Kukësi-Kastrioti mbylli siparin e javës së 18-të të Kategorisë Superiore.
Kukësi është surprizuar nga Kastrioti që ka marrë një trepikësh të çmuar në transfertë. Skuadra e Josës ka provuar me të gjithë forcat për të barazuar rezultatin por pa sukses.
Kjo ka qenë dhe ndeshja përmbyllëse e fazës së dytë në Kategorinë Superiore.
Skuadra që përfitoi këtë javë ishte Partizani që me suksesin e arritur në transfertë kundër Bylisit ngushtoi distancën me Vllazninë në 6 pikë.
Shkodranët humbën në “Loro Boriçi” kundër Laçit me rezultatin 1-2 duke rihapur kampionatin.
Më poshtë klasifikimi pas përfundimit të fazës së dytë. (TemA)