Rama: 7020 doza të vaksinës antiCovid Pfizer mbërrijnë sot në Shqipëri. Shumë pranë sigurimit të një sasie dozash edhe nga Astrazeneca

15 Shkurt 2021, 13:19Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaron se ditën e sotme vijnë  7 mijë  e 20 dozat e tjera nga kontrata me Pfizer, duke siguruar intensifikimin e procesit të vaksinimit.

Nw njw postim nw facebook Rama bwn me dije se qeveria wshtw shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca.

Gjithashtu Rama bwn me dije se sot aktivizohet  skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.

“Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca

Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.

Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i  përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve.

Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë!”- shkruan Rama. (TemA)

5 komente në “Rama: 7020 doza të vaksinës antiCovid Pfizer mbërrijnë sot në Shqipëri. Shumë pranë sigurimit të një sasie dozash edhe nga Astrazeneca”

  1. Pema, Cadra dhe Bunkeri says:

    Rrofsh o gjigand , je i vetmi qe po e mposht Kovidin me pikatore…..sa ktje, sa anej……..Bile na tregove nje sekret te madh qe do vijne nga Astrazeneca…Nderkohe Zimbabve i morri 2000000 te para, para ngarkeses perfundimtare ne miliona se shpejti.
    =
    30 0000 TE TJERA DO VIJNE NE Prill…
    =
    lol, albanistan e ke rradhen pas Jemenit….

  2. Vizatues Qinani says:

    O Edo.
    Shum ngjyra i ke fut asaj maskes ke ftyra o Ed.
    Dhe po e ngjaso me ate flamurin ylber te dylberave bq.
    S ma burri shami bythqirash n surrat Edo.
    Hajt,
    Hiqi kto soj bythqimnimesh artistiko pikturore.
    Je goxha burr 2 metrosh e s t shkojn veshjet e sumçeve.
    Gjella me kryp krypa me mas.
    Jo me shum se dy ngjyra,si flamuri kombtar dyngjyror,ja edhe ndonji shtojzë e vogel tre,por jo mbi tre ngjyra,…katter a pes e më…
    Se si piktor ti e di se ngjyrat e shumta jan si llafet e shumta,jan fukarallek..

  3. Musa Xh. babai i Mucit, spiunonte Jaho Cinin says:

    Afro 4500 cope vaksina Pfizer i dhuroi Serbi dje Maqedonise se Veriut, ndersa ne quajme sukses se kemi gjetur 7000 cope.
    Serbet e shkelen konfidencialitetin e vaksines qe ne rastin tone , sipas Rames , Pfizer nuk lejonte dhurime.
    As per te genjyer nuk po dine me. Jane bere me keq se Luli kur enderon !

  4. I vetmi KM qe ka punu e punon per Shqiperine e shqiptaret ,
    ndryshe nga kafshet e bashkuara ne pillin e Lalzit ,
    qe me paret e shqiptareve ndertun Vilat e qinin e Lalzit (por s’do ti gezojne jooooooo maskarenjte )
    hajnat e Shtetit Shqiptare cifti maloqis fshataris
    dy surratet me te Shemtuara te Njerezimit berisha -muta bashke me kakat e tyre mon- batha .hahahaha

  5. ?????? says:

    Motren te PS. .PD..LSI….te gjiths partive hajdutat e poshter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje