Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestrimin e gjykatëses të Krujës pas një hetimi disa mujor nga SPAK.
“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!
Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë!
Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet”, shkruan Rama.
(TemA)
Mire ben Rama qe fut hundet ne punet e drejtesise kur behet fjale per viktimat e sistemit qe vet Rama, Fatosi, Berisha mbollen dhe gatuan ne Shqiperi per 30 vjet tani.
=
Pra , vazhdon gjuetia e shtrigave por jo e Mafjes ne Pushtet: Kryeminister, President, Kryetar Kuvendi. Ministrat e Rames dhe Parlamentaret cecen.
sistemi edi rames, ne i prodhojme ne i denojme
Rama po vepron, ne prag te zgjedhjeve, lol
Nese do te bej nje gje te mire kryeministri eshte mos te prononcohet fare po te lere drejtesine te bej punen e vet.ka mundesi qe kjo gjyqtarja te dale e pafajshme pastaj duke thene se ishte cdo gje e motivuar politikisht duke pwrdorur fjalet e rames.pak a shume keshtu ndodhi me becchettin.te gjithe e dime ca mashtruesi ishte e qe duhet te vente ne burg por duke perdorur fjalet e rames jo vetem qe nuk vajti ne burg e nuk pagoj taksat po duhet ti japim dhe 100 milion euro se gjoja cdo gje qe politike kunder tij se qe kritik i rames.
Politikanet jan kryehajdutet,e keqja më e madhe,ata qe kan favorizuar gjykatesit per te shpetuar veten nga aferat korruptive.Per testin e droges dhe vetingun per politikanet,mafiozi “rilindjes” Edvin D’Rama ishte kundra!Përse vallë?
Ruji bindjet „deri ne dat 1Prill“, se keshtu „e do puna“!
Pastaj, bej ç‘te duash kater vjet. Mbas kater vjetesh, „bej si ke bere, e po ben“, se keshtu „e kerkon puna“!
Ule pak vrullin z.Rama se as ju nuk e kaloni Vetingun.