Albin Kurti: Do ndjek taktikë tjetër në bisedimet me Serbinë, po kur të kem kohë se tani kemi halle të tjera

15 Shkurt 2021, 21:20Rajoni TEMA

Pas fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai dëshiron t’iu japë formë të re bisedimeve me Serbinë, për t’i vendosur të dyja palët në pozita të barabarta.

“Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur, seriozisht dhe me njerëzit si përfitues përfundimtarë”, shtoi ai. Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në bisedime të drejtpërdrejta për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Kurti tha se do që ta ndryshojë drejtimin e bisedimeve. Ai tha se Beogradi premton njohjen e Kosovës në fund të negociatave, por kërkon koncesione maksimale ndërkohë.

“Ju merrni sa më shumë që mundeni, ndërsa premtoni një fund që nuk do të ndodhë”, tha ai.

Kjo është arsyeja përse reciprociteti, barazia nuk mund të jetë rezultati përfundimtar (i bisedimeve), duhet të jetë pika fillestare. Dhe, njerëzit duhet të jenë përfituesit përfundimtarë”, tha Kurti.

Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të së dielës, partia e Kurtit ka fituar rreth 47 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 13 për qind.

Kurti, megjithatë, ka thënë se prioritet i qeverisë së tij nuk do të jenë bisedimet me Serbinë, por drejtësia dhe punësimi.

5 komente në “Albin Kurti: Do ndjek taktikë tjetër në bisedimet me Serbinë, po kur të kem kohë se tani kemi halle të tjera”

  1. xhoxhi says:

    Unë kam një mendim tani që fitoi Kkurti.Kkosova të sulmojë Shqipërinë d.m th ta pushtojë dhe pastaj të verë Bashën kryeministër dhe ai presidenti i Kosovës dhe Shqipërisë.Zgjedhje më të mirë nuk ka besoj…

  2. Uaaaa!!!Cudi!!! says:

    Filloi nga sofizmat spiuni i serbit.
    Ketu behet fjale per bisedimet per “njohje reciproke” dhe jo per barazi. Barazia nuk egziston ne kete bote! Ajo eshte thjeshte iluzion dhe e pamatshme. Me sa duket Albini kerkon qe Serbia te na njohi si fillim dhe pastaj Albini te bisedoje “si i barabarte” me Vuciqin. Kjo platforme i ngjan filmave “fantastiko-shkencor” ku “lepuri” kerkon te behet “ujk” para se te bisedoje me ujkun. Ose kerkon qe ujku ta quaj lepurin ujk, pra si te barabarte me te.
    Kjo platforme, nuk eshte aq e keqe sa duket. Puna eshte se pse Serbia te na njohi pa bisedime? Kush do e detyroje ate? Ata qe mund ta detyrojne kane platformen e bisedimeve per”njohje reciproke”. Pra ata kane platformen qe ta “barazojne” Albinin me Vuciqin nepermjet bisedimeve. Me e bukura e kesaj eshte se edhe mbas bisedimeve ku do arrihet “njohja reciproke” prape do vazhdohet me bisedime…Bisedimet asnjehere nuk mbarojne…Albini kerkon ti perfundoje pa filluar.
    O Albin, bisedimet jane gjeja me “e pafajshme” ne kete bote. Para,pas dhe gjate bisedimeve, perseri vazhdojne bisedimet. Bisedimet nuk kane kushte.
    Ne rastin tone qe ne kemi aleate Ameriken dhe Evropen, ti duhet te bisedosh se nuk humbet gje. Ti nuk ke asgje ti japesh Serbit. Te vetmen qe do kerkosh nga Serbi eshte te ndryshoje kushtetuten e Serbise. Kur ai te kerkoje Veriun e Mitrovices, ti I thuaj qe nuk kemi arritur ne ate shkalle bisedimesh. Me njih njehere, pastaj te bisedojme per marrje dhe dhenje. Or Albin, Kjo eshte loje, bre burre. A nuk e kupton se kushtet paraprake te pallogjikshme qe ti ve, jane sherbimi me i mire qe I behet Serbise? Vuciqi do na fajesoje ne qe nuk bindemi llogjikes. Amerika dhe Evropa do ngrene duar ne ajer dhe to thone: Bisedimet or taj, nuk jane liste kushtesh dhe deshirash, por jane fillimi i tyre.
    Fillo njehere or burre ! Pa filluar nuk mund te arrish fundin. Vetem me bisedime ti do arrish qellimin tend : BARAZINE.. Sofizma jote cudit aleatet tane. Ata nuk kuptojne se ceshte barazia per ty, sepse ata shohin se edhe vet nuk jane te barabarte ne kete bote. Secili prej tyre ndryshon nga tjetri dhe mundohen te bisedojne qe te arrijne me shume. Keto qe thua ti jane sebepi qe kerkon Serbia per te mos biseduar. Platforma e saj eshte qe te presi kohe “me te mira”, kur Rusia dhe Kina te marrin fuqine mbi Ameriken. Ti, i dashur Albin, me kete teori, as me shume dhe as me pak, na le te vetem para “gojes se ujkut”…..Kete kerkon ti qe Kosova te behet prape kafshate per Serbine???!!!Pse nuk degjon Ameriken qe e kercenoi Serbine duke i thene se qellimi i bisedimeve do jete “njohja reciproke” Ti lepur nuk ke “frike” nga ujku(Serbia) por nga ana tjeter i ben “kakerdhi” luanit, mbretit te pyllit. A je ti ne terezi????

  3. Timi says:

    Uaa çudi. Çuditesh ti?!! Ujk ishte Serbia edhe në vitin 99 por lepuri filloi luftën. Nuk bisedohet me dike që nuk të respekton dhe që shkel marrëveshjet. Ke shkruar shumë fjalë për dikë që nuk i njef serbët. Serbët njohin vetëm forcën. Sipas tyre po je i fortë ke edhe të drejtë. Kosova nuk duhet të bëhet kurban për interesa europiane që ta fusin Serbinë në BE.

    1. ana says:

      Timo mesa di une BE-ja nuk e fut Serbine ne gjirin e saj nese nuk njeh shtetin e Kosoves, te pakten deri tani. Por nese Kosova do te nxjerre pengesa te vazhdueshme per te shmangur bisedimet dhe ne kete menyre per te sabotuar potencialisht njohjen e saj nga Serbia, mundet qe perendimi te ndryshoje mendim dhe ta pranoje Serbine pa e njohur Kosoven. Sidoqofte, nje shkulje veshi nga te derguarit e Biden kur te shkojne dhe Albini korigjohet. Prit kur te pranoje, biles me keanaqesi te ashtuquajturin “shengen ballkanik” qe deri dje e refuzonte si te ishte kancer. Prit kur ti thuri lavde qeverise se Rames dhe te kerkoje bashkepunim te ngushte dhe konkret. Jemi shume te vegjel per te bo pordhe te medhoja! Dhe Albini tashme e mesoj kete gje!

  4. tufa pa coban says:

    Eshte i teri po ai al-bin,qe e nxorri Perendimi nga dera para disa muajesh,por tufa ylam-dyrylam e futi perseri nga dritarja,per te dale perseri mbas nje fare kohe nga dera.
    Ka kohe qe Perendimi,qe mundesoi shtetin e Kosoves,e ka kuptuar qe gjindja e ketyre aneve as nuk e di dhe as qe don tja dije se ky bie ky lloj fshati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje