E pazakontë: Lopa futet brenda ambienteve të spitalit, sulmon pacientët

15 Shkurt 2021, 21:10Lifestyle TEMA
E pazakontë: Lopa futet brenda ambienteve të spitalit, sulmon

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Kolumbi, ku një lopë vrapon drejt dhomës së pritjes dhe sulmon pacientët.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë video tregojnë lopën që shkakton menjëherë panik midis pacientëve në Spitalin San Rafael.

Një pjesë e tyre vrapojnë të frikësuar ndërsa një grua që nuk arriti të largohej sulmohet nga lopa.

Gazeta lokale “Vanguardia” tha se askush nuk u lëndua rëndë gjatë incidentit dhe shtoi se pronari i lopës shkoi në spital për të kërkuar falje për incidentin dhe pyeti për shëndetin e gruas si dhe për dëmin material.

2 komente në “E pazakontë: Lopa futet brenda ambienteve të spitalit, sulmon pacientët”

  1. Tironci says:

    Mir ja bo lopa , i kon honger viçin maskarejt .

  2. xx says:

    Ajo nuk eshte lope por buallice zotrinje perkthyes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje