Aventurë e re për Odise Roshin, transferohet në Hungari

15 Shkurt 2021, 18:03Sport TEMA

Edhe Odise Roshi në Hungari, aty ku luajnë emra si Myrto Uzuni, Herdi Prenga dhe Hysen Memolla, me të cilin do të jetë shok skuadre.

Lista e lojtarëve shqiptarë që janë bërë pjesë e elitës së futbollit hungarez është shtuar me anësorin ofensiv të kombëtares kuqezi.

29-vjeçari nga Fieri është huazuar nga Akhmat Grozny te DVTK deri në fund të sezonit, zyrtarizim që ka ardhur nga klubi hungarez.

Diosgyor renditet në vend të fundit dhe po lufton për mbijetesë, objektiv që lehtësohet disi nga përforcimet në merkato.

Roshi ka një eksperiencë të madhe, teksa pesë vitet e fundit ka qenë pjesë e ekipit çeçen të Akhmat. Futbollisti shqiptar këtë sezon ka luajtur në vetëm 6 ndeshje me dhe ka shënuar dy gola, teksa vjen nga një dëmtim i rëndë i pësuar muaj më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje