Avdullah Hoti pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe merr përgjegjësitë: LDK do të jetë opozitë konstruktive, në ditët në vijim do diskutojmë në strukturat e partisë

15 Shkurt 2021, 09:04Rajoni TEMA

Kryeministër në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, ku ka humbur thellë ndaj Vetëvendosjes.

Në një konferencë për mediat, Hoti ka marrë përsipër përgjegjësinë e humbjes.

“Unë ju falënderoj për besimin e dhënë. Por, rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kam pritur.

Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së.

Në ditët në vijim do të diskutoj gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi”, pohoi Hoti.

Ai ka thënë se LDK-ja do të jetë një opozitë konstruktive.

“LDK-ja do të jetë opozitë konstruktive në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Qeveria në detyrë do të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës”.

Hoti ka vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë. “Sipas vlerësimeve preliminare, Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor.

Kjo tregon për kulturën demokratike që është vendosur tanimë në procese zgjedhore, që është përmbushje e standardeve evropiane”, tha Hoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje