FSHF përcakton kalendarin për tre javët e ardhshme të Superiores, luhet edhe në mesjavë

16 Shkurt 2021, 15:25Sport TEMA

Sektori i Garave pranë FSHF ka përcaktuar kalendarin e Kategorisë Superiore për tre javët e ardhshme të kampionatit.

Si fillim, java e 20 do të ndahet në dytë mes të shtunës dhe të dielës, teksa në këtë javë spikat dueli mes Kukësit dhe Partizanit apo edhe ai mes Tiranës dhe Teutës.

Ndërkaq, java e 21 do të nisë të premten e ardhshme me ndeshjen e Niko Dovanës mes Teutës dhe Kukësit, ndërsa të shtunën në orën 13:00, veçohen takimet mes Vllaznisë dhe Tiranës apo Partizanit me Laçin.

Sakaq, java e 22, do të zhvillohet në mesjavë dhe në ditët e para të marsit teksa më datë tre të këtij muaji do të zbresin në fushë të gjitha skuadrat.

Në këtë javë spikasin ndeshjet mes Teutës dhe Vllaznisë apo Kukësit me Laçin.

Më poshtë do të njiheni me ndeshjet, datat, oraret dhe vendet ku do të luhen këto sfida futbollistike:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje