Një djalë 12-vjeçar qëlloi me armë dhe vrau njërin prej hajdutëve të maskuar që ishin futur në shtëpinë e gjyshes së tij të shtunën në mbrëmje, në Goldsboro, Karolinën e Veriut.
Dy hajdutët i kërkuan 73-vjeçares, Linda Ellis, para dhe më pas e qëlluan, tha policia. Por i mituri qëlloi në drejtim të tyre me armë, për vetëmbrojtje, sipas autoriteteve, dhe hajdutët u larguan.
Njëri prej tyre, një 19-vjeçar me emrin Khalil Herring, u arrestua pranë shtëpisë së Ellis, pasi kishte marrë plagë në trup. Më vonë, ai ndërroi jetë në spital nga plagët e marra, ndërsa gjyshja është jashtë rrezikut për jetën. Polica tha se nuk pritet që ndaj të miturit të ngrihen akuza, ndërsa nuk dha informacione mbi hajdutin tjetër të përfshirë në ngjarje.
Atij cunit 12 vjecar iu lumte pushka! Ka bere hakun. Ate meritojne kriminelet. Femija eshte i pafajshem dhe historia e tij mbyllet, ndersa hajdutet kriminele le te mesojne: Ose te shkojne ne pune, ose te lypin. Ndryshe do ta pesojne, sic ndodhi ne rastin e mesiperm.
Shenim: Tek ne nuk ndodhin keto gjera, mbasi hajdutet jane penduar dhe kane hequr dore, fale ndergjegjes se rritur dhe eksperiencave nje jave me pare…
Nje arsye pse Biden do bestasi to hiqet e drejta e qytetareve te mbajne arme, qe gangsterret ee BLM te ecin te lire. Imagjino e bejne ne breke kur degjone si nje 12 vjecar di te qelloje ne shenje. Cfare rrace duhet te jete ky 12 vjecar? Patjeter duhete te jete ndonje extemist apo rracist.
Njëri si në tornado fitoj me të gërvishtur 2 000 euro në muaj pêrjet, por duke parë që ishte 60 vjeç dhe vajza 12 vjeç, tha që e fitoj goca, por ligji ndalon lojrat e fatit nën 18 vjeç, ndaj bileta doli e pa vlefshme