Një tjetër sukses vjen për artistët shqiptarë në botë.
Së fundmi, ka qenë balerina Klaudia Pepa, e cila është bërë pjesë e videoklipit të shumëpritur, të këngëtarit të njohur italian Fabrizio Moro.
Kënga mban titullin “Voglio Stare Con Te” dhe në fokus ka një histori dashurie që nis që në fëmijërinë e protagonistëve. Një vajzë e vogël që dashuron kërcimin, por ka frikë ta shohin dhe i dashuri i saj që gjen mënyrën më romantike për ta admiruar në heshtje.
Në klip, Klaudia ka rolin e protagonistes dhe ndërkohë që kërcen me mjeshtëri, “vitet” kalojnë.
Më poshtë do të gjeni klipin, i cili është pritur shumë mirë nga publiku italian dhe jo vetëm.
edhe kenge e bukur dhe videoklipi gjithashtu fale balerines se talentuar… Bravo
video eshte kopje nga filmi : Once upon a time in America. kush nuk e ka pare filmin duhet t ashikoje se eshte shume cilesor, por edhe per kuriozitetin e materialit qe eshte perdorur per videon e kenges.
Klaudia eshte nji Artiste e lindur …
Nji Video e mrekullueshme ,
lidhur fort me ate ndjenje intime , me nostalgjine ,
ate deshire te zjarrt qe fshihet brenda gjoksit tone ,
qe na takon vetem neve e asnji tjetri ,
te cilen e ruajm me fanatizem te fshehur ,te paprekur nga askush ,diku thell brenda nesh .
Shikon videon dhe gjithcka ke ty kthehet aty …ke ajo Ndjenj
qe ke ty fle .
Brava Klaudia .
Je e mrekullueshme shume suksese ne karieren tende por edhe ne jeten private .