Vladimir Putin refuzon të bëjë “Sputnik V”: S’jam majmun unë, të vaksinohem para mediave

12 Shkurt 2021, 11:41Bota TEMA

Vladimir Putin ka refuzuar të vaksinohet me “Sputnik V”.

Ai tha se për momentin nuk ka në plan të vaksinohet, edhe pse “Sputnik V” rezulton të jetë 92% efektive.

Putin u shpreh se ka planifikuar të vaksinohet në fund të verës, ose në fillim të vjeshtës.

Kjo, pasi Putin thotë se është konsultuar me mjekët e tij dhe për momentin nuk mund të vaksinohet për Covid-in, pasi do të marrë vaksinën kundër gripit dhe disa vaksina të tjera.

Ai tha ndërkohë se nuk ka ndërmend të vaksinohet live në TV, siç bëjnë liderët e tjerë botërorë.

“Unë s’jam majmun”, tha ai.

Ndërkohë, ata që do të duan të takojnë Putin personalisht këto kohë, duhet ta karantinohen për dy javë, para se të takohen me të.

(TemA)

1 komente në “Vladimir Putin refuzon të bëjë “Sputnik V”: S’jam majmun unë, të vaksinohem para mediave”

  1. asd says:

    Ha ha ha. Pse Rama majmun eshte ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje