ANALIZA: A mundet Navalny ta rrëzojë Vladimir Putin nga pushteti?

14 Shkurt 2021, 10:48Bota TEMA

Nga Nina L.Khrushcheva “Project Syndicate”

Ekzistojnë padyshim 2 momente gjatë shekullit të kaluar kur një “ortek” ngjarjesh ndryshoi  regjimin politik në Rusi. Në vitin 1917, Revolucioni Bolshevik rrëzoi monarkinë e vendit. Ndërsa në vitin 1991, një grusht shteti i dështuar nga fanatikët marksistë-leninistë kundër reformatorit Mikhail Gorbachev, përshpejtoi kolapsin e Bashkimit Sovjetik.

A po paralajmëron një tjetër ndryshim të regjimit vala e protestave që kanë përfshirë Rusinë javët e fundit? Nuk ka të ngjarë. Sigurisht, në dallim nga protestat që e tronditën Rusinë në vitet 2011-2012 në përgjigje të mandatit të tretë të Vladimir Putinit si president, lëvizja e sotme protestuese ka në krye një udhëheqës karizmatik dhe simpatik.

Alexei Navalny ka qenë për vite me radhë një aktivist i pamëshirshëm anti-korrupsion. Kur u arrestua muajin e kaluar, ai sapo ishte rikthyer nga Gjermania, ku qëndroi për disa muaj për të marrë veten nga helmimin me agjentin nervor të preferuar të Kremlinit, Noviçvok, për të vazhduar përballjen me regjimin e Putinit.

Por, ndryshe nga muzgu i carëve dhe sovjetikëve, regjimi i Putinit nuk është as i ngathët dhe as i lëkundur. Putini e ka kaluar dekadën e fundit duke konsoliduar një shtet policor, dhe ai është i përgatitur që të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të ruajtur pushtetin e tij. Udhëheqësi që pushtoi Ukrainën dhe aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë në 2014, për të forcuar popullaritetin e tij në mesin e rusëve, dhe që ndryshoi vitin e kaluar Kushtetutën,që të kishte mundësi të qëndronte president deri në vdekje, nuk do të detyrohet të heqë dorë nga pushteti nga një lëvizje e protestuesve të fundjavave.

E megjithatë, ka diçka të tepruar, madje edhe të paarsyeshme tek shtypja që po i bën Putini Navalny, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të tij. Deri tani, policia ka arrestuar mijëra njerëz (përfshirë gazetarë), shpesh duke përdorur taktika brutale. Ndërkohë, qeveria ka bllokuar platformat e mediave sociale, me pretendimin se ato po nxisin trazira.

Ndërkohë, rrjetet televizive të kontrolluara nga Kremlini, transmetojnë pafund histori interesante rreth Putinit, ndërsa po bëhet çdo lloj përpjekje për të diskretituar lëvizjen e protestës. Duke mbyllur qendrën e Moskës, përfshirë transportin publik që të çon në të, qeveria ka shqetësuar jo pak qytetarët, dhe e kë bërë këtë në një mënyrë të tillë që të duket si një faji i Navalny.

Narrativa është se qeveria dëshiron që “banorët paqësorë të qytetit” të jenë në gjendje të bëjnë pazaret e tyre të fundjavës, por janë protestuesit “që shkelin ligjin”, por edhe “terroristët”, që këmbëngulin të prishin jetën“normale” të moskovitëve.

Sipas logjikës së Kremlinit, kur udhëheqësit, gazetarët dhe diplomatët e huaj flasin në mbështetje të opozitës, ata thjesht po dëshmojnë se Navalny është kukulla e një komploti global për ta destabilizuar Rusinë.

Për ta bërë të besueshme këtë tezë, Ministria e Jashtme ruse dëboi ditët e fundit 3 diplomatë evropianë, me akuzën e pjesëmarrjes në tubimet e Navalny, dhe kjo ndodhi në kohën kur përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell, po vizitonte Moskën.

Kremlini po e trajton vetë Navalny-n si një armik të shtetit. Seancat gjyqësore farsë ndajtij që prej kthimit nga Gjermania, të kujtojnë gjyqet e Stalinit në vitet 1930, me një ndryshim thelbësor:Navalny nuk po kapitullon para diktatorit,ai vazhdon të rrëfejë“krimet” e tij.

Gjatë seancave të zhvilluara deri më tani, Navalny ka kritikuar paligjshmërinë e shtetit dhe ka denoncuar si të paligjshëm dënimin e tij me gati 3 vjet burg. Për më tepër, Navalny publikoi kohët e fundit një video që u bë virale në rrjet.

Aty ai e akuzonte Putinin për përdorimin e fondeve të siguruara përmes korrupsionit, për të ndërtuar një pallat që kushton mbi 1 miliard dollarësh buzë Detittë Zi. E ndërsa rusët e dinë që udhëheqësit e tyre janë të korruptuar, Navalny ka zbuluar vazhdimisht shkallën marramendëse të pasurive që gjeneron korrupsioni.

Sulmet e Navalny minojnë drejtpërdrejtë pozitat e Vladimir Putin. Ndaj ai duhet të eleminohet. Frika e Putinit shtohet edhe nga mundësia e ndodhjen së një grusht shteti brenda Kremlinit.

Që nga aneksimi i Krimesë, sanksionet perëndimore e kanë dëmtuar rëndë ekonominë ruse, duke nxitur pakënaqësi midis elitave politike të vendit, të cilat dëshirojnë të kenë qasje në llogaritë e tyre bankare zvicerane dhe vilat italiane që kanë në pronësi.

Tani ata mund të kërkojnë ta dëbojnë Putinin nga pushteti, ashtu siç u rrëzua Nikita Khrushchev në vitin 1964. Dhe me sa duket një Putin i poshtëruar, do të ishte shumë më

i lehtë për t’u përmbysur sesa një Putin popullor. Shfaqja e mistikëve ofron prova të mëtejshme se regjimi i Rusisë ka nisur që ta shkatërrojë vetveten.

Grigori Rasputin, një njeri i vetëshpallur i shenjtë, ndihmoi në rrëzimin e monarkisë perandorake. Në vitet 1980, kur perandoria Sovjetike ishte përtej mundësisë për t’u reformuar, psikiatrit televiziv ishin të tërbuar. Sot, shamanët politikë të të gjitha rrymave-nga komunistët tek ata nacionalist – po fitojnë goxha peshë në opinionin publik.

Ata parashikojnë vdekjen e afërt të Putinit, paralajmërojnë një pushtim perëndimor ose kinez, dhe spekulojnë se Navalny është një projekt i shërbimeve sekrete ruse,që tani ka dalë nga kontrolli i tyre.

Madje, disa e kanë interpretuar emrin e Navalny – që përkthehet “largohu” – si një shenjë se ai është i aftë ta rrëzojë Putinizmin. Gjithsesi, siç ka treguar reagimi i Kremlinit ndaj protestave, Putini dhe shteti janë e njëjta gjë. Dhe kjo e bën rrëzimin e tij një skenar veçanërisht të vështirë, të paktën tani për tani.

Shënim: Nina L.Khrushcheva, është profesoreshë e çështjeve ndërkombëtare në “The New School”, dhe bashkëautore e librit “Në gjurmët e Putinit:Kërkimi për shpirtin e një perandorie”. Përktheu Altin Goce-abc

14 komente në “ANALIZA: A mundet Navalny ta rrëzojë Vladimir Putin nga pushteti?”

  1. Kozmo says:

    Jooooo kurre. Putin do te qendroj dhe 30 vjet te tjera.

  2. beni says:

    Ti rruaj bythen Putinit ky zagar,medjet perendimore duan nje koqe ne krye te Russise!

  3. Din says:

    Kush e ban kyt analize me kollounat e tipi Navalny,ashte turp qe prendimi promovo kesi tipash e ka deshtuare me budalleqe,kjo kohe nuk shkon ma.Ne Rusi sipas mediave nderkombetare dhe jo ruse Putinin e duan ma teper se 69%e popullsise kurse per kollounin sondazhe vertiten rreth 9% atehere ku ashte rreziku i ktij supermenit

    1. Ana says:

      Hahahaha. Ore kaqol po edhe Enverin mbi 90 % e donin seja kishte fut popullit te dyja kembet ne nje kepuce. Edhe Hitlerin e deshi e gjithe Gjermania.

  4. rexha 10 says:

    JO VETEM NAVALJNY,PORE EDHE TE GJITHE SHTETET E BE TE BEHEN SEBASHKU , NUKE E RREZOJNE DOTE PRESIDENTIN E RUSISE PUTIN.
    FRIKEN ME TE MADHE PUTIN E KA NGA TURQIA. PO KESHTU EDHE SHTETET QE KA RRETHE VETES ,QE PO HARXHOJNE FONDET VETEM PER ARMATIMET NUKLEARE.MBI TE GJITHA IRANIN.

  5. Kim été says:

    Berlini i rrëmbeu Putinit Polonin, Hungarin, Rumanin, Bullgarin, Letonin, Lituanin,Estonin, pritet ti rrëmbej Navalnyt Ukrainën, Azerbadgjanin,Armenin çeçenin,Bjellorusin,Ukrainën

    1. Alfredi says:

      O kim ete , sa bole je , kupton se c’shkruan ? Apo je dallkauk komlet, ore ke tru ne kok ?
      Si i rembeu Berlini ? Dhe qe kur keto shtete ishin te Moskes ? Dhe qe kur ishin te Putinit ?? Kur dihet nga te gjithe qe bisedimet i ka bere Gorbacovi vite e vite me pare se te vinte Putini, bile para putinit qe Yeltcin , po te kujtohet ???? Thjesht u shpernda KNER-i dhe cdo shtet do vendosnin te ardhmen per mbijetese , dhe ti kete e quan rembim ?? O sa bole je o derbardhe ….po sikur te shperndahet Eurozona , cdo me thene ? Shtetet e EU i mori dikush ??? Do jesh nje klluf ti qe ske shokun , pizeveng

  6. Loku says:

    Kur ta rezoj Altin Goxhaj Edi Ramen.

  7. Niku says:

    Navalny eshte nje klloun i udhqyer me kockat e Perendimit, i futur ne breket e nje …ve ukrainase, qe nuk arrin te jete as glase ne kepucet e Putin-it, moj zogez “analiste” bythelepirese e padroneve te tu, e jo me te rrezoje Putin-in…!!! Pse nuk na flet, ky “politikani i madh”, per ate qe eshte gjykuar konkretisht (hajduteri), por na thote brockulla te tipit berishian per “korrupsionin” e Putin-it…, pa dhene qofte edhe nje fakt konkret…!!!??? Shkrimi juaj, moj zonje, mund te botohet dhe lexohet vetem ne gazeten e Meros, nga lexuesit ne shumice analfabete injorante, qe hane pa pertypur cdo gje qe u serviret…

  8. Demokracia ishte per vendet e Lindjes nji Mashtrim .
    Dicka e tille u tentua edhe me Rusin kur Gorbacovit i rreshkiti balashka nga koka
    ne hunde dhe Helsin i dehur nga Vodka filloj te kercente Rrock and Rroll ,
    duke e cuar Rusine drejt shkaterrimit te gjithanshem .
    Mirpo Rusia eshte Rusi !
    Si gjithmone ajo ka ditur ri beje balle sfidave te kohes dhe te djallit ose si e quajn ata Satanit 1- 2
    dhe Ishte Putin qe terhoqi fort frenat ,qe Rusia mos te binte ne Greminen qe po i hapte Satani Demokracise
    dhe ne kohe rekord e ngriti Rusine ne krye te Botes duke i lene Satanit te perkedheli
    poshtersite e tij me qent e rruges si Navalny etj qen kockash qe mashtrohen nga iluzioni Demokratike .
    Shikoni ci bon Shqiperise e shkaterruar me Themele si Komb e shndruan ne Mesjetare
    dhe sot e xhonglojne si i do bytha Perverseve Demokratike qe po terrorizojne
    popujt me diktaturat degjeneruese .
    Shife se si mbrojne Banden e Krimineleve dhe funderinave te shoqerise Shqiptare ,
    sali berisha ilir meta etj – qe jane thjeshte Jashteshqitja e Shoqerise Shqiptare .
    Kush beson qorre kta Kriminele e peson keq

    1. beni says:

      Bravo kan tentuar shum per ta gjunjezuar Russine por Russia ngelet Russi kte prapagande e hodhen edhe ne Shqipri per te uryer popujt sllave si Serbe e Bullgare sidomos Nga Amerikanizmi sidomos islamiket Kosovare e Shqiptare!

      1. Ana says:

        Rrofte enveri. Hahahaha

  9. jon says:

    Si funksionojne teorite konspirative? Si artikulli I mesiperm. Vete shtypi I publikon se pari , njerezit I perserisin dhe si perfundim keta njerez quhen konspiratore. Te verteten asnje se di as vete Putin apo Navalni per arsye se kejo eshte loje internacionale me shume aktore. Por disa jane fakte se cdo gje qe ndodh ne bote rusi akuzohet , vihet ne kendveshtrim negativ, saksine etj etj. E para qe njerezit duhet te kuptojne se senksionet si ve USA, apo shtete e EU. Kejo eshte maska. Jane bankierte apo elita qe nepermjet terrorrit financiar apo ekonomik kerkojne te arrijne ndryshime politike. Kete loje e bejne vetem Cifutet dhe asnje tjeter. Pike.Tani nga ana tjeter s’eshte garanci se ne cfare ane Putin eshte. Ne Muajin Mars Putin u vesh si kozmonaut te bene vizite te semureve me grip( gjoja virus) e kordinuar me Kryepeshkopin e Moskes duke dale ne rruget e kryeqytetit me makine lluksose , me ikonen e shen Merise dhe uje te bekuar te sheroje nga gripi sezional. Kejo eshte cmenduri. Putin u zhduk per nje vit, popullaritet ra dhe kush me mire se gjoja kercenimet nga jashte ngrijne popullaritetin. Tani Rusia si cdo mafioz ne bote ka gjoja vaksine. Eshte absolutisht loje qe eshte e veshtire te spjegohet me pak rreshta. Por nqs se di ku te shikosh ne te ardhme koken do e nxjerrin. Mos beso asnje pike ne qeverite boterore jane te gjitha te korruptuara. Kush s’eshte e korruptua ? Kush fiton nga ky korrupsin ? Populli i thjeshte eshte qellimi i te gjithave dhe por per momentin vaksina eshte vija e kuqe dhe Rusia luan te njetin rol si gangsteri Gates.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje