Cicërima e hidhur e një ish-ambasadori izraelit: pse është vënë në siklet Netanyahu?

11 Shkurt 2021, 22:00Bota TEMA

Një cicërimë nga ishambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara Danny Danon, që i referohej faktit se Presidenti i ri i SHBA Joe Biden nuk kishte bërë ende kontakt me kryeministrin zraelit Benjamin Netanyahu, shkaktoi turp dhe konfuzion në zyrën e këtij të fundit.

Në llogarinë e tij në Tëitter në anglisht, Danon renditi vendet me udhëheqësit e të cilave Biden kishte komunikuar tashmë dhe shkruajti: “Mbase është koha të kontaktojmë kryeministrin e Izraelit, aleatin më të afërt amerikan”.

Danon gjithashtu shkroi në Twitter numrin e telefonit të kabinetit të Netanyahut.

Burimet izraelite deklarojnë se ish-Presidenti i SHBA Barack Obama telefonoi Netanyahun katër ditë pasi ai hyri në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Donald Trump iu deshën tre ditë për ta bërë këtë.

Por kanë kaluar tre javë nga inaugurimi i Biden dhe ende nuk ka asnjë kontakt midis tij dhe Netanyahut.

Ndërsa zyra e Netanyahut përpiqet të fshehë nervozizmin e saj për këtë, cicërima e Danon, dërguar direkt Bidenit, zbulon se ka shqetësim të thellë dhe siklet në Zyrën e Kryeministrit, si dhe në qarqet e qeverisë izraelite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje