Varianti i ri i koronavirusit do të përhapet në të gjithë botën

11 Shkurt 2021, 12:23Kronika TEMA

Ekspertët britanikë paralajmërojnë se mutacioni i ri i koronavirusit Covid-19 do të përhapet në të gjithë botën. Sharon Peacock ka thënë për BBC se varianti britanik i Covid-19 që ka përfshirë të gjithë shtetin ishullor, me shumë mundësi do të ketë shpërndarje globale.

Mutacioni britanik i koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Kent, deri më tani është përhapur në më shumë se 50 shtete. Për herë të parë u zbulua në Shtator 2020 dhe gjatë muajve në vijim u përhap masivisht në të gjithë Britaninë e Madhe e më pas edhe në shtete të tjera.

Ekspertët thonë se ky mutacion që ka pësuar Covid-19, ka rritur transmetueshmërinë e virusit. Kjo ka shkaktuar dyshime edhe tek efektiviteti i vaksinave anti-Covid, të cilat u krijuan duke u bazuar në variantin e parë të koronavirusit.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se shumë prej këtyre vaksinave duket se funksionojnë edhe kundër varianteve të reja të Covid-19.

Në Shqipëri nuk është konfirmuar ende prezenca e mutacioneve të koronavirusit, edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se kanë dyshime të arsyeshme që të jenë të pranishme.

2 komente në “Varianti i ri i koronavirusit do të përhapet në të gjithë botën”

  1. Kim été says:

    Presidenti Biden ka patur një bised telefonike me homolugun e tij Kinez ku kanë folur për Tianwen-1.

  2. fukaraji20 says:

    Kompanite farmaciotike jane ne konkurence, keto kucedra te etura per para po lozin me jeten e njerezve, kjo ndodh kur shoqeria nuk drejtohet nga qeveri humane por nga bilioneret qe “ shqetesohen “ per jeten e popullit dhe rrisin fitimet me manipulimet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje