Spektakël dhe gola në Old Trafford, Everton i heq fitoren Man.United-it në limite!

6 Shkurt 2021, 23:23Sport TEMA

Një gol i Clavert-Lewin në minutën e 6-të shtesë i hoqi fitoren nga duart Manchester United me skuadrën e Solskjaer që barazoi 3-3 në Old Trafford ndaj Everton pas një ndeshje spetakolare dhe emocionuese.

Një barazim që la një shije të hidhur te United që e pa veten në avantazh të dyfishtë në fundin e pjesës së parë, falë golave të Edinson Cavanit dhe Bruno Fernandes.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i gjithi për Evertonin që barazoi rezultatin falë dy golave në harkun e dy minutave nga Doucoure dhe James Rodriguez.

Gjithsedi United nuk u dorëzua dhe në minutën e 71-të gjetën sërish epërsinë me golin e McTominay, epërsi që zgjati deri në minutën e 96-të kur Clavert-Lewin shënoi golin e barazimit përfundimtar 3-3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje