në fushën e lojës, duke qenë lideri skuadrës dhe shënuar gola thuajse në çdo ndeshje.
Performance e tij fantastike me ekipin e moshave të Shkumbinit ka marrë dhe vlerësimet e tifozëve dhe trajnerëve që e cilësojnë atë si një nga talentët e ardhshëm në futbollin shqiptar
“Çast nga ndeshja e djeshme e 19-vjeçarëve kundër Egnatia. Pak nga ju e dijnë që tek të rinjtë e Shkumbinit, po rriten lojtarë të fortë dhe me karakter në mbrojtje, mesfushë e sidomos në sulm, ku thuajse në çdo ndeshje nuk harron së shënuari, një lojtar për të cilin do të dëgjojmë shumë, goleadori Leo Ballhysa.
Potent, elegant, teknik, këmbëngulës, tipare këto që të çojnë në një karrierë të lavdishme. Forca çunat e U-19, Forca Shkumbini!”, thuhet në faqen e klubit të Shkumbinit.
Suksese Leos te ndjeki rrugen e futbollistit Petrit Ballhysa.Shkumbini ka pasur dhe do te kete talente ne futboll ashtu si dhe ne fusha te tjera te jetes.
Nipi I Pettit Ballhyses besoj Urime!