Basha, vetëm koalicion "shpirtëror" me LSI e aleatët. Garojnë më vete më 25 prill: Të largojmë Ramën

10 Shkurt 2021, 09:00Politika TEMA

Koalicioni opozitar nuk e ka zgjidhur ende dilemën nëse do të kandidojnë me një apo dy lista.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka dhënë një përgjigje të saktë se si do të procedohet me partinë e tij.

Basha tha se më me rëndësi nga të gjitha është që koalicioni opozitar të realizojë misionin që i ka vënë vetës. Ai u shpreh se ky koalicion është një instrument ndryshimi për të larguar kryeministrin Edi Rama dhe për ta kthyer vendin në duart e shqiptarëve.

“E rëndësishme është që koalicioni ynë është i bashkuar dhe i vendosur të realizojë peshën e misionit që kanë ngarkuar mbi shpatullat tona shumica dërmuese e shqiptarëve. Koalicioni ynë politik dhe shumë faktorë të tjerë që nuk janë pjesë formale e koalicionit tonë politik janë instrumenti i ndryshimit.

Vota për koalicionin tonë, vota për PD dhe aleatët tanë është rruga e duhur që të fitojë Shqipëria. Rëndësi ka që ne jemi një koalicion, kemi një qëllim dhe qëllimi është largimi i Edi Ramës dhe rikthimi i Shqipërisë në duart e shqiptarëve”, tha Basha.

Kreu i PD u shpreh se secili do ta vendosë vetë se çfarë ane dhe pozicioni do të mbajë. Sipas tij kushdo që ka vendosur interesat e vendit dhe qytetarëve mbi atyre të Ramës, do të jetë i mirëpritur në Partinë Demokratike.

“Kjo është një betejë ku gjithsecili prej tyre vendos rolin që ka, çdo shqiptar në 25 prill do të vendosë vendin, pozicionin që ka. Pozicioni kurrë nuk ka qenë më i qartë, ose me Shqipërinë dhe kundër Edi Ramës ose kundër Shqipërisë dhe me Edi Ramën.

Ata që kanë vendosur interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve mbi interesat e Edi Ramës apo interesat vetjake kanë qenë dhe janë gjithmonë të mirëpritur”, u shpreh kryedemokrati.

Në lidhje me kandidimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha u shpreh se ai është i lirë të kandidojë ku të dojë sepse është në shërbim të shqiptarëve dhe demokracisë.

Kryedemokrati tha se ka nevojë për persona që ofrojnë ndihmë për të arritur një ndryshim në Shqipëri, jo nga ata që funksionojnë vetëm për një grup njerëzish.

“Unë e kam bërë të qartë që është në dorën e z. Berisha për të kandiduar dhe mund të kandidojë ku të dojë. Ai është një vlerë dhe një aset i PD-së.

Ai është vënë jo vetëm në shërbim të PD-së, por edhe demokracinë e interesit të shqiptarëve. Unë jam kryetari i PD-së dhe kam nevojë për këdo që ka ofron ndihmë për një Shqipëri ndryshe, që nuk funksionon vetëm për një grup njerëzish”, u shpreh Basha për “Ora News”.

1 komente në “Basha, vetëm koalicion “shpirtëror” me LSI e aleatët. Garojnë më vete më 25 prill: Të largojmë Ramën”

  1. Grusht SHPERDARE reth koalicionit , sejcili per vehte , sipas motos : Olele o Partia ime !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje