I hynë në shtëpinë e gjyshes, 12-vjeçari vret me armë njërin prej hajdutëve

15 Shkurt 2021, 20:54Lifestyle TEMA

Një djalë 12-vjeçar qëlloi me armë dhe vrau njërin prej hajdutëve të maskuar që ishin futur në shtëpinë e gjyshes së tij të shtunën në mbrëmje, në Goldsboro, Karolinën e Veriut.

Dy hajdutët i kërkuan 73-vjeçares, Linda Ellis, para dhe më pas e qëlluan, tha policia. Por i mituri qëlloi në drejtim të tyre me armë, për vetëmbrojtje, sipas autoriteteve, dhe hajdutët u larguan.

Njëri prej tyre, një 19-vjeçar me emrin Khalil Herring, u arrestua pranë shtëpisë së Ellis, pasi kishte marrë plagë në trup. Më vonë, ai ndërroi jetë në spital nga plagët e marra, ndërsa gjyshja është jashtë rrezikut për jetën.

Polica tha se nuk pritet që ndaj të miturit të ngrihen akuza, ndërsa nuk dha informacione mbi hajdutin tjetër të përfshirë në ngjarje.

3 komente në “I hynë në shtëpinë e gjyshes, 12-vjeçari vret me armë njërin prej hajdutëve”

  1. vezhguesi says:

    Ne Amerike eshte “Trespassing law” (ligji per hyrjen e pa-autorizuar ne pronen e dikujt). Hajdutet duhet te mendohen mire para se te futen diku per te vjedhur. Dicka e tille do kishte efekt qe te zbatohej edhe ne te ashtuquajturat “vende demokratike”.

  2. xyz says:

    Partizani i vogël Velo

  3. Baca-Bajram says:

    Vezhgim shume interesant!? Sipas vezhguesve te gjithe duhet te marrim armet dhe perpara, urraaaa… Kjo tregon qarte pse ne Amerike numri i vrasjeve eshte aq i lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje