Fitorja e Albin Kurtit dhe basti i Edi Ramës

15 Shkurt 2021, 12:02Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Mes popullit opozitar të Edi Ramës, ka një pritshmëri për një mrekulli, e cila lidhet me pafuqinë e opozitës shqiptare të kryesuar nga Lulzim Basha. Një numër i konsiderueshëm prej tyre, duke parë se dueti Basha-Kryemadhi nuk ofron asgjë të re më shumë sesa riciklimi i Berishës (dhe kjo ndjesi është e përhapur gjerësisht), kanë filluar të plazmojnë bindjen se nëse edhe këtë radhë humbet opozita, atëherë Vetëvendosja ka një të ardhme në Shqipëri.

Të kuptohemi, asnjë prej tyre nuk shpreson tek ata që përfaqësojnë këtë parti në formën e një OJF-je në Shqipëri, por në një formë tjetër. Sesi do jetë kjo formë, as ata vetë nuk dinë ta shpjegojnë, por ashtu sikurse njerëzit e dëshpëruar, edhe ata presin formën e një Mesie apo zgjidhjeje hyjnore-tokësore.

Dhe nuk kanë faj. Pas tetë vjetësh në pushtet, Rama është i konsumuar, por akoma më shumë kundërshtarët e tij. Basha nuk u ngrit më lart se një biznesmen partiak. Kryemadhi nuk ka nuhatje politike dhe mendon se me sjellje të çekuilibruara me Tit Vasilin në krah që duket sikur e ka nxjerrë nga personazhet e Dostojevskit, mund të përmbysë ekuilibrat.

Shoqëria civile ose ka qëlluar me probleme mendore si në rastin e “Aleancës për Teatrin”, ose e pafuqishme si në rastin e “Thurjes”. Murrizi, Patozi, Topalli, janë ende herët në ciklin e tyre për të sjellë ndryshimin dhe vonë për të përfaqësuar të renë. Ndërsa Berisha dhe Meta e ndiejnë peshën e 30 viteve politikë dhe më shumë mbahen në lojë nga Rama si gogol, sesa përbëjnë kërcënim për të.

Dhe në këto kushte, sfida e Ramës është shfaqja e një Albini shqiptar.

Deri më sot ia ka dalë t’i shmangë me sukses. Më seriozi prej tyre, Ben Blushi, u asgjësua që në fillim. Tani fusha është e shkretë. Të paktën në dy muajt që vijnë nuk duket ndonjë kërcënim. Por kërcënimi mbetet gjithmonë në potencë. Kur dëshpërimi i turmës arrin përmasa kritike, ajo i drejtohet profetëve të rrugës, dhe këta jo rrallëherë janë të rremë.

Në të ardhmen e afërt Rama nuk ka pse i frikësohet ndonjë rivali serioz. Por nëse ka një pikë ku Rama është vulnerabël, është kundërshtari ideologjik. Kundërshtarët e pushtetin ai di si ti shmangë: i blen ose i bën qesharakë. Por ata ideologjikë e paralizojnë. Fantazia e tij shteron para tyre. Ata janë të vetmit që e trembin. Dhe ky është modeli i Albinit.

Por derisa kufijtë janë të mbyllur, Albini nuk ka çfarë i bën. Aq më pak Albini mund të replikohet në Shqipëri duke lidhur aleanca me Berishën apo Metën. Por kujdes, pasi rruga ruan gjithmonë surpriza. Dhe kundërshtarët reale dhe ata revolucionarë lindin në rrugë dhe jo në laboratorët e pushtetit. Albini është një shembull.(Dritare.net)

47 komente në “Fitorja e Albin Kurtit dhe basti i Edi Ramës”

  1. Sqepari says:

    Nga do shfaqet Albini i Shqiperise, nga humbetira? Albini s doli sot, ashtu pa pritur! Kur Kosova digjej e vritej, Albini ishte i burgosur politik, ndersa Lulzimi, Iliri, Shkelzeni, vajza e mamase Hajdari, vilnin frytet e demokracise, duke shijuar jeten mes te mirave.

    1. Epirioti II says:

      Albini nuk ka nga shfaqet ne Shqiperi, as ata si Albini. Por e kunderta e Albinit po.
      Shqiperia ka nevoje me shume se kurre per nje opozite te re. Qofte kjo edhe me riskun e nje demagogu apo sharlatani te ri te mundshem.
      Edit i ka ardhur ora per tu larguar nga politika dhe sa me shume rri aq me shume dem i ben Shqiperise dhe vetes se vet.
      Por per sa kohe zevendesi i tij i vetem teorik do te jene cifti Berisha-Meta, atehere Edi do te bente tradheti kombetare te largohej tani.
      Edi ka detyren historike tia dorezoje vendin nje opozite te re.
      Shoqeria shqiptare ka detyren patriotike qe te prodhoje urgjentisht nje opozite te re.
      Duhet te ndodhi e dyta qe te ndodhi e para.

      Nuk behet Shqiperia duke i bere oponence qeverise kur ha dreka me miqte dhe te afermit, por duke levizur per te ngjizur nje fryme te re.

      1. Kastraveci, specja e mbushur, matematicieni, shkopi i xhenemit dhe m.ti i rras kane nje emerues - anti-amerikanizmin - Fatkeqesi says:

        Per fat te keq ne Kosove fitoj kastraveci (Albini) me specen e mbushur (Vjollca). Keta bashkepunojne ne Shqiperi me “matematicienin” (Luli), shkopin e xhenemit (Berisha), dhe me m.tin e rras (Lilon). Po ti perzihesh te gjithe bashke del nje katrahure qe eshte ne dem te Shqiperise, Kosoves, dhe shqiptareve. Cfare i bashkon te gjithe keto bime dhe mbeturina? I bashkon anti-amerikanizmi. Dhe pikerisht kjo eshte ajo qe kerkon Beogradi; largimin e shqiptareve nga miku i madh qe i ka dale ne krah shqiptareve. Keta te gjithe jane nje rrezik i madh per Shqiperine dhe shqiptaret. Ketu do te jemi dhe do te shikojme se cdo ndodhe me marredheniet midis Kosoves dhe Amerikes. Fatkeqesi qe kosovaret u manipuliuan nga kastravecet dhe specat e mbushur. Rruge te mbare drejt abisit Kosove!

    2. mik says:

      Shkrim perfekt ( nga nje autor qe kurre nuk kam pas simpati ). Te gjitha pikat jane mbi ” i “.
      Asnje parti politike nuk eshte e denjte te udheheq kete vend. Ne nje menyre apo ne nje tjeter, te gjithe partite tona te reja dhe te vjetra jane te kalbura ose te harrnume . Asnje nga keto nuk ka as fuqi as vullnet te sjell diçka te re per kete popull.
      Gjendja ku Shqiperia ndodhet sot ka vetem nje zgjidhje, pa pas nevoje per protesta, gjakderdhje e te tjera si keto :
      Neqoftese me te vertete kerkojme ndryshim, me 25 Prill duhet te abstenojme votimet. Abstenimi i votimeve nuk ka fitimtare. Atehere rezultatet do tregojne se asnje parti politike ne kete vend nuk eshte e mirepritur.
      Vendi, i ndodhur ne kete gjendje krijon mundesin per nje gjak te ri, i cli ka 30 vjet qe bllokohet nga partite e kalbura.
      Per sa kohe ky vend do kete partite e vjetra ne aktivitet, ky vend nuk do bej hajer kurre.

  2. SON says:

    Te drejte ke Tani….shume sakte…e mira e Edit do ishte te shkonte ne punen e vet tani pa u superkonsumuar por kjo nuk do ndodhi fstkrqesisht per ne dhe per Edin….

  3. Taulant says:

    Edhe Gedafi kur nuk ja priste mendja fluturoi nga pushteti.

    1. Kristak says:

      Gedafin e hodhen nga pushteti cifuteria nderkombetare me ne krye Ameriken dhe Francen.

      Nuk e hodhi populli vet.

      Libia sot eshte nje hale ne krahasim me libine e Gedafit.

  4. Rudina says:

    Oj ti kujdes se kurbishe zv min i mbritjrs nuk ulrj ndonje avjon droge ne Gjader apo jo! Pastaj kur ta futi Rama u berr armiku i tij shkoje edhe tek cadra pot cuditerisht ktheve pllake?!!!! Perse valle mos je nga ata te bleret apo je nga ata qe Rama i ben wesharak ose thene ndryshe tall karet me ju dhe njerez si puna juaj?!! U qifte Albini ju te gjitheve se ju jeji enkeaj me e madhe e Shqiperise!

  5. Haka Tekizoti says:

    Zoti Dritan! Më vjen keq ta pohoj se falli tregon që Albini do të bëhet dordoleci i arave të premtimeve të tij të bujshme, joshëse e gati qiellore. Me ato premtime çfarëdo që të arrijë do të duket shumë pak. Por besoj se nuk do të jetë i zoti të qullosë gjë (kush ka shumë fjalë nuk mund të bëjë shumë punë). Ai nuk ka asnjë aftësi negociuesi; atij i pëlqen vetja në rolin e një kreshniku që i bie murit me kokë. Kosova ka për ta njohur shpejt. Dhe pikërisht për këtë bënë mirë që e zgjodhën. Fundja kurrizi i popujve historikisht ka qenë, është e do të jetë terren eksperimentesh.

  6. Kanjak says:

    Mos u beni fare marak , Basha eshte i aft per ta udhehequr vendin , dhe do ta udheheq shum me mir nga te tjeret . I pari tregus per aftesite dhe seriozitetin e tij politik eshte moskonsiderimi i llafezaneve te medias , dhe politikes mediokre te kequdheheqiqs ,per 8 vjet , ku s’ka bere asnje pune te dukshme , qoft edhe ngritien e rrogave dhe pensioneve per rreth 1,800,000 banore . Ngritien e c’mimeve dhe taksa e tatime te shtuara , ku s’ka bere as indeksim te iflacioneve . Qeverisia e sotme , nese do kishte permbushur premtimet qe mori para votuseve , do kishte te drejten morale te kerkonte mandat te tret , kur asgje s’ka realizuar , c’kerkon !!??.. Prandaj edhe Basha , ben me te miren e mundeshme , qe s’ju konsideron , per c’far thoni .

    1. ana says:

      Ca je tuj fol ej burr? Po pjesa me e madhe e mediave dhe portaleve on line vetrem sa i sherbejne zotit lulezime. Opozita e sotme eshte me asnje ide dhe veprime konkrete. Po te ishte per ta dhe per lulezimin edhe sot do te ishin rrugeve duke hedhur gurre e shishe me benzine. Kete gje e bejne mire. Imoraliteti i tyre eshte me i madhe se i pozites se sotme. Me nje fjale me kete opozite aktuale nuk ja vlen, biles eshte faj me ju lene pushtetin.

    2. Realpolitika says:

      BRAVO , DRITAN.
      ANALIZE E KONKLUZIONE REALISTE.
      ESHTE DJEGUR SHANSI PER ALBIN TE SHQIPERISE.
      POR EDHE ALBINI I KOSOVES DO TE DUKET SOT NJE VIT …KUR ADHURUESIT E TIJ TE SHOHIN SE PREMTIMET E TIJ PA DOGANE DO TE HARROHEN.
      POLITIKA ESHTE SPORT I RENDE.
      ARTIKULIMI ESHTE I LEHTE …NDOSHTA MAGJEPSES, POR REALIZIMI KALON MES SFIDAVE TE PAPARASHIKUARA.
      DO TA SHOHIM .
      PER MUA ALBINI ISHTE I FORT PER OPOZITE…PER SHKATERRIM, POR NDERTIMI DO AFTESI TE TJERA.
      ALBINI NUK DUKET SE I KA.
      GEZOJ SHUME TE DAL E KUNDERTA.
      KOSOVA TE PERPAROJ….BILE TE NDRICOJ DHE SHQIPERINE !

  7. zoga e vodices says:

    O konjak paske pire shume.

  8. drino says:

    Shum i sakte je Tani por ju mendoni se megollamani Albin Kurti me idjoten Vjosa Osmani qe si arme nuk kane fjalen por bombat molotov do te jene te suksesshem….. Mendoj qe ne Kosove nuk ka fituar VV por WC dhe te dy keta jane anti shqipetare te ndyre.

    1. Korabi says:

      Albin populisti,dhe mashtrues i klasit te pare,beri mire qe fitoj,ja tha Rama, opozita eshte poezi,qeverisja proze.E vetmja pune e Albinit deri tani ka qene guret kunder policise, dhe gaz tymues ne parlament.

  9. Sufllaqe per te gjithe says:

    Ore po si nuk iku asnje nga keta te komisioneve ne qendrat e votimit, duke marre vulen me vete. Apo te mbyllte qendren e votimit sepse te fortet vinin me furgona dhe te armatosur dhe benin presion mbi votuesit. Si i numeruan te gjitha votat, pa ikur ndonje nga numeruesit se ishte i lodhur. Si votoi diaspora me poste. Si nuk u gjet ndonje kosh me plehra me vota te hedhura ne te…..Eh sa e sa pyetje kam. Me siguri ndonje sufllaqexhi mund te me jape pergjigje.

  10. Naimi says:

    Albini duhet ta provoje veten qe di te drejtoje. Me nje jetegjatesi tre mujore si kryeminister, pas nje vonese 4mujorshe ne fillimin e detyres, eshte heret te flasim per sukses. Per populizem, po mund te themi qe Albini eshte i tille.

  11. Shaqo says:

    O Dritan, po ku e sheh ti konsumin e Edi Rames. O po qenke dallkauk si puna e Gjekmarkut e Leles apo fshatarit Mark.
    Te sigurosh miliarda ndihma per termetin, te sigurosh vaksinen anti covid, ti e quan konsum. Vetem kazani mediatik eshte ne gjendje ta thote kete. Dhe ti, sigurisht.

    1. Emiljano says:

      O shaqo te rujte zoti te rujte

  12. katarakti says:

    Shqipëria ka shumë për të mësuar nga fitorja e Albinit dhe Vetvendosjes në Kosovë. Jo vetëm nga mënyra e paqme dhe e civilizuar e organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve atje, por në rradhë të pare nga mesazhi që përcollën këto zgjedhje në mbarë shoqërinë shqiptare dhe më gjërë: Se ka shpresë! Se ka shpresë që establishmenti politiko-ekonomik i bazuar te vjedhja e pasurive kombetare, e djersës dhe e gjakut të popullit, mund të përmbyset. Se ky model që na u imponua që nga viti 1990 mund të zëvendësohet nga një tjetër, më i drejtë, më i ndershëm, më i barabartë.
    Nuk ishte një fitore e rastësishme, Ishte fitore e një programi, e një ideali, për barazi dhe drejtësi.
    Andi Bushati e përshkruan bukur sot këtë fitore kur thotë: se “Vetvendosja ka qënë gjithmonë kritike ndaj dogmës neoliberale të tranzicionit postkomunist, që krijoi një kastë pasanikësh të pasuruar padrejtësisht, përmes privatizimeve të egra, krijimit të monopoleve (dhe oligarkëve) dhe konkurrencës fiktive.
    Ajo e ka luftuar këtë model që ka krijuar kudo papunësi, pabarazi dhe emigrim masiv të rinisë drejt vendeve më të pasura.
    Rëndësia e fitores së Albin Kurtit nuk qëndron në atë se një parti zëvendëson një tjetër, por se një model ekonomik mund zëvendësojë një tjetër”.
    “Pêrmbysja” në Kosovë dëshmon se edhe Shqipëria ka nevojë sot për një model ekonomik krejt i ndryshëm nga ai që ka mbizotëruar këto 30 vjet në Shqipëri. Se vendi ka nevojë sot për një parti të vërtetë socialiste dhe nacionaliste. Se klikës së deritanishme (PD-LSI-PS) po i vjen fundi. Së bashku me politikat e tyre antikombëtare dhe neoliberale. Shqipëria ka nevojë urgjente për një Albin të panjollosur, të pa përdorur, frymëzues dhe patriot. Berisha, Basha, Topalli, Meta, Nano, Rama përfaqësojnë sot të shkuarën, dështimin, katrahurën, gropën e zezë në tê cilën ka rrëshkitur vendi.

  13. Mos u tregoni naive says:

    Ne kosove u votua lvv sepse islamistat kosovare nuk duan te prishen mardheniet me vendet arabe pas njohjes se kosoves nga izraeli dhe hapjen e ambasades ne jeruzalem, Albin Kurti eshte tipik kosovar stoik , aspak elastik dhe diplomatikisht i pa pergatitur. Ai do ta coi kosoven drejte izolimit total dhe do vendosi ne veshtiresi mardheniet me shba.

  14. Asnjehere nuk konsumohet njeriu qe punon says:

    Edi Rama ka krijuar besim me vepra duke e mare shqiperine nga humnera e Saliqenit te zgjebosur dhe duki i dhene drite dhe zhvillim. Edhe 15 vite te tjera i meriton te drejtoi kete vende duke shkateruar hijenat , pederastet dhe bushtrat e opozotes. O sali o qen i ndyre.

  15. Nafija says:

    Dritan,ky shkrim duket si i porositur nga Saliu, ose pronari yt Nroqi.

  16. Zana says:

    Albini deri sot është i pa provuar në qeverisjen,nesër do ta shohim a është po ky që sot ligjëron dhe ngriti peshë të pa kënaqurit e qeverive të deri sotme në kosove.Ndryshe është këtu situata ku si pozita dhe opozita kryesore kanë qenë në kohë të barabartë në qeveri.Kjo të lejon te besh dallimin midis të dyve.

  17. Tironci says:

    Shqiperia e ka nje si Albini, dhe ai eshte Koco Kokedhima. Ndiqeni me kujdes rrugen dhe angazhimet e tij politike per te formuar nje ide me te sakte per te. Sot per sot, eshte i vetmi politikan qe po ja perplas ne fytyre te vertetat te gjitha forcave dhe politikaneve Shqiptare. Per momentin Shqiperia nuk ka tjeter.

  18. Besa says:

    Do ja shikoni hajrin do ja shikoni dyshes Vjollca Albin. Koha do ta trevoje shume shpejt sa pervoje e hidhur eshte zgjedhja e tyre. Mbajeni mend brenda Vitit do te kemi perseri zgjedhje te parakohshme ne Kosove.

    1. Besa says:

      Une jam Besa qe mendoj ndryshe.
      Se nuk kuptohet fenomeni Albin ne Shqiperi,nuk mundet ta mendosh se kjo shoqeri eshte e gateshme per te nxjerre nje lider te tille.Qe do te thote se vetvendosja duhet te lindi dhe jo te na dhurohet.Shume e vertete se Rama eshte mjeshter i eleminimit te kundetshtareve te pushtetit,por nje liliput i neveritshem me kundetshtaret ideologjik.
      Dritan,respekt per shkrimin tuaj..

  19. Goni says:

    Auuu…
    Ja futni kot ore!!!!
    Ose mbrapa ktyre komentev mshifet Baton Stanishiqi?
    Pershendetje mergimtari Zwicer.

  20. Trotski says:

    Problemi eshte Pushteti i marre si do te menaxhohet ??.Pra fitorja e “Revolucionit” eshte njera ane .po me e veshtire eshte mbajtja e Pushtetit.Nga sa pame me perpara del qe Al Bin Kurti nuk ka gjasa te ruaj Pushtetin .Ai eshte nje stalinist tashme i deklaruar ,kunder SHBA-ve kunder BE dhe keshtu do te punoje per te Gryer enen e vet derisa te legjeniset krejt.
    Do te rrojme dhe do te kundrojme Deshtimin e Tij.
    Shikoni se me ke ka qasje ne Shqiperi !!! -Me Sali Kermen ,Kriminel dhe stalinist i paskrupullte dhe Like Hajdutin,qe ka ne Kurriz Shtate Mekatet e Bibles

  21. Debatik says:

    Po Albini me duket se edhe nje here nuk e mbush vitin mbajeni daten shenim dhe flasim pas nje viti

  22. Ndroqi says:

    Albini deri tani nuk i ka thene miremegjes punes, pra nuk ka punuar asnjehere ne jeten e vet,drejt dhe kryeminister.Si mashtrues eshte i klasit te pare,ta shikojme si do jet ne pune.

    1. Epirioti II says:

      Cfare thu mo Ndroqi ? Nuk e dija kete fakt une.
      Qenka fiks si Ilir Meta ?. Puna e pare ne jete Zv. Kryeminister me detyra Kryeminister “de facto”.
      Bo boooo!!!
      Qenka edhe me keq situata se sa e kisha menduar.

  23. Hani bar o Shqiptar says:

    Rob e vjeter ,rob dal ngjyre qe riciklohet cdo 4 vjet e ju tundet shqiptareve si kurv e ruges per ti mar portofolin ! ||Sillen e lehin atje maj “piramides”me po te njejtin skenar e po te njejtet “aktor ” Cfar doni te bejn me shum kta ???? Jan po aty , njeri me mut nga tjetri dhe ju , me kto lajme , shkrime ne sherbim te ktyre gangstereve ka 35 vjet qe korupsioni,hajnia ,mashtrimi e krimi ,duken ,jan te qarta ,i di edhe ni pastrehu qe endet kazaneve te plerave e neser ky kjeran , do shkoj te votoj per njerin nga kta, e ju pra na servirni po ata ! E jo vetem ai mjeran , por ajo pjes e madhe , qe ju duhet atyre te vazhdojn sundimin ! Gjeni ndonje Albin o popull , nje “Albin” te dal nga ju , me nje biografi te paster larg ktyre gangstereve e krimineleve anti shqiptar ,tifoz te pasurimit pa kufi ! Ka shteruar “barku ” e nuk “pillni” dot ,sepse ju mungon interesi Atdheut ,ju mungon solidariteti e kjo klas gangsteresh ju ka hipnotizuar e perplaseni sa ne nje breg te qelbur , ne tjetrin ! Sa vjet u dashkan ne pushtet te besh pastrimin e madh ?? Ky president ,i vendosur nga pazare per pushtet ,e qe hidhet si pilivesa nga nje mocalishte ne tjetren e ka treguar me koh cfar malli esht e tani ska pse cuditemi se punen e tij ben ! Pra ,,a e dini lojen “dam me detyrim” ? Shkojm e votojm “me detyrim” nje burracak , si te keqen ma te vogel sesa vrases ,qe te mer edhe pasuri edhe jeten !

  24. Zot na ruaj, mos na prish me Ameriken!

  25. Lanabregesi says:

    Kosova dje nuk zgjodhi njeriun e punes, por ate te rruges,nuk zgjodhi njeriun e ndershem, por mashtruesin,perfundimisht zgjodhi nje Sali Berisha,shkaterruesin e Shqiperise, urojme qe Kosova te mos pesoj te njejtin fat.

  26. TONI says:

    Haka Ke Izoti a premtoi Rama ne 2013 a nuk ka premtu as Enveri ne 45…dhe une di denokrat i dhashe 13 vota e cfare e gjeti? Mos i qaj hallin gjysmat te beje Albini dhe e presim ne Shqiperi….

  27. Il says:

    O Nroqi…po pse i kishte thene mirmgjes punes Neta, Majko apo Edi me kompani….ik e bej cicin….

  28. Texas says:

    Shqiptar , llogjika juaj eshte per planet tjeter , e shporruni qe ketej

  29. Nexhipja says:

    Dritanin e kreh e motra, se Rudina eshte per ti vene thes ne koke gjate aktit seksual… Nuk mund te kete analiza nga njerez te frustruar

  30. Ethem Lalaj says:

    Z.Hila(dikur shok në Fb),Shkrim i saktë.Albini fitoi me votë dhe shpalli fitoren brënda ditës.Kjo është arritje pozitive e popullit votues me kulturë që nuk bëri SHERR si tek ne.
    -Pozitive ishtë se Partit humbëse pranuan humbjen menjëherë.Kjo nuk ndodh tek ne.PD pas 2 viteve në 2019 doli me tezën e vjedhjes së zgjedhjeve në 2017.Dhe nxori dosjen 339,184,kur disa biseda telefonike inkuraim fitoreje i PS reklamoi si vjedhje votash,në mënyrë selektive…nga një Prekuror Tropojan-BH. Dhe këto i çuan në Gjermani,gazetaBILD.
    -Po kështu në Kosovë rezultati votimit u raportua nga QV direkt dhe jo nga KZAZ si tek ne…e cila zgjat 2 muaj për turp të botës.
    -Këtë katraurë e sjell PD,S.Berisha që nuk pranon humbjen
    kurrë,kurrë.
    -Duhet thënë se Sb është kryetar i PD e jo Luli.Ky vetëm firmos borderon e pagave,bën flokët me xhel dhe merret me VILAT E SHUMTA.
    Për Ramën nuk ka dosje të hapura në drejtësi për VJEDHJE e ca më pak për VRASJE.Ky është ndryshim EPOKAL që do e lërë opozitën në opozit në 2021,2025,2029..

  31. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    SUPER DRITAN HILA !! NJË nga GAZETARËT më të mirë të SHQIPËRISË !!!! SHKRIM BRILANT dhe NUK i heq asnjë PRESJE! DRITAN HILA GAZETAR dhe ATDHETAR i MREKULLUESHËM bashkë me BASHKËSHORTEN e tij RUDINA XHUNGA . RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE për DRITAN HILËN dhe PENËN e tij të ARTË ????????

  32. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    SUPER DRITAN HILA !! NJË nga GAZETARËT më të mirë të SHQIPËRISË !!!! SHKRIM BRILANT dhe NUK i heq asnjë PRESJE! DRITAN HILA GAZETAR dhe ATDHETAR i MREKULLUESHËM bashkë me BASHKËSHORTEN e tij RUDINA XHUNGA . RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE për DRITAN HILËN dhe PENËN e tij të ARTË ?????????

  33. Velo says:

    Një proverb shqiptare tregon se nusja i thot dhëndrit që mburre j se ishte i papërmbajtshëm “mos u mburr, mos u lëvdo, sot në mbrëmje do të shoh”
    Tani do shohim Albinin sa i zoti është për gjithëçka që është mburrur.

  34. O hila says:

    Nuk është punë fytyrash kjo e opozitës po punë frymë,ideologjie.
    Kurti fitoi se është atdhetar,kombëtar.
    I ka këto cilësi opozita shqiptare???
    Jo vetëm që nuk është atdhetare, por përkundrazi është një opozitë që punon kundra interesave kombëtare. Faktet i dinë të gjithë.
    Blushi zoti hila ishte një vegël e lobit grek. Si i tillë nuk mund të përbënte një frymë kundër ramës.
    Rama nuk rrëzohet dot sepse nuk ka asnjë forcë nacionalistë në shqipëri.
    Rama nuk rrëzohet sepse ardhja e bashës është sikur të kesh kryeministër vangjel dulen.
    Të shpresojmë që mbas fitores së ramës, do shpërbëhet partia e sali berishës dhe do të krijohet një opozitë e djathtë kombëtare.

  35. Ndroqi says:

    Dikush lart thot se dhe Edi Rama si Albini nuk kishte punuar para se te behej kryeminister,ja ke fut kot,Rama ka qene pedagog ne institutin e arteve,dhe 11 vjet kryetar i Tiranes,ku nga shurrtore te Saliut e beri normal,dhe ka pothuaj 8 vjet kryeminister duke u bere me i miri keto 30 vjet.

  36. Ciao says:

    Hila, tik tak, tik tak, po vjen 25 Prilli, edhe propaganda po mbaron.

  37. Tomorr Laze says:

    Nuk eshte e vertete qe ne Shqiperi mungon alternativa e Re
    LRE Levizja E Re do te konkurroje me 25 prill
    perballe treshes plaçkitese PS ,PD ,LSI
    Ju anal -istet e dini me mire sepse jeni ju qe e mbani qytetarin ne jerm , pse nuk eshte ne media LRE Lëvizja E Re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje