Elbasan, anëtarë të LSI rikthehen në PS! Balla: Do ta çojmë për skrap, s'është parti e majtë

14 Shkurt 2021, 14:21Politika TEMA

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla zhvilloi një takim me një grup qytetarësh në këtë qytet, të larguar nga LSI

“LSI nuk është as e majtë dhe as e djathtë, unë nuk e di çfarë është, nuk gjej dot një definicion të qartë se çfarë është. SHPK thoshte Lulzim Basha para ca kohësh. Mund të jetë edhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuara.

E përgëzoj Altinin dhe shumë djem e vajza, gra dhe burra këtu Elbasan, të cilët kanë vendosur që të kontributin e tyre politik për vendin ta japin tek Partia Socialiste dhe të mos vazhdojnë të jenë më pjesë e LSI.

Sepse LSI-ja nuk mund ti japi më asgjë këtij vendi dhe nuk ka asnjë dyshim që do ta çojmë për skrap LSI në kuptimin politik të fjalës, për ta çliruar dhe shprehjen hajt se LSI është parti e majtë.

Jo LSI nuk është fare parti e majtë”, tha Balla.

3 komente në “Elbasan, anëtarë të LSI rikthehen në PS! Balla: Do ta çojmë për skrap, s’është parti e majtë”

  1. rexha 10 says:

    Zoti Balla ,mose u be sikure nuke e kupton ,Populli thote :Edhe pulat shkojne atje ku ka grure.Prandaje ANTARET E lsi nuke jane militante si puna e jote ,pore shikojne interesin e tyre.Pra po nuke paten interese edhe me ty ,ikin me partine e ALBINIT,ashtu sice erdhen edhe teke ty.
    Po vije edhe une me ps mjaftone qe te me japesh nje land_rover.A i ke pyetur pse vijne teke ps???Po Kastriot Islami ,pse iku nga ju????
    Kjo corbe e ngaterruar ,,,,, te gjithe njerzit i ka trazuar.

  2. Sotiri says:

    Oo rexha 10!!! po e pranon edhe vet qe Shqipetaret jane pula dhe shkojne atje ku ka grure me shume dhe u japin
    Se jane dembela ku ska ku te shkoj Duan vetem te hane,dhe te bejne llogje neper kafene
    Dmth kote fare qe nuk i hyne ne pune as dreqit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje