VIDEO/ Rama: Nëse në 2013 populli s'do ndryshonte rrugën, Shqipëria s’do paguante as pensionet

13 Shkurt 2021, 11:19Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Nëse në 2013 populli s'do ndryshonte

Ai tha se nëse në zgjedhjet e 2013 qytetarët nuk do të kishin ndryshuar drejtim Shqipëria nuk do të arrinte të paguante rroga dhe pensione: “Nëse në 2013 populli nuk do të kishte vendosur të ndryshonte rrugën, Shqipëria nuk do të paguante dot më rrogën dhe pensionet”.

“Sot punohet dyfishi i tokës bujqësore që punohej para 7 vitesh. Është një e dhënë që duhet t’i mjaftojë kujtdo që do të dijë se çfarë ka ndodhur me bujqësinë për të kuptuar ndryshimin. Kur ne erdhëm në qeveri në Shqipëri punoheshin 125 mijë hektarë tokë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se sot Shqipëria prodhon më shumë se 7 vite më parë dhe se ky sektor ende është në një fazë zhvillimi.

“Eksportet bujqësore kanë pësuar rritje të vazhdueshme, kjo nuk është maksimumi. Në asnjë fushë nuk jemi në maksimumin tonë, por edhe bujqësia është njësoj si kantieri i ndërtimit. Shqipëria që ne gjetëm ishte njësoj si Shqipëria në të nesërmen e tërmetit. Tërmeti në bujqësi, arsim shëndetësi kishte ndodhur gradualisht.

Nëse në 2013 populli nuk do të kishte vendosur të ndryshonte rrugën, Shqipëria nuk do të paguante dot më rrogën dhe pensionet. Sot kemi pastruar shumë rrënoja të atij tërmeti, dhe an duhet të vazhdojmë më të gjitha ato që duhet për të pasur një territor të banueshëm cilësisht. Në bujqësi kemi nevojë të shtymë shumë fort përpara”, tha Rama.

7 komente në “VIDEO/ Rama: Nëse në 2013 populli s’do ndryshonte rrugën, Shqipëria s’do paguante as pensionet”

  1. SON says:

    Futja kot o Rama….shyqyr qe erdhw zotrote dmth….por Shqiperia dhe ne 97 nuk I ka diskutuar rrogat e Pensionen….pse cu bere ti per 3 muaj kur erdhe ne 2013…asgjw lesh….minimumi nese sdo kishe dhene nja 4 muaj rroga do te besonim por ti bere heroizem more 1 miliard e pagove rrogat…ik mos na hap barkun…

    1. Kalec Dega says:

      Edrama , je e ardhmja e Shqiperise rrumpalle.Kot nuk je intelektual dhe zoteri, o gjigand me shallvare…..

  2. Shqiperia e bukur says:

    Po mire i Ramush po pse e vure Boden me B Q kur ai nuk po paguante rrogat? Je I pabesueshem totalisht…

  3. Sqepari says:

    Po, po, por ish min financave, Boden, ate qe te la gropen me 300 mil euro borxhe te brendsheme, e tehatovo lali te foleja banke kombetare, ku stresohen gjithe skota e miqve e femijeve te Berishes.

  4. ce says:

    Gallate e madhe dje. Basha ne nje takim ne Durres premton uljen e takses se Turizmit ne 6% kur ne fakt sot taksa e turizmit eshte vetem 6 % .
    Hajde Pal Vata i Dukagjinit hajde. Eshte bere per barcoleta. Nje dite del e thote se ne cdo 4 bisnese 6 falimetojne , hajde matemike hajde. Filluan barcoletat me Pal Vaten prape neper kafe.

  5. SON says:

    O Ce ska faj Basha se Rama i nderron shkallet tatimore cdo vit….as tatimoret nuk I dine te siguroj…..

  6. popull del nga pylli , shiko vilat e tynelet e qeverritareve says:

    Pensjone me 80 e deri ne 150 000 mije lek te vjetra ; ky ashte niveli i jetes se pensjonisteve , qe kane punu 50a60 vjet , ti shkofshe per boje me gjithe aleatet etu ;PD eLSI e presidenti tand ma te mire;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje