Presidenca ka reaguar menjëherë pasi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, publikoi në rrjetet sociale makinë e Presidentit Ilir Meta dhe shkruante se kishte shkuar në Librazhd për të dekoruar gjyshin e një qytetari të ikur nga bota shumë vite më parë.
Këshilltari i Metës, Tedi Blushi shkruan se ky është një mashtrim.
Sipas tij,, Meta ka shkuar sot në Librazhd pas ftesës që i është bërë nga një familje sportdashëse.
Postimi i plote i Blushit:
Kur “Miss Parlamenti” Tao Tao, mashtron Tao Taon!
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë sot në Librazhd, por i ftuar nga familje me tradita sportdashëse dhe të rinj të këtij qyteti, jo siç mashtron i dënuari për shpifje Tao Tao.
Presidenti Meta do të shkojë jo vetëm në Librazhd, por në të gjitha zonat e Shqipërisë ku qytetarët e revoltuar me shkeljet e Kushtetutës e kërkojnë për t’i shprehur shqetësimet dhe hallet e tyre.
Në çdo referendum, Librazhdi ka qenë në anën e duhur të historisë.
Me Kushtetutën ka qenë Librazhdi në vitin ’94, me Kushtetutën u bë në vitin ’98, me Kushtetutën do jetë edhe në 25 prill 2021.
Presidenti Meta do ta vizitojë gjithmonë e më shpesh Librazhdin, për ngjashmërinë e madhe, që ka me Çorovodën, të dyja si krahët e pëllumbit buzë lumit!
Cfare reagimi.Keto jane nivel shume i ulet mendor.
Po ne rroskovec do te dekoroj ndonje se dhe ne jemi afer me çorovoden….
Gjuhe alabaku .O zot cpo heqin taksat tonna me keta rugece
Edhe Saliu keshtu thoshte kur na kerkonte te votomim kushtetuten,por Iliri na thoshte votoni kundra se me kete Saliu kerkon qe Shqiperia kthehet nga Republike ne monarki.Mos valle tani Iliri do ti quaj zgjedhjet referendum popullor dhe ka enderr te behet mbret.Mire e ka por populli i ve kushte qe te dorzoje florin qe ka vjedhur ose te coj Saliun ne gjykate per kallzim te rreme sepse vetem ai e ka akuzuar.Dhe e dyta ae pranon Monika qe te behet mbretereshe se si zonje te pare nuk e pranoi.
Kur te vjen ftese per dasem,Presidenti si burre zakoni nuk mund te shmanget.Vetem se dasma kerkon te dorovitet nusja.Apo mjafton tu kujtoi dasmoreve sherbimim qe po i ben Kushtetutes,per te cilen nuk e ze gjumi.
Bilushi i Metes ky individ pa personalitet do te mbahet mend ne historine e presidences si zedhenesi me Shvejk qe ka pasur ajo godine.
Presidenti i Asaj (M-se, me ç’rast) SH.T.Z (Shtyje. Tutje. Zagarin.) i.m. (gjeja vet emrin, sipas inicialeve) i pergjigjet me Bilushin Balles: “Presidenti M. shkoi ne (te semes) Librazhd se i ngjan me Corbovoden (supen me uje te zi)… Hajde gazeta, gazeta me lajme te reja, gazeta me gazepe te reja!