Nga Lawrence J.Mcquillan, The Hill
Papa Françesku ka krijuar një partneritet midis Vatikanit dhe disa prej kompanive më të mëdha në botë, organizatave jofitimprurëse dhe agjencive qeveritare, për të reformuar kapitalizmin.
Këshilli mbi Kapitalizmin Gjithëpërfshirës në Vatikan, udhëhiqet nga Gardianët e Kapitalizmit Gjithëpërfshirës, një grup zyrtarësh që përfaqësojnë subjekte të tilla si Banka e Amerikës, BP, Dupont, Fondacioni Ford, Mastercard, Merck, Fondacioni Rockefeller, Salesforce, Visa dhe shtetin e Kalifornisë në SHBA.
Nën drejtimin e Papës, këta “gardin” synojnë që të “reformojnë kapitalizmin, për ta shndërruar në një forcë të fuqishme për të mirën e njerëzimit”, dhe të krijojnë një “formë më përfshirëse, më të qëndrueshme dhe të besueshme të kapitalizmit”.
Por fatkeqësisht ata nuk e kuptojnë realitetin, se kapitalizmi nuk ka nevojë për reformim, dhe se ai është tashmë sistemi ekonomik më gjithëpërfshirës në botë. Nën kapitalizëm, çdokush mund të nisë një biznes dhe të ndjekë ëndrrat e tij, duke iu nënshtruar ligjeve themelore që ndëshkojnë mashtrimet, vjedhjet, dhe disiplinojnë marrëveshjet dhe kontratat.
Njerëzit janë të lirë që të negociojnë normat e pagave, dhe të përcaktojnë çmimet për të konkurruar në treg. Sipërmarrësit janë të lirë të investojnë kapitalin e tyre, të përtërijnë bizneset përmes teknologjisë së re, të zhvillojnë tregti në mbarë botën, dhe të punësojnë punonjësit më të mirë.
Nëse shkollat nuk i përshtaten kohës, apo bankat i diskriminojnë njerëzit mbi baza raciale, sipërmarrësit mund të fillojnë operacione konkurruese me ta. Mjerisht, qeveritë në të gjithë botën nuk lejojnë lulëzimin e kapitalizmit të tregut të lirë.
Ato krijojnë pengesa për konkurrencën përmes licencimit të profesionit, pagave minimale, kartave bankare, kufizimeve në strehim, mbrojtjes për shkollat shtetërore dhe ofruesve aktualë të kujdesit shëndetësor, taksave të larta,madje edhe ligjeve që shtypin grupime të veçanta etnike dhe fetare.
Është nepotizmi ai që i përjashton pjesëmarrësit në një garë, dhe jo kapitalizmi i tregut të lirë, që është gjithëpërfshirës dhe gjithashtu sistemi më i drejtë ekonomik. Parimi “ti mban atë që fiton, dhe unë e mbaj atë që fitoj” është i drejtë në aspektin social.
Problemet lindin kur qeveritë ia marrin pasurinë apo të ardhurat një grupi, dhe ia japin një grupi tjetër që nuk i fitoi vetëm sepse përfituesit kanë vota të mjaftueshme, kontribute në fushatë apo fuqi politike. Kjo nuk është e drejtë, por Papa Françesku e mbështet këtë, duke bërë thirrje për më shumë “rishpërndarje të përfitimeve ekonomike nga shteti”, bazuar në pikëpamjen e tij të rreme të shumës zero, se njerëzit e varfër janë të varfër pasi njerëzit e pasur janë të pasur.
Rishpërndarja e të ardhurave nga qeveria, nuk ushqen një shoqëri më të kujdesshme apo Më të dhembshur. Përkundrazi, kjo skemë vendos njërin grup kundër një tjetri, duke e fragmentuar strukturën shoqërore, duke krijuar disharmoni dhe një kulturë varësie, dhe të gjitha ndërsa tkurret “byreku” ekonomik për të gjithë.
Një dhembshuri e vërtetë do të thotë vetëmohim, “të vuash me tjetrin”, që është e barabartë me bamirësinë private, e zgjedhur lirisht si qasje, për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Por nuk ka asgjë të dhembshur në shfrytëzimin e qeverisë për të marrë paratë e një personi, dhe për t’ia dhënë dikujt tjetër.
Kapitalizmi i tregut të lirë, është gjithashtu i rrënjosur në të drejtat e pronës private, të cilat promovojnë qëndrueshmërinë. Kur një pasuri zotërohet nga privati-si një shtëpi, makinë, biznes, burim natyror, etj -ky i fundit e konsideron efektin e veprimeve aktuale me vlerën e ardhshme të pasurisë.
Të drejtat e pronës private, përputhin stimujt me administrimin e burimeve të ardhshme. Problemet lindin -kjo është e njohur si “tragjedia e përbashkët” – kur të drejtat e pronës private nuk janë plotësisht të përcaktuara, ose kur mungon zbatimi i tyre.
Pastaj ndodh degradimi në formën e ndotjes së ajrit, ujit, peshkimit të tepërt, zhdukjes së specieve, zjarreve jashtë kontrollit, keqpërdorimit të ujit dhe shpyllëzimeve të shfrenuara. Këto probleme vijnë nga prona e kolektivizuar, jo nga kapitalizmi i tregut të lirë.
Papa Françesku dhe partnerët e tij të rinj në këtë nismë, nuk e njohin këtë dallim të rëndësishëm. Kapitalizmi është krijuesi më i madh i pasurisë që ka parë ndonjëherë bota, duke nxjerrë më shumë se 1 miliard njerëz nga varfëria ekstreme vetëm gjatë 3 dekadave të fundit.
Pasuria në fillim duhet të krijohet, para se të mund të përdoret për të ndihmuar të tjerët. Është gjithmonë më mirë të kesh më shumë pasuri kur përpiqesh të zgjidhësh një problem, sidomos varfërinë, ndotjen, shkollat e dobëta dhe sëmundjet.
I rrënjosur në të drejtat e pronës private dhe tregjeve konkurruese të pa korruptuara, kapitalizmi është gjithëpërfshirës, i drejtë, i qëndrueshëm dhe shpresa më e mirë për prosperitet paqësor dhe dinjitet njerëzor. Papa Françesku dhe këshilli duhet të promovojnë kapitalizmin në të gjithë botën dhe të punojnë për të reformuar qeveritë e korruptuara që i privojnë njerëzit nga bekimet e tij. (Alket Goce-abcnews.al)
Po cPape more thoni ky eshte me karagjoxi dhe me legeni ne histori me kete legen mer fund edhe katolicizmi botror,nje sherbetor i xgjedhur nga pasaniket botror per te mbajt popujt nen zgjedh.
pse jo , cfare muk pritet nga komunisti ‘Papa’!
Sote njeri me te mire dhe te drejt ne pushtet Qofte edhe fetar nuk Ka bota a mundet ???? Kjo eshte pytje tjeter sote 99 per ? e globit punone per 1 per ? te globit ti veq shiko Shqiprine 4 milono njerze kane 30 vite qe punone veq per 5 ose 6 veta dhe familjet e tyre dhe akoma nuk Jane ngopur une nuk di si do shkone puna per vitet qe do vine ose brezat por Kjo Pune duhet te ndryshone mos sote neser nuk besoje se bota munde te vazhdone ne ket menyre …Une i Papa Franqeskut gjith te Mirat dhe sukses ne nje ne Pune qe duket e pa munduar por me te shpresojme ?
Kapitalizmi sot ,jo qe do reformuar,por ndryshimet ne strukture do bejne nje sistem ndryshe me karakter shoqeror. Metodollogjia e Globalizmit jo vetem ka eleminuar klasen e mesme dhe shtuar pababarazine, por ka vene ne siklet kassen e shtetit duke e lene bosh ,ku nuk eshte gati ti pergjigjet dhe ndotjes klimaterike te ambientit, e jo me puntoreve . Nepermjete Globalizmit ,firmat dhe drejtuesit kane zevendesuar drejtuesit e sistemit totalitar. Ne se ne ate sistem qe falimentoi kishte humanizem e solidaritet, sot 10% jane ne gjendje te konsumojne e 90% jane ne meshire te fatit, .Kur artikull shkruesi thote se te gjithe mundet te ivestojne, atehere kush do punoi. Akoma me shume kur folet per lirine e demokracine per te gjithe, ku do te gjeje qytetari normal te paguaj per demokracine!? Si do matet sot puna e kryer. Perse une paguhem 3000€ ne muaj dhe e njejta pune qe bej une ,ne te njejten firme paguhet 1000€. Pra eshte paraja nje ekuvalent i besushem. A eshte pikerishte sot kembimi me para shkaku i korrupsionit, duke paguar pune te pa kryer ne strukture fale Globalizmit. Ndryshimin vertet nuk e bene Papa, por situata ka mbritur ne ate shkalle ku, jo na malli por nga halli ,te imponohet sa me pare. Vende si Gjermania jane shume afer ndryshimit ne strukture .Shoqeria kerkojne nje social- stat,qe ti pergjigjet realitetit. Dhe ekonomia si teori ,eshte shume e rendesishme per gjermanet. Kudo eshte shteti, e akoma me i pranishem do te jete.
Autori duket se është përkrahës i kapitalizmit të egër. Këtë e dëshmon kur flet për të drejtën e pronësisë së burimeve natyrore. Sipas tij qënka e ligjshme dhe e drejtë që një burim uji, një lumë, një pyll me kafshë të egra, një minierë floriri të kthehet në pronë private të dikujt që ka para! Sipas të gjitha rregullave të nJerëzisë dhe librave të shenjtë që ekzistojnë që para kapitalizmit, private mund të jetë veçse diçka që është prodhuar nga dora e njeriut. Si fabrika, shtëpia etj etj. Nëse privatizojmë psh burimet ujore, nesër dikush do të kërkojê tê bëjë pronë personale edhe ajrin që thithim! Gjithçka që është krijuar nga natyra dhe ekziston prej miliona vjetësh i takon njerëzve qê jetojnë në ato zona. Pra është kolektive, publike, shtetërore. Ka edhe shumë këndvështrime të tjera ultraliberale ky shkrim, por nuk po zgjatem më shumë.