"Jepini Çezarit atë që i përket atij”! Mjeku Kalo për masat anti-Covid: Mos abuzoni

10 Shkurt 2021, 08:45Sociale TEMA

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka reaguar në lidhje me situatën e koronavirusit ku ndodhet vendi.

Në një mesazh në Facebook, mjeku Kalo ndalet te Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili do të mblidhet ditën e sotme për të njoftuar masa e reja, duke thënë se vendimet e Komitetit diskutohen e kalojnë filtrin ligjor.

Sipas tij, ky komitet është vetëm një organ këshillues, pasi vendimet i merr ekzekutivi.

“Kohë kovidiane…..10.02.2021….Të vërtetat shpesh bishtnohen sepse ato janë “pak të idhta”, për veshët e individëve dhe organizmave vendim-marrëse në këtë vënd, ose sepse me të abuzohet nga kedashësit apo keqbërësit ndaj progres-sjedhjes në këtë vend….

Më 31.01.2020 me një Vendim të Ministres së MShMS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e MShMS, për të debatuar e ndërmarë inisiativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….

Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita…

Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, pëpara se mbi bazën e tyre të merren VENDIME nga EKZEKUTIVI…

Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos….

MOS ABUZONI me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…” Jepini Çezarit atë që i përket atij….

E thënë shkurtazi e qartazi…. Together forever!!!”, shkruan mjeku Kalo.

3 komente në ““Jepini Çezarit atë që i përket atij”! Mjeku Kalo për masat anti-Covid: Mos abuzoni”

  1. Pisabe says:

    Përshëndetje i nderuar Prof. Kalo! Jini vërtet një nga mjekët më të nderuar dhe të respektuar në këtë kohë pandemie. Me këshillat Tuaja kini ndihmuar shumë në sjelljen e njerzve në zbatimin e masave antikovid. Desha Tu pyesja, në se ekzekutivi ka marrë ndonjë vendim në kundërshtim me këshillat Tuaja(Komitetit të ekspertëve)? Në se po, në lidhje me se? Me shumë respekt,

  2. Dritan says:

    Ik ore rroçkë

  3. Sankt Qinani says:

    ..jepini Cezarit,rroten e karit! tha Xhezu Krajsti dikur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje