Reja i vë vulën: Kumbulla është titullar fiks te Shqipëria, po mëson edhe nga ndonjë gabim

10 Shkurt 2021, 17:51Sport TEMA

Edi Reja ka bërë të qartë se mes tre mbrojtësve të qendrës, një prej tyre është i paprekshëm në planet e tij për Shqipërinë.

Trajneri tha sot në mediat italiane se Marash Kumbulla është pjesë e pandryshueshme e planeve të tij për kuqezinjtë, edhe pse lojtari nuk po shfaqet në maksimum te Roma.

“Kumbulla është një titullar fiks dhe i tillë do të mbetet, për mua është shumë i rëndësishëm. Pas një muaji kemi ndeshje, Marash do të jetë i grumbulluar.

Të rinjve nuk mund t’u kërkosh menjëherë gjithçka. Kumbulla është një djalosh seiroz dhe po mëson, edhe nga ndonjë gabim. Nuk duhet të harroni se te Verona, me Juriç, luante në mënyrë të ndryshme.

Me Fonsekën po përshtatet me një mënyrë tjetër mbrojtjeje. Duhet pak durim. Ai është shumë i aftë për të lexuar trajektoret, ka një orientim të mirë të pozicionimit dhe të parapritjes së kundërshtarit. Është i vështirë për t’u kaluar në lojën në ajër.

Jam i sigurt se do të tregojë veten si një investim i mirë për Romën. Kam ndjesinë se në këtë periudhë po paguan pak gjendjen atletike jo optimale për shkak të COVID”, tha trajneri i përfaqësueses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje