Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Komunat me shumicë serbe kanë raportuar daljen më të madhe në votime

14 Shkurt 2021, 12:22Rajoni TEMA

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në orën 11:00, komunat në veri të Kosovës kanë raportuar daljen më të madhe në zgjedhje.

Komuna e Zveçanit prin me numrin më të madh të votuesve, rreth 34 për qind.

Komuna e Leposaviqit, me mbi 27 për qind, Mitrovica e Veriut me 26 për qind, dhe Ranillug me rreth 12 për qind.

Në Komunën e Prishtinës deri ne orën 11:00 kanë votuar rreth 11 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Komunat me daljen më të ulët janë Gllogoci dhe Hani i Elezit, me mbi 5 për qind.

Deri në orën 11:00 në Kosovë kanë votuar rreth 8,30 për qind e votuesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje