Të paktën 130 automjete u përfshinë në një aksident masiv në një autostradë në Fort Worth, Texas, duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima dhe dhjetra të tjerë të plagosur.
Rreth 65 persona u trajtuan në spitalet e zonës dhe numri i viktimave pritet të rritet, sipas zyrtarëve lokalë.
Policia tha se akulli në rrugë mund të ketë shkaktuar akisdentin.