SPAK bastis Gjykatën e Krujës, arrestohet gjyqtarja Enkelejda Hoxha e dhjetëra zyrtarë

11 Shkurt 2021, 10:36Kronika TEMA

Prokuroria Speciale Anti-Korrupsionit, SPAK, ka firmosur disa urdhra-arresti për funksionarë të Gjykatës së Krujës.

Mes të arrestuarve ka edhe gjyqtarë. Oficerë të policisë gjyqësore kanë bastisur ambientet e Gjykatës së Krujës mëngjesin e kësaj të enjteje, duke zbatuar urdhër-arrestet e SPAK.

Në mesin e të arrestuarve është edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila liroi nga burgu Indrit Doklen.

Në pranga ranë dhe avokati Aldo Tabaku dhe kancelarja e kësaj gjykate, Manuela Mallkuçi, të akuzuar për korrupsion pasiv.

Të arrestuarit e tjerë janë; Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Sajmir Petani, Bledar Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi.

Këta të fundit akuzohen për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për gjyqtaren Hoxha, kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ka kërkuar edhe shkarkimin nga detyra.

Sipas raportit hetimor të ILD, gjyqtarja e Krujës ka dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019 që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.

ILD konstaton se gjyqtarja Hoxha ka kryer procese tërësisht të njëanshme teksa kujton se ajo ka gisht edhe në një vrasje të këtij viti, Hekuran Billës, të cilin e liroi edhe këtë para kohe me kusht dhe në fund u ekzekutua.

Në janar të 2020-ës po ashtu ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që kërkoi ndjekje penale për gjyqtaren Hoxha pasi liroi me kusht para kohe ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.

Përveç Dokles, në 7 nëntor të vitit 2017, Enkeleida Hoxha liroi nga burgu Genci Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale.

Genc Tafili është liruar në vitin 2017 me kusht nga Gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Po në nëntor të 2017-ës, gjyqtarja Enkeleida Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tri herë.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, si edhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, etj., parashikuar nga nenet 245/1, 319/ç, të Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal nga policia gjyqësore e Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi, të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim disamujor u grumbulluan prova të nevojshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si dhe në atë të shëndetësisë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

21 komente në “SPAK bastis Gjykatën e Krujës, arrestohet gjyqtarja Enkelejda Hoxha e dhjetëra zyrtarë”

  1. K says:

    Fshatarët e degjeneruar dhe korruptuar i shëron vetëm sekuestrimi. Po ska sekuestrim nuk keni bërë asgjë. Degjeneratat nuk rregullohen me leksione morale.

    1. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

      Alelujaaaaa…… Nje drite e vogel ne fund te tunelit, qe mund te sjelle nje ndryshim epokal

    2. nacionalisti says:

      ka thon ai burri
      ME BO ME ZBRIT KATUNARIA N’QYTET, KOMBI ESHTE N’RREZIK !!!

  2. Brezi i djegur says:

    Aferim!!! Pisa gjakpires, jetoni ne lluks me djersen e gjakun e te tjereve.. Ju duheni konsideruar njesoj me ata qe lironi, jeni bashkpuntoret e tyre.. Sistemi i drejtesise qe ngriti Kryekrimineli Sali Berisha eshte kanceri i vertete i ketij vendi… Respekte pa fund per Edi Ramen qe i vuri dermen ketyre krimineleve me kollare e te veshur me pushtet.. Po ne te tjeret qe e fillojme diten ne 5 te mengjesit, na kullon djersa e na del bytha vendit per pese pare te qelbura cfare jemi??? È mos kujtoni se jeni me te zgjuar se ne, thjesht jemi te ndershem e i kemi thene jo ofertave te qelbura te jondershemerise, e duam atdheun tone, duam nje Shqiperi te denje per femijet tane, ja kjo eshte e gjitha.. Hallall vota o Edi Rama i vetmi qe po e nxjerr kete vend nga bataku e llumi qe e kishin futur Sali Mortja dhe bashkpuntoret e tij.

  3. Albanian till I die says:

    Sekuestroni te gjithe pasurite e ketyre degjeneratave, edhe mos i lini te dalin me nga burgu….

  4. Arbërori says:

    Një lajm i mirë por ka akoma shumë punë për t’u bërë. Duhet vazhduar më tej me kokat e mëdhaja, si psh Saleh serbi dhe Don Like bajga…

  5. Haxhi Qamili says:

    Deri në datën “1 Prill duhet të lirohen”. Duhet “të votojnë”! Pastaj, në këtë mënyrë, “kanë pastruar të kaluarën”!

  6. tjetri says:

    Te shpresojme se do ju hyje pak frika edhe ktyre te drejtesise se e kane bere privat fare. bejne si t’ju doj ajo qe s’thuhet, i shtyjne afatet e hetimit e gjykimit sa t’ju doj ajo qe s’thuhet, te denojne po ashtu sipas pazarit paraprak etj.

  7. Niku says:

    Nje perralle dhe tallje cinike akoma me “Drejtesine e Re”, per mjerranet trushpelare dhe ultrainjorante shqipo…!!! Me brockulla “patriotike” te tipit Shqiperia e Madhe, shtyjne ditet, javet, vitet, ne skamje mjerim, duke mbajtur me kenaqesi ne zverk padronet, jashte e brenda… Ku jane “peshqit e medhenj” te tipit Berisha, Meta & Co, qe tallin bythen cdo dite me bythpabreket leshpalare…!!!???

  8. Tuk Tuk says:

    Ne Burg gjakpiresit dhe sekuestrim te prones deri ne 7 breza……

  9. Din says:

    Arrestoni edhe ata qe nxorren like hajnin te pa fajshem e qe nuk hetuan e denuan Shpellakun per vrasje e mos u merrni me nje kurve qe i futi shpellaku ne pune

  10. Skenderbegasi says:

    Me pak dem bejne njeqind kriminel,
    Se nje gjyqetar I keq.
    Kur arestohen keta plerat e drejtesise
    gjeja e pare qe bejne I drejtohen
    mjekesis.
    Kesaj gjyqetare “guximtare” I perkon
    Shprehja latine:
    Ne drejtesi behen padrejtesit me te madhe.
    Pa sekuestrime malli dhe privim lirie
    drejtesia eshte gjysemake.

  11. Rexha says:

    Do te isha i kenaqur sikur te vepronte nje aksion edhe ne Kosove keshtu.Ka shum per tu burgasur ne Kosove duke filluar nga gjyqtaret, prokuroret ,zyrat e prkurimit dhe policise, ne nje fjale ne te gjitha hallkat e shtetit.Po qfar njerez ishim e nuk e kishim dit!.Po a vidhet shtepia,familja ,vllazeria ne nje fjale te gjith ne nje shtepi dhe te gjithe vjedhes ne mes veti.Aferim atyre qe ngriten aktakuze dhe personeli qe mori pjese ne arrestimin e tyre.Pale ta shofim se qfar vendime do te nxjerre argani gjyqesor !.

    1. Angjelini says:

      I dashur Rexha, pa drejtesi nuk ka barazi, zhvillim dhe paqe socjale. Poshterimin qe kemi perjetuar nga gjyqtart dhe prokurort eshte eshte ma i rendi ne historine e popullit tone. Shpresoj fortuna ndaj banditve gjyqtar/prokuror te mos ndalet deri ne asgjesimin total te tyre. Ne Shqiptart e Shqiperise kemi vuajtur shum nga keta monstra. Asnje popull ne bote nuk do ti kishte toleruar kaq gjate. Por durimi ka kufinj. Te pershendes Rexhe.

  12. Shenjestra says:

    Paraja te verbon syt dhe te shton guximin qe te punosh kundra ligjeve.Enkelejda Hoxha, kushedi sa para te madhe ka mar nga Dokle.Tani edhe ne burg te futet, ajo e ka siguruar jeten pasi te dalin nga burgu.

  13. Velo says:

    Bravo prokuroria, duket dritë në fund të tynelit. Vendosni në sekuestro pasuritë e tyre. Ajo u djeg më shumë kriminelëve dhe është në interes të popullit. Me kurajo, ecni përpara, keni mbështetjen e plotë të të gjithë popullit.

  14. spartak says:

    As mos shtini vehten në siklet .
    Gjallë në botë se veprimet kriminale , ku pa dyshim , këtu hyjnë pa përjashtim mos dhënjet e drejtësisë nga ato që duhet ta japin , bëhen për qejf , miqësi e tarafe .
    Harroje .
    Bëjini të tregojnë xhepat , pronat , etj , etj , etj , dhe do shihni , çfarë edhe 1 LEK është mbi mundësitë , e gjitha është efekt i vendimeve të PA DREJTa .
    Nuk bëhet fjalë se sa kap shuma e abuzuar . Esenciale është impakti negativ që kanë në gjithë piramidën e jetës politiko-shoqërore këto veprime :
    -Pa Siguri për jetën , duke u ndodhur vazhdimisht ndën kërcënimin e kriminelave dhe bandave të tyre .
    -Prishja e Rendit dhe rregullit .
    -Vazhdimësi e të keqes në sistem .
    Qysh kur është bo e miratu ligji i VETTINGUT ( Ligj Limonatë ) ngul këmbë tek 1 NEN Shtesë , me të cilin , as nuk mundohen më, e as lodhen me i mbush mendjen asnjë abuzuesi .
    NENI :
    Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet përveç fshehjes dhe pasuria e tyre njëlloj .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë 4-5 fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar , a ka msheh , ku i ka msheh dhe si , e kush ja ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Kryejeni atë më lart me NEN-in shtesë dhe zbatojeni sekuestron 100 % , sikur edhe për 1 lek ma tepër . Ky quhet VETTING .
    Kanë frikë deputetët ta miratojnë nenin shtesë . Këtu do duket fytyra e vërtetë e deputetëve tanë , se sa duan ta pastrojnë sistemin e Padrejtësisë dhe Politikën nga kriminelat dhe hajdutët . Mjaft më . Nuk mund të fshiheni as edhe një minutë me maskarada . Ka shku aty ku s’mban më .Mos kujtoni se edhe gjithë këto vrasje nuk e kanë shumica zanafillat nga sistemi i kalbur i PADREJTESISE dhe Politikat anti kombëtare .
    O SPAK .
    Provoje njëherë vetë me INISIATIVE kërkesen për plotesimin e këtij FORMULARI të DEKLARIMIT të PASURISE me KUSHTIN e sipër cituar .

  15. Ujku Plak says:

    Arrestimi po nuk u shoqeruar me sekuestrim Te gjithe Pasurise, te pa justifikueshme dhe te justifikueshme nuk ka vlere. Kjo praktik te ndiqet edhe per ata qe nuk kaloin Vetingun, eshte ofendim i madhe per Shqipetaret qe Personat qe nuk kaluan Vetingun behen Avokat, Deputet, krijojne Shoqata, beine ankesa etj, kjo ndothe se kane shume Leke . Merri Pasurine dhe mbeten si Peshku pa Uje.

  16. 5 Stars. says:

    SPAK i dashur.
    Ju kini prokurore dhe gjykates te lidhur verberisht dhe I sherbejne denjesusht KRIMIT TE ORGANIZUAR.
    PROKUROR JULIAN ZONJA.
    PROKURORE ANILA KALANXHI PAPA.
    GJYQTARE ARTAN GJERMENI
    GJYQRAR ALBERT MECE.
    ETJ.
    SUKSESE.

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Hidhi celsat ne det..

  18. Koti says:

    Merruni paratë dhe pasurinë dhe lerini të nxjerrin bukën e gojës me punë. Mos të harxhojmë edhe për ti mbajtur në burg. Punë në bujqësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje