Nga Andi Bushati
Albin Kurti vendosi t’i kthejë zgjedhjet e 14 shkurtit në referendum dhe e fitoi atë. Triumfi i tij nuk ishte ai i një njeriu të vetëm kundër të tjerëve, por humbja e përbashkët e të gjithë atyre që iu kundërvunë një vullneti të gjërë popullor për ndryshim.
Në këtë kuptim, simboli i kësaj të diele të Shën Valentinit ka një rezonancë shumë më të madhe se ai i një rotacioni të thjeshtë pushteti, i rikthimit të drejtësisë dhe mirë qeverisjes, apo i fillimit të ç’kapjes së shtetit.
Ai është njëkohësisht një test dhe një shpresë, për gjithë rajonin tonë, që nga Tirana e në mbarë vendet e atij që për konvencion jemi mësuar ta quajmë si Ballkani perendimor. Dhe kjo për disa arsye…
Rallë në këto anë kemi parë që një elitë që ka zënë rrënjë, që ka krijuar përreth saj klientelën financiare, ka uzurpuar një pjesë të mirë të shoqërisë civile dhe mediave, të arrijë të përmbyset me zgjedhje. Natyrisht ka ndodhur dikur në Beograd, kur opozita e kohës me në krye Zoran Xhinxhiqin hodhi poshtë pushtetin e Millosheviçit. Ngjau edhe tani së fundi në Podgoricë, kur një koalicion laraman partish e nxori në opozitë vllazërinë e përjetshme të Gjukanoviçit.
Por të dyja rastet, sado të suksesshme të kenë rezultuar, kanë qenë në thelb lëvizje anti.
Risia e Vetëvendosjes është se ajo mbart me vete një alternativë dhe një projekt. Ajo ka një koherencë ideore, një këndvështrim për botën, një propozim për shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë, që e ka shpënë në një rritje galopante në katër palë zgjedhje, duke e çuar progresivisht nga 13% në 2014, në fitoren e shumicës sot.
Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë tejet kritike me dogmën neoliberale të tranzicionit postkomunist, që krijoi një kastë të pasanikësh të kamur padrejtësisht, përmes privatizimeve të egra, krijimit të monopoleve dhe konkurencës fiktive. Ajo e ka luftuar këtë model, që edhe në Kosovë ashtu si në të gjithë rajonin, ka prodhuar shumë papunësi, pabarazi dhe emigrim masiv drejt shteteve më të pasura që aplikojnë politika më sociale.
Pikërisht për këtë qasje, një grup prej 77 intelektualësh të së majtës botërore, me në krye Slavoi Zhizhekun, bënin thirrje për të votuar këtë herë Vetëvendosjen, si një alternativë ndaj paradigmës neoliberale përballë të cilës duhet të rreshtohen të gjithë ata që përbëjnë frontin kundër saj.
Modeli që mbron VV, ai që Kurti e lexoi në progarmin e qeverisë së parë, për “kthimin e sensit të barazisë në shoqëri”, është një refren i padëgjuar në këto anë. Po ashtu zotimet për të qenë një kabinet për mbrojtjen e punëtorit dhe mos lejimin e shfrytëzimit të orëve të tij të punës, tingëllojnë si herezi në një mjedis ku kryeministrat e tjerë i ftojnë investitorët që të derdhin paratë në një vend ku nuk ka sindikata.
Edhe zotimi për shkrirjen e agjensisë së privatizimit për të krijuar Fondin Sovran, që do të menaxhojë pasuritë e Kosovës, apo krijimi i Bankës Zhvillimore që do të financojë sektorët produktivë të ekonomisë, që nxisin punësimin, janë praktika të patestuara më parë.
Ato së bashku premtojnë një shoqëri më të ndershme, më të drejtë më pak të polarizuar, shkurt më të mirë dhe më të jetueshme.
Pra, rëndësia e referendumit, apo e revolucionit me votë që prodhuan zgjedhjet e 14 shkurtit nuk është vetëm tek zotimet standarte që premtojnë kudo opozitat, ato për çrrënjosjen e korrupsionit, largimin e hajnave, apo mbylljen e kapitullit të klanit pronto. Ai nuk është as thjeshtë ndëshkimi i një klase politike të pa aftë e të prapambetur, që i mbush boshllëqet e saj me servilizmin proverbial ndaj të huajve. Ai nuk mund të reduktohet as me largimin e atyre që udhëhiqnin sipas parimit: “ju votoni, ne vendosim”.
Jo dhe jo. Thelbi i tij është se ai propozon zëvendësimin e një modeli shoqëror, me një të ndryshëm. Prandaj ajo që është duke ndodhur në Prishtinë nuk ka rëndësi vetëm për Kosovën. Ai është një test për gjithë Ballkanin perendimor. Ai vlen si një provë për të parë nëse shteti i vërtetë social mundet ti japi fund eksperimetit shkatërrimtar që po kopjojet kudo njësoj, që pas rënies së komunizmit. Ai ka rëndësi për të kuptuar nëse rotacioni i prodhuar nga zgjedhjet gjen dot forcën për të ndryshuar dhe politikat.
Në këtë sens, ajo që po ndodh këto ditë është e pa precedent. Më shumë sesa për të sotmen ajo ka vlerë si një perspektivë për të ardhmen e të gjithëve ne.
Prandaj kundërshtarët e realë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, nuk janë as kasta e vjetër që ai i ka mundur, as ata që do e luftojnë me ç’do mjet, madje as liderët e tjerë të rajonit që po e vëzhgojnë me çudi dhe frikë rritjen e pa imagjinueshme që ka realizuar, duke besuar në qëllime dhe mjete krejt të ndryshme nga të tyret.
Armiku real i Albinit do të jetë kryeministri Kurti.
Rreziku i vërtetë i tij do të jetë tradhëtimi i revolucionit të arritur me votë, në emër të sirenave që ftojnë çdo kënd për të menduar vetëm për jetëgjatësinë e pushtetit. Askush sot nuk mund të vërë bast, nëse në rastin e Kosovës, profecia e Orruellit se të gjitha revolucionet përfundojnë në një dështim, do të përgënjeshtrohet. Askush nuk mund të dalë garant se edhe as ne, nuk do të përjetojmë para syve tanë, lëngatën e turmave të frikësuara nga tradhëtia e liderit, të cilën e përshkruan aq bukur Malaparte.
Por edhe pa këto këto siguri absolute, sërish, ajo që po ndodh këto ditë është e pa krahasueshme. Qoftë edhe vetëm si mirazh, apo qoftë edhe vetëm si ftesë, që na bën të ëndërrojmë dhe të diskutojmë për një shoqëri të ndryshme, fitorja e Vetëvendosjes ka vlera historike. Prandaj le ta shijojmë këtë datë që na tregoi se shpresa për dyshim nuk ka vdekur. Por bashkë me të, të nesërmen e festës, le të përgatitemi të jemi edhe gardianë të vlerave dhe parimeve që na sollën deri tek ajo, duke e mbrojtur atë me çdo kusht, madje dhe nga vetë Albini po qe e nevojshme.
Se ka zane gjymi kete palacon e nevojtoreve
Armiku i Albinit! S’ka armiq ne demokraci Andi pipiruqi qe ngele i parritur si Lul Basha. Kjo eshte teoria dhe pragmatizmi shqiptar! C’do njeri qe nuk mendon si ty eshte armiku yt! Amiku te vret! Keshtu mendon Saliu dhe Andi dhe te tjere Shqiptare! Kundershtari politik!
Nuk besoj qe ne SHQIPERI do te ndodh nje gje e tille.
Mafia e krimi ka zene gjithcka mjerimi,varferia,emigracioni kudo i pranishem.
Plus qe ne jemi shume injorant,fodull te fshatarepsur .
Ajo me e keqja qe shume nuk e duan vendin.
Jemi shume larg KOSOVES shpresa jone eshte qe te na pushtoj KOSOVA ndonje dite e te na cliroj nga llumi.
Kosova do ja shofi tymin Albinit jo me vone se brenda nje viti. E kemi pare se si dhe ku kane perfunduar te gjithe radikalet e mjate dhe populiste. Besoj se brenda vitit e mbyll ciklin edhe PD ne Shqiperi.
Artikulli eshte shume realist. VV e meriton te vije nje here vertet ne pushtet dhe te perpiqet te beje ndryshimet aq te nevojshme ne shoqerine Kosovare, te kapur fort nga korrupsioni i lidereve te vjeter, te cilet perdorin luften e lavdishme per te justifikuar korrupsionin e tyre. Me siguri qe VV do te beje kompromise dhe do te “lemoje” qendrimet e saj. Politika i ka keto. Por nese arrin te cmotoje sistemin e kapjes se shtetit dhe te largoje klanet e kalcifikuara nga pushteti, te mirat publike dhe interesat madhore te vendit, do te kete arritur shume. Shpresoj shume te jene te matur ne marredheniet nderkombetare, sepse situata nuk eshte ne favor te Kosoves ne bote.
Tymi do i dale edhe Shqiperise ozoti LIKU.Ju vemje qe nuk doni lirine,drejtesine,por hajnat e tipit politikane te 30 viteve nuk ju perlqen revolucioni i Albinit.E eshte e vertete qe nuk doni,JU VEMJE,JU PARAZITE QE USHQEHENI ME AROMEN E MENDERES SE EDVINIT,SALIUT,LULUSHIT E ILIRIT QE JU KANE VJEDHUR,TALLUR,POSHTERUAR 30 VJET,JU KAVJE QE RONI SI KRIMBA VETEM E VETEM TE SHKATEROHET KY VEND,E JU NGA TYMI I DJEGJES SE SHQIPERISE TE MERNI USHQIM LUFTONI KUNDER NJE REVOLUCIONI QE SHPEJT DO PUSHTOJE TROJET SHQI[TARE.
MERO BAZE MOS U BEJ ME KEQ SE GAZETA 55 E FARIUT,KALOI DHE KETO KOMENTE E MOS KI FRIKE SE KE VITE QE SULMON ALBININ E TANI KE MBETUR SI I DHJERE NDER GJITHE SHQIPTARET NE BOTE.
E pabesueshme. Hera e pare qe po e vleresoj kete Bushatin. I ka vene pikat mbi “i”! Fitorja e Vetvendosjes nuk eshte zevendesimi i nje partie nga nje tjeter, por e nje modeli me nje tjeter! Sublime! Chapeau. Kjo deshmon nevojen e nje partie nacional socialiste edhe ne Shqiperi. Sepse partia e Rames nuk ka asgje socialiste.
Në ligjërimin politik e publicistik të arealit politik shqiptarë është një etje e pashtershme për të përdorur terme e nocione që në vetëvete nënkuptojn kapërcime të mëdha sociale,ekonomike,politike e kulturore.Përdoren pa kursim fjalët apo nocionet ,« historik » »komb » »kapitalizëm neoliberal » »revolucion » etj, me zhuritjen e madhe për t’u shquar në analiza të thella për « betejat epike » të akterëve të skenës sonë politike.Ka tri dekada në Shqipëri dhe dy në Kosovë ,që sa herë që fiton një parti politike një moment i tillë shoqërorë vlerësohet si revolucion,ndërkohë që sado që bëjmë revolucione ne,si në Shqipëri e në Kosovë ,jemi vendet më impotente në rajon e më gjerë,mjafton kompjuterët e Kakavijes të çrregullohen një kohë ,dhe fillojn menjëhere dramat familjare të shqiptarëve,e mos të flasim për kompjuterët e Italisë Zvicres e Gjermanisë.Është e mundshme që në shqiptarët të prosperojm ,dhe nuk kemi nevoj t’a lodhim veten më iluzione revolucionare e historike,por të shohim e të mësohemi nga popujt që nuk kanë bërë revolucione çdo dekadë por kur i kanë bërë ato i kanë bërë vërtëtë dhe prej atyre revolucioneve kanë përfituar edhe popujt tjerë,e në mesin e atyre popujve përfitues padyshim që jemi edhe ne.Në Kosovë dje ka fituar një parti politike,duhet të i Urojm Suksese sepse suksesi i sajë nënkupton prosperitet për qytetarët.Uroj që Lëvizja Vetëvendosje të i lëvizë rrjedhat drejt ngritjes së prosperitetit të vendit,në të kundërtën do të ishte një dështim i radhës.
Andi Bushatin nuk e beson as Andi Bushati, le te shprehet si te doje; jane fytyra mediatike te konsumuara me shume te tjere nga korrozioni urrejtjes patetike çnjerezore dhe jo nga aresyeja per te sjelle ate qe duhet ne shoqerine shqiptare dhe per mbrojtur statusin e pushtetit te katert gjoja si kollone e demokracise. Ne kete menyre si po ndodh, demokracia ngelet nj enderr e parealizueshme sepse ne qoftese 45 vjet ishim nen nje tutele partiake, sot jemi zberthyer e xhveshur lakuriq dhe po ulurijme qe dikush te shtrije doren te na ndihmoje, me keta politkane, me kete media kaq spekulative dhe me kete liri baraz me çthurje totale qe njerezit e ndershem dhe te sinqerte jane detyruar te mbyllen brenda me kohe edhe para pandemise globale te corones. Korona me e madhe eshte demokracia shqiptare qe ka 30 vjet qe po apilkohet ne Shqiperi dhe kjo fale grupeve antçnjerezore qe mbeshteti qe me fillimet Rajersoni ne Sheshin Skenderbej qe kur nje pjese e shqiptareve hoqen dhe breket i bene flamur e sot i bejne maska se mos u hyne nga goja. KJo eshte gjendja, ky eshte Andi edhe si perfaqesues i te tjereve qe kur ish i vogel ne Paris qe i sherbente Sali Berisha e sot po ja kthen shperblimin plotesishte te sinqerte. Bile kthejne koken menjane e nuk begenisen as te lexojne ndonje koment te qytetareve neper gazeta, se e dine dhe kerkojne te mos ta mesojne se ç’thuhet per ta. Nuk mund te jeshe tjeter njeri dje, tjeter sot dhe tjeter neser. Kjo do te thote se keta tipa jane kameleone. ” JU shkoni ku te doni, une do shkoj ne arke te kursimit”.