INTERVISTA/ Miliarderi arab: Ndërtimet në Durrës do të jenë më të mira se në Dubai. Përmeti, një qytet që më ka pëlqyer pa masë

12 Shkurt 2021, 09:44Sociale TEMA

Mohamed Alabbar thotë se investimet në Durrës do të jenë më të mira në se Dubai.

Drejtuesi i kompanisë Emaar, e cila synon të investojë 2 miliardë euro në qytetin bregdetar shqiptar, tregoi disa prej gabimeve që kompania e tij kishte bërë në Dubait.

Alabbar tha se kishte mësuar nga këto gabime dhe për këtë arsye Durrësi do të jetë më mirë.

Blendi Fevziu: Shpresoj shumë që Durrësi të bëhet si Dubai një ditë…

Mohamed Alabbar: Jo, Durrësi do të jetë më mirë. Këtu është ndërtuar mirë, por kemi bërë disa gabime dhe kemi mësuar prej tyre.

Blendi Fevziu: Më thoni dot një gabim që keni bërë këtu?

Mohamed Alabbar: Ne kemi ndjekur shembullin e Champs Elysee. Kemi sjellë konsulentë nga atje dhe i kemi pyetur cilat janë gabimet tuaja. Ne nuk kemi banje publike, vend parkime. Nëse i bini nga bulevardi ynë, kemi parkim nëntokë, 20 xhami, 45 tualete, por prapë ka mungesë të zonave të gjelbra.

Blendi Fevziu: Cili është projekti juaj në Durrës, çfarë do të ndërtoni ju atje? Marinë, apartamente, hotele? Pra konkretisht cili është marterplani, ose ideja juaj?

Mohamed Alabbar: Dikur fokusoheshim tek ndërtesat, por jo nuk bëhet fjalë për to. Nëse shihni Burj Kalifan sot, nuk bëhet fjalë për ndërtesën, por shëtitjen që mund të bëjmë ne këtu me fëmijët tanë. Të shohim përreth dhe të themi, unë kam shpresa, të buzëqeshim dhe ta kuptojmë se jeta po bëhet më mirë. Do të ndërtojmë marinën, portin, godina, hotele, rrugë për të ndryshuar jetën e vendit dhe turizmit.

Blendi Fevziu: Mendoni se jeta në Durrës dhe në zonat përreth ku ju do të investoni do të jetë më e mirë, do të ndryshojë diçka?

Mohamed Alabbar: Kjo gjë më shtyn mua të punoj çdo ditë. Si ta përmirësojmë jetën. Dua të ecim dhe të themi: unë po jetoj vërtetë.

Blendi Fevziu: Po flisni për të gjithë panoramën, e cila padyshim është tepër interesante. Por unë kërkoj disa detaje, gjëra më të vogla mbase. Sa i madh do të jetë investimi juaj në Durrës.

Mohamed Alabbar: Jemi duke vlerësuar tek 2 miliardë euro.

Blendi Fevziu: 2 miliardë euro në Durrës? Ky është investimi më i madh që kemi pasur gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Kjo hapësirë do të jetë vetëm për shqiptarët apo edhe të huajt? Cilit treg i drejtohet?

Mohamed Alabbar: Është një treg i hapur, por pjesa më e madhe vendas.

Blendi Fevziu: Por unë dua objektivin tuaj, synoni më shumë për shqiptarët apo të huajt?

Mohamed Alabbar: Mendoj se pjesa më e madhe do të jenë shqiptarë, por unë nuk mund të ndaloj dikë nga Bosnja, Kosova, Greqia, për shembull që dëshiroj të blejë këtu. Unë këtë projekt do ta promovoj edhe në Emirate dhe mund të vijnë edhe nga andej të blejnë.

Kur e keni vizituar Shqipërinë për herë të parë?

Para dy viteve.

Përse, cili ka qenë qëllimi i vizitës suaj?

Po lexoja për Shqipërinë, po shihja Europën Lindore para 5 viteve, por pastaj u mora me gjëra të tjera.

Nuk kishit asnjë informacion për Shqipërinë?

Jo nuk kisha. Unë operoj në Lindjen e Mesme. Mendoj ndryshe. Fatkeqësisht jemi burim i keq për lajmet e botës. Po të ndjekësh shtypin, shumica e lajmeve të këqija vijnë nga Lindja e Mesme. Problemet me Iranian, Afganistanin, Palestinën, terrorizmin.

Por disa nga vendet më tërheqëse të botës janë nga Lindja e Mesme?

Shumë e vërtetë. Pikërisht se jetoj këtu kam pikëpamje pozitive. Pavarësisht sa dëgjon nga jashtë, mundësitë këtu janë për t’u zhvilluar. Njësoj është edhe për Shqipërinë, në mundësitë që të jep ajo për të ecur përpara. Më telefonoi një miku im, zoti Suarez dhe më tha se Shqipëria po zhvillohet. Nisi të fliste për portin e Durrësit, dhe më tha se është vetëm një i çmendur që e bën këtë projekt dhe quhet Muhamed.

Blendi Fevziu: Kur do të fillojë projekti juaj?

Mohamed Alabbar: Qeveria është tepër eficente dhe këtë gjë shpresojmë edhe për veten. Po them se në muajt e ardhshëm, jo shumë larg.

Blendi Fevziu: Qeveria duhet të jetë eficente…

Mohamed Alabbar: Unë parashikoj në muajt e ardhshëm dhe jo më gjatë.

Blendi Fevziu: Sa kohë do të zgjasë projekti, nga fillimi deri në fund të themi? Do të kryhet me faza?

Mohamed Alabbar: Po gjithçka varet nga tregu, disa projekte i mbarojmë për 5 ose 6 vite. Disa të tjerë mund të zgjasin 7 vite. Varet nga tregu.

Blendi Fevziu: Varet se si reagon tregu…

Muhamed Alabbar: Çdo gjë nis ngadalë derisa njerëzit fitojnë besimi, derisa i siguron që je serioz dhe pastaj merr vrull pune.

Blendi Fevziu: Në Shqipëri do t’ia nisni nga porti, marina apo me godinat?

Mohamed Alabbar: Do t’ia nisim nga plazhi me disa riparime. Po bëjmë studime, një marinë e vogël, ndërtesa dhe hotele dhe më pas vazhdojmë.

Blendi Fevziu: Kjo fazë e parë do të jetë gati për dy vite, tre?

Mohamed Alabbar: Shpresoj për 2 vite!

Blendi Fevziu: Po kjo zonë do të ketë gjithashtu një plazh të saj?

Mohamed Alabbar: Do të bëjmë të pamundurën ta pastrojmë…

Blendi Fevziu: Është projekt qyteti apo plazhi?

Mohamed Alabbar: Plazhi do të jetë projekti ynë. Do të pastrojmë rërën, tokën. Ka shumë punë.

Blendi Fevziu: Do të bëjnë njerëzit banjo dielli në këto plazhe, do të jenë të lejueshme për të qenë plazhe publike?

Mohamed Alabbar: Po, sigurisht! Kjo është më e pakta që mund të bëjmë.

Mohamed Alabbar, foli për dëshirën e tij për të blerë një shtëpi të vjetër në Tirane, të cilën do ta rikontruktojë.

Por jo vetëm kaq, teksa tregoi se Përmeti i kishte pëlqyer pamasë, Alabbar tha se në këtë qytet dëshironte të ndërtonte një fermë dhe një shtëpi pranë lumit.

“Po kërkoj të blej një shtëpi në Tiranë. Dua të blej një shtëpi të vjetër dhe ta rinovoj. Po mendoj të marr një shtëpi me qira për momentin derisa të gjej shtëpinë e duhur dhe ta rinovoj. 

Dua që ta dinë se e kam seriozisht, se investimi këtu është një çështje serioze. Në gusht kam qenë në Përmet dhe nëse mund të zgjidhja them të ndërtoj një fermë në Përmet, për në verë dhe një shtëpi të bukur afër lumit”, tha Alabbar.

Kreu i kompanisë prestigjioze Emaar thotë se i ka bërë qeverisë shqiptare një propozim edhe për jugun dhe po pret përgjigje.

“Së pari nuk mendoj se ato hapësira (në jug) do të mbeten bosh për një kohë të gjatë, më dëgjoni mua. Po shoh për diçka serioze në jug, po jua them. I kam bërë një propozim qeverisë dhe do të më kthejnë përgjigje. 

Po mendojmë një projekt për turizmin, jemi duke punuar, vetëm propozim. Por tipike për investitorët, qytetet e mëdha janë qendra, aty është ekonomia. 

Tipike kjo për botën, njerëzit po zhvendosen nëpër qytete, atje është GDP-ja, popullsia më e madhe, punësimi, por po të shohim jugun, është diçka krejt ndryshe”, shprehet ai.

20 komente në “INTERVISTA/ Miliarderi arab: Ndërtimet në Durrës do të jenë më të mira se në Dubai. Përmeti, një qytet që më ka pëlqyer pa masë”

  1. xyz says:

    Nuk e di për ju, por mua mu duk si Rrapush Xhaferri në vakt.

    1. Shenjestra says:

      Keto jane gjera te shkelqyera per shqiperine.Por neve kemi mendime te mykura dhe nuk shikojm me shume se hunda jone.Ai specialit vjen nga nje vene i larget Emirate e Bashkuara Arabe dhe do qe te beje nje gje te mire dhe shume te bukur per vendin ton,kurse neve me injorancen ton e nenvleftesojm ne vend qe t’a ndihemojme.Shqiperia do beje perpara,do zhvillohet shume,do behet me e bukur,nqs do jete Edi Rama kryeminister.Po erdhi e djathta ne pushtet,mjere populli, se, edhe ato qe jane ndertuar, Pd-ke me LSI do ti shkaterrojn e do t’u vene flaken se i ka bere koha e Edi Rames.Keshtu u be edhe ne 1991,kur erdhi njeriu i mbapsht Saliu me Azem Hajdarit qe shkaterruan çdo gje dhe nuk lane asgje mbi dhè qe ishte ndertuar nga shqipetaret.Qindra uzina,fabrika e kombinate,ata i shkaterruan brenda nje nate. Saliu,Meta,Basha,Fallxhorja nuk e duan shqiperine te bukur keshtu siç e ka bere Edi Rama,por te shkaterruar e te nxir nga te gjitha anet.Mos e befte zoti,te vijne edhe njehere ata ne pushtet,se mjere ppopulli,mjere shqipweria.

      1. Thepi says:

        Arabi me qerozin tallin bolet me tipa si ti o Shenjestra

  2. Tr says:

    MBAS ZGJEDHJEVE HARROJENI DUBAIN NE DURRES E PERMET.

  3. Kalec Dega says:

    Mohamedi vertet ka ba gabime ne Dubai por do ti ndreq ne Al- Banistan, lol!
    gabimi i Mohamedit ne Dubai?
    = …
    kish harru te ndertoj xhami”Sunite”, lol
    =
    Cudi, pse jo ne Kavaje, ne token mem!….

    1. Franci says:

      Do ndertoje dhe nje shtepi publike te shkerdhehet reht motra jote se po pallohet jashte neper rruge si buce ……

  4. Din says:

    Po shpellak qenka e vertet ate qe tha Rama per Permetin se per Durrsin e morme vesh ma herjet,plasni tani se edhe Llyllka kishte gedhire ne Durres per te investuar por me duket e kishte me kaset se ishte ne gjum e po shikonte andrra me kryeministra

  5. Juristi says:

    Kur te mer ne interviste Blendi Fevziu eshte gallate e madhe.Ky me teper do te nxjerre veten e tij,interviston veten me ane te tjetrit,dhe kthehet ne karagjoz,sic eshte,me nderhyrjet qe i ben intervistuesit.P.sh.,me kete miliarderin arab kur e pyet,kur e keni filluar businessin,ai i pergjigjet ne 1997,edhe Blend manalli i thote qe edhe une ne kete vit e kam filluar emisionin Opinion,e paskemi filluar ne te njejten kohe i thote kaqoli.Pastaj do te tregoje se ka shetit shume dhe tregon se kur ka qene ne Dubai,se e njeh dubain etj etj.keto tip intervistash dhe nderhyrje karagjoze i ben gjithmone, do te tregoje se une kam qene ne shume vende,ose nderhyrje te tipit edhe une kam shkruajtur per kete gje,e kam pare dhe une,e di dhe une,e kam takuar edhe une etj.etj. Dhe ky manall mbahet si gazetari me i mire.E cuditshme,megjithese Shqipni hesapi.

    1. Miti says:

      I ke rene pikes. Eshte gazetar qesharak me keto autointervistat. Nje megalloman karagjoz me teper.

  6. Olimpia says:

    Fevzi, shaje sa te duash Ramen… Me kete interviste i dhe nje 5% me shume minimumi. Je nje nga njerezit qe e ke kuptuar me mire kapitalizmin. Ke vetem nje te mete themelore… Perpara Berishes shnderrohesh ne zero…. Ndoshta eshte ajo luga è corbes se prishur… Per kete interviste do te mallkohesh nga turma a anarkotribale.

  7. Tonny says:

    Ky FF (Fantamasi Fevzi) gati sa spo ia merte ne goje ktij investitorit arab duke I thene pse jo ne tirane, apo vlore ose jug dhe pse ne Durres. Nje xhelozi e papare prej provinciali vertete. Kujtonte se fliste me oligarke si Zamir Mane etj. Ca lokaliste te qelbur dhe injorante ne Tirane e duan Durrsin beton arme ose maksimumi nje vend vetem per te drekuar ose per pire kafen e tyre ne week end pavarsisht se Durrsi vetem nga te ardhurat e portit e ka GDP-ne me te madhe ne Shqiperi. Durrsit kte investim ia ka borxh historia sepse esht qytet mbi 3000 vjecar. Durrsi duhet te kthehet te statusi vet. Durresi merion respekt. Larg duart nga injorantet e post demokracise nga Durresi. Durazzo non si tocca.

  8. Loku says:

    Nje Gazetar si Blendi Al Fevziu meritojne shqiptaret. Eshte meni famshmi dhe me i pasuri thone. Po mo po. Se ne çdo Koke ka qene i gatshem tju hedhi trute e gomarit si ne sherbim të Berishes si ne sherbim të Rames. Si nuk ju vjen per te vjelle me keto mer jahu.

  9. tropoja says:

    o edvin mafia a po na bjen 1 kinez ne veri o burr gjith turq grek arab ne jug ne veri asnji

    1. miri says:

      Per tropojen<>
      Eshte nje investiim i madh ky qe rradakja tende nuk e kap dot
      Edhe kineze te vinin do benin shume mire keshtu ndodh ne tere boten
      Jam i sigurte qe ti nuk i kupton keto gjera po i thua nga dashakeqesia o toke e XANUN

  10. Din says:

    Ty tropoja si emer meriton me te rregullua shpellen ,se rruget turizmi bahen per njerz edhe ne Tropoje por jo per kafshe se kane zbritur nga pemet

  11. asd says:

    Te huajt e perendimit nuk kane kurre guximin e arabeve dhe turqve. Keni vene re qe italiane, gjermane, suedeze, hollandeze, amerikane …te gjithe ngurrojne. Jo tregu…jo bursa… politika…ligjshmeria etj etj. Vetem arabet dhe turqit nuk duan tia dine. Jane mesuar ti kthejne shkretetirat ne qytete te zhvilluara. Kjo eksperience e te ndertuarit nga hici dhe e suksesit, ua ka hequr gjithe friken.
    Perendimoret investojne afatshkurter, ndersa arabet nuk duan te ikin me. Fundja le te vijne. Te duam ata qe na duan, por rregullat le ti bejne shqiptaret.

  12. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    Turko-arabet,jane ata qe jane,qenie te egra,qe urrejne deri ne asgjesim,njerzit,te cilet nuk besojne si ata,dhe si injorant te erresires se thelle,urrejne dhe vrasin barbarisht,myslymane si ata nga shtete te tjere dhe lloj i ndryshem degezim myslymanesh,kurse myslymanet laramanet tane arnautas,poltikan,mediar etj,jane qenie perverse e bastarde,veshur me kostum allafrenga,qe urrejne kulturen pernedimore dhe me dy surreter te peshtire per ta cfrytezuar materialisht ate.

  13. Tkfg says:

    Inshallah do investojn dhe ne Janine dhe arta. Se di pse Nuk vine atje. Bazen e kane ne orikum

  14. Jugu says:

    Me gjithe ato miiarda qe ke nje shtepi te vjeter do riparosh per te banuar qofte edhe provizorisht?

  15. Denti says:

    Nje nga cilesite e arabeve ne pergjithsesi eshte qe jane tregetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje