Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në qytetin e Korçës ku zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë.
Gjatë takimit Kryemadhi u shpreh se LSI është partia që rritet në çdo zgjedhje për shkak të votuesve të rinj.
“Ju falënderoj ju të rinjve në Korçë, pasi ne duam që çdo gjë duam që të shkojë në duart tuaja. LSI është partia që rritet në çdo zgjedhje për shkak të votuesve për herë të parë.
Votuesit për herë të parë kanë qenë të LSI. Unë nuk kam qenë me thënë të drejtën. (Qeshin të rinjtë) (Ka qenë me PS).
Ne duhet t’i bëjmë jo bllokadë, por ta eliminojmë të çdo lloj barriere që i krijohet mundësia për të rinjtë. Ndaj kemi zgjedhur Petrikën që t’ju përfaqësojë në listën e deputetëve të qarkut Korçë.
Ai është njeri që është identifikuar me traditën e Korçës.
Do dëshiroja që në mandatin tjetër mos të kishim vetëm Petrikën, por djem e vajza të tjerë. Mos të drejtohet më me oligarkë që janë me 4 klasë shkollë, që pasurohen me para të buxhetit të shtetit dhe më pas drejtojnë jetën tuaj.
Për 3 km të bësh 3 orë rrugë, është e tmerrshme.”, tha Kryemadhi.
Ketu ne kete takim Nafije sudja ka treguar serine e 4 te te perralles me 5 pika. La nam rrugeve llaxorja e leshitlikes, po e perjeton shume keq braktisjen totale nga elektorati. Ne 25 prill doktoresha fallxhore per skrap